Unaza e Madhe përfundon në 31 dhjetor. Rama publikon videon- Si është ecuria e punimeve...

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 7. 05. 2024
  • Unaza e Madhe e Tiranës përfundon në datën 31 dhjetor të këtij viti. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ecurinë e punimeve në këtë vepër infrastrukturore, për të gjithë lotet ku është duke u punuar aktualisht.
    Në fazë më të avancuar është loti 2, me 93% të realizuara. Ndërkohë që, sa i takon loteve 4, 5, 6 dhe 7 që përfshijnë unazën e jashtme, volumi i punimeve varion midis 36 - 65%. Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru - Bregu i Lumit - Kthesa Kamëz. Punimet në lotet 4, 5, 6 dhe 7, ku aktualisht po punohet kanë ecur me ritme të ndryshme, për shkak të procesit të shpronësimeve për banesat që preken nga projekti. Ndërkaq, sa i takon urave mbi lumin Tirana, ecuria e punimeve ka arritur në masën 46.4%.
    Subscribe:
    czcams.com/users/Televizioni...
    WEB:
    scantv.al/
    Facebook:
    / televizioniscan
    Instagram:
    / scan_tv
    Linkedin:
    / scantv
    TikTok:
    / scan_tv
    #scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet

Komentáře • 11

  • @d9353
    @d9353 Před 2 měsíci +2

    Ne 32 dhjetor 20280 ndoshta

  • @gjolekrodha2240
    @gjolekrodha2240 Před 2 měsíci +1

    Muaji ndoshta, Viti?!!!!

  • @FreddAlb
    @FreddAlb Před 2 měsíci +3

    Unaz metropoli me 1 milion banor pa asnjë tren me vetëm 2 korsi. A shtet i rraskapitur pa pik plani për të ardhmen. Ajo Unaz do të paktën 4 korsi në një krah lëvizje edhe sikur të kemi shum linja trenash brenda Tiranës

    • @user-vk4km9xe5h
      @user-vk4km9xe5h Před 2 měsíci

      ore mos u be injorant esht me 4 korsi 2 vajtje 2 ardhje

    • @FreddAlb
      @FreddAlb Před 2 měsíci

      @@user-vk4km9xe5h 4 korsi në një krah lëvizje o cop mishi, lexo para se të replikosh

    • @Gerico9008
      @Gerico9008 Před 2 dny

      Nuk ka të bëjë me sasinë e korsive, po me transporte alternative. Në Los Angeles ka rrugë me 7 korsi dhe nuk ka moment që mos bllokohet. Aty mungojnë mjetet e transpprtit alternativ. Në vende si Hollanda apo Gjermania në çdo zonë banimi të re që hapet, krijohen lehtësirat nga supermarkete te farmacitë, parqe etj etj
      Më mirë do ishte të bëhej nën tokë kalimi. I jep frymëmarrje njerëzve.

  • @jomorjo
    @jomorjo Před měsícem +1

    po kari po

  • @irza010
    @irza010 Před měsícem

    14'000 euro metri ose 14'000'000 euro per kilometer ka paguar qeveria :D