Ka një mesazh për ty - Halla takon mbesën pas 38 vitesh (6 Shkurt 2022)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 5. 02. 2022
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Feridenë dhe vajzën e saj, Bajamen, i ka sjellë një histori e vjetër në studion e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan. 38 vjet më parë, ka qenë hera e fundit kur Feride ka parë mbesën e saj, Vitrinën pas shkëputjes së marrëdhënieve të vëllait me bashkëshorten e tij. Sot, teksa tregon historinë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Feride shpreson të gjejë Vitrinën.
    Feride: Kam ardhur për të gjetur mbesën time.
    Ardit Gjebrea: Çfarë ka ndodhur me mbesën?
    Feride: Vëllai dhe kunata nuk kishin shumë marrëdhënie me njëri-tjetrin.
    Ardit Gjebrea: Pra, ti e ke vajzën e vëllait?
    Feride: Po. Iku njëherë nusja dhe ia vajzën në shtëpi. U turrën, kam tre vëllezër, jam motra e vetme, i folën, e sollën, ajo e njëjta gjë. Atëherë në përfundim iku dhe e la vajzën aty.
    Ardit Gjebrea: Sa muajshe ishte vajza?
    Feride: 5-6 muajshe, pa e mbushur vitin. Ai e mori vajzën dhe ia çoi hallës, i kishte thënë “do ma mbash nja 2-3 muaj?”. “Ta mbaj more bir”, i kishte thënë, po halla ishte pak moshë e madhe, nuk e mbante dot.
    Ardit Gjebrea: Po pse e mbajti nusja e xhaxhait?
    Feride: Nëna ime kishte vdekur që në ’74-ën dhe nuk kishte kush ta mbante sepse nuk erdhi të më thoshte mua.
    Ardit Gjebrea: Pra, bëhet fjalë për 38 vite më parë.
    Vajza jetoi me të ëmën, ecila nuk e ndalonte ish-bashkëshortin për ta takuar. Megjithatë, një ndryshim në jetët e secilit prej tyre solli edhe një takim që nuk u realizua kurrë.
    Feride: Shkonte ai, e shihte muaj për muaj, i çonte aq sa kishte mundësinë, nuk e linte vajzën. Shkoi vajza 4-5 vjeç, vëllai iku në Greqi, vajza po shkonte drejt fejesës. Në Cërrik kishte gjetur një shokun e vëllait tim të vogël dhe i kishte thënë që “kam babanë në Selitë, a ka mundësi ta dërgosh këtë fjalë, të gjesh babanë tim?”
    Por, fatkeqësisht takimi i Vitrinës dhe babait të saj nuk u mundësua kurrë. Pavarësisht se ai përshkoi kilometra për ta takuar, mbërriti kur ajo ishte larguar duke humbur kështu shansin e tij të vetëm në jetë për ta njohur./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •