Video není dostupné.
Omlouváme se.

Fevziu në mjetin e parë që teston urën e re të Kukësit, zbulon koston marramendëse të investimit

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 06. 2024
  • #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
    “Ura e Kukësit që lidh Tiranën me Prishtinën, një prej urave më të përfolura për arsye të strukturës së saj jashtëzakonisht interesante dhe ura që konsiderohet me harkun e hapur më të lartë në Europë, sipas projektuesit të saj është gati për t’u hapur. Rreth 2 muaj më parë, ne erdhëm për të parë procesin thuajse përfundimtar të urës që hapet në fund të muajit.
    Atë ditë, ndërkohë që po diskutoja me inxhinierët dhe projektuesit e urës, ata më premtuan që mjeti i parë që do të kalojë në urë për të bërë testimin e saj do të jetë një mjet që do të shoqërohet nga kamerat e Tv Klan dhe të emisionit Opinion”, kështu e ka nisur pjesën e tretë të emisionit gazetari Blendi Fevziu.
    Premtimi i dhënë para 2 muajsh është mbajtur dhe automjeti në të cilin ka hipur Fevziu ka qenë i pari që ka kaluar në urën e Kukësit për të bërë testimin, rrugë gjatë të cilët ka zbuluar dhe koston e këtij investimi, rreth 35 mln Euro.
    Ermal Kondo, inxhinier: 5 mijë ton është e gjithë struktura e çelikut.
    Blendi Fevziu: Sa janë kamionët që do të testojmë ne sot?
    Ermal Kondo: Kamionët janë në 40 ton.
    Blendi Fevziu: Shkojmë ta testojmë. Pra, ky do të jetë automjeti i parë që do të kalojë në urë. Ec Zenel tani, na ectë mbarë. Tani jemi mjeti i parë që kalon nëpër urën e re të Rrugës së Kombit. 310 metra, po gjithë gjatësia që në fillim dhe deri në fund si aks, me gjithë pjesët lidhëse, sa shkon?
    Ermal Kondo: Nga mbështetja në mbështetje, jemi 270 metra që nuk ka asnjë pjesë mbajtës, vetëm struktura metalike. Është harku më i madh në rajon, ndoshta dhe në Europë. Në Ballkan është e sigurtë.
    Blendi Fevziu: Si e nisët, a nuk iu është dukur e vështirë?
    Ermal Kondo: Ishte sfiduese, ishte një punë shumë e veçantë, një punë e re dhe e pabërë ndonjëherë. Është puna e parë e kësaj përmase. Kostoja e urës si investim shkon diku rreth 35 milionë Euro. Unë mendoj se kjo rrugë e ka pasur të nevojshme një vepër të tillë, kaq të madhe dhe kaq të veçantë.
    Blendi Fevziu: Tani po i afrohemi fundit. Testi eci mirë.
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 26

  • @blackeagle8697
    @blackeagle8697 Před měsícem

    Shume e bukur. Por ate t'vjetren mos e asgjesoni. Haha

  • @user-cv5yf1dg4z
    @user-cv5yf1dg4z Před 4 dny

    Kjo esht Ura me bukur ne Shqipri

  • @JuliKosta-m6v
    @JuliKosta-m6v Před měsícem

    E ore ermal pune e madhe eshte po te shikosh uren e patres eshte e frikshme

  • @user-yc2br2ln2r
    @user-yc2br2ln2r Před 2 měsíci

    Ju lumtë ura më e bukur në Ballkan 👏👏

  • @Albania123-c5j
    @Albania123-c5j Před 4 dny

    Sa llafe te bukura😅😂😢

  • @evladifat6322
    @evladifat6322 Před 2 měsíci

    Rrespekte

  • @bledaraliaj2748
    @bledaraliaj2748 Před 2 měsíci +1

    Nga nje emision opozitar u kthye ne emision karnavalesh

  • @armandalikaj
    @armandalikaj Před 2 měsíci

    Të bënte pak not, mirë do ishte

  • @lydhrabinojg9341
    @lydhrabinojg9341 Před 2 měsíci

    A ka kalim per kembesoret?

  • @sajmircani1992
    @sajmircani1992 Před 2 měsíci

    ngjyre e bardhe do ishte ne rregull

  • @premiumquality3994
    @premiumquality3994 Před 2 měsíci

    Tersi mbi ure😂

  • @afrimimeri
    @afrimimeri Před 2 měsíci +3

    Ure ngjyr dryshku😂

    • @elvisshahu6603
      @elvisshahu6603 Před 2 měsíci

      Ngjyra nuk esht problem, mekanizmi nje her.

  • @brikendbeshi1710
    @brikendbeshi1710 Před 2 měsíci

    kampionati i shemtirave - Vendi I pare

  • @askushii
    @askushii Před 2 měsíci

    cfare pyetje per cfare sherben harku per cfare sherbejne kavot
    per bukuri perse tjeter😂😂😂

  • @user-nc4lx1xr4t
    @user-nc4lx1xr4t Před 2 měsíci

    Taksa e kosovarve e ka ber ket

  • @ZeqiriGarip-lf9gi
    @ZeqiriGarip-lf9gi Před 2 měsíci

    Të përuroet një ur e papërfunduar kjo nuka logjik vetëm te shqiptarët ndodhin gjëra të tilla

  • @user-nc4lx1xr4t
    @user-nc4lx1xr4t Před 2 měsíci

    Rod i flliqt

  • @user-nc4lx1xr4t
    @user-nc4lx1xr4t Před 2 měsíci

    Me lek t kosovarve

    • @bekim137
      @bekim137 Před 2 měsíci

      Shyqyr se na erdh dita tju ndihmojm vllezerve tone shqiptar te ndertojm nanen shqiperi

  • @bajramcara2199
    @bajramcara2199 Před 2 měsíci

    Dje nji miljon euro per ta lij me boj ..ndrrishkun ha ha .

  • @Stiven-sg5dv
    @Stiven-sg5dv Před 2 měsíci

    I fut dhe nje tra Ramovici aty, ose rrit 2-fish taksen