Rruga Kashar-Lekaj drejt finalizimit, Balluku: Do të përshkohet për 25 minuta

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 22. 08. 2024
  • #opinion
    Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan se rruga e re që pritet të finalizohet Kashar-Lekaj do të bëjë të mundur aksesimin më të shpejtë të Kosovës në plazhet e jugut.
    Balluku tha se me ndryshimet e bëra ky aks do të përshkohet për 25 minuta bashkë me Bypassin e ri të Tiranës që sipas saj është një projekt i përfunduar.
    Balluku: Është komplet rrugë e re, nuk ka asnjë lidhje me gjurmën dhe bën lidhjen e rëndësishme me Rinasin. Pasi rruga ekzistuese tashmë nuk përmbush asnjë kusht. Shkon deri në Kashar, pasi këtu krijohet nyja më e rëndësishme e infrastrukturës përsa i përket të gjithë autostradave.
    Fevziu: Në Rinas?
    Balluku: Po, dhe një strukturë që shkon dhe mbi aeroport. Më pas nga Rinasi vazhdon në Kashar, ku loti është totalisht i ri. Kemi Kashar, Pezë e Vogël, kjo është një rrugë e vjetër ushtarake…
    Fevziu: Po e kam parasysh, e kam bërë dikur por është gjithë kthesa…
    Balluku: Është e vërtetë por këtu do dalë me tunele dhe ura.
    Fevziu: Prapë autostradë? Nga Kashari…ku shkohet?
    Balluku: Prapë autostradë e gjitha dhe vazhdon në Lekaj…
    Fevziu: Pra për të aksesuar jugun, o do vish në Durrës dhe do vazhdosh, ose do marrësh rrugën Elbasan dhe të vish poshtë në Rrogozhinë…
    Balluku: Atëherë nga Kashari del në Lekaj.
    Fevziu: Po mirë si do të lidhet Kashari me pjesën tjetër të Tiranës?
    Balluku: Përmes Bypassit të Tiranës.
    Fevziu: Do të ketë një Bypass të ri?
    Balluku: Kthesa e Kasharit, kalon te zona e Mazrrekut, te ‘City Park’ që të jetë më e qartë për qytetarët, është Bypassi i Tiranës që akseson Arbanën, lidhet me autostradën.
    Fevziu: Pra do bëhet dhe një unazë e re, një pyetje për sa do të përshkohet Kashar-Lekaj nëse ndërtohet?
    Balluku: Është e llogaritur për 25 minuta, bashkë me Bypassin.
    Fevziu: Nuk kanë filluar akoma punimet?
    Balluku: Jo ende po bëhen punime teknike, ka filluar tenderi, është një projekt i përfunduar, i financuar nga Bashkimi Evropian me 91 milionë euro në dispozicion.
    Fevziu: Prishtina për të zvbritur në plazhet e jugut se ato të veriut i ka të aksesueshme, do të shkojë me gjysmën e kohës që shkon sot? Edhe për Sarandën dhe zonat e tjera?
    Balluku: Po është e njëjta histori, nga Lekaj diku në zonën e Kavajës, zbresim poshtë dhe ndjekim korrirdorin, ruajmë gjurmën, deri në Bypass të Fierit. Lidhja e re që bëhet duke ruajtur gjurmën e duke hequr kthesa e rrethrrotullimet.
    Fevziu: Edhe rrethrrotullimet mbyllen, pra është autostradë që ecën drejt?
    Balluku: Do ketë dhe rrugë alternative në dy anët e autostradës pasi ky projekt nga Muricani deri në dalje do ketë rrugë alternative, kështu janë lidhur kontratat. Pa pagesë për të shkuar në shtëpi.
    Fevziu-Aliut: Për sa kohe dilni ju në bregdetin shqiptar me strukturën e re?
    Aliu: Dy orë e gjysëm në Durrës dhe 3 orë në Vlorë.
    Fevziu: Ndërkohë Kosova me përmirësimet e reja për dy orë e gjysëm është në bregdet apo jo? Në atë të Durrësit flas se atë të veriut del më shpejt.
    Aliu: Me këtë ndryshim që u përmend ne për 3 orë dalim në Rrogozhinë.
    Fevziu: Po dhe me rrugën e re ti akseson bregdetin poshtë Vlorës./ tvklan.al
    | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 10

  • @rigersjaupi1385
    @rigersjaupi1385 Před rokem +4

    Kjo i ben rruget si vizatimet ne kopesht
    Tigri te pret se babua i lan duart
    Te pakten beje dhe rrugen deri atje qe te mos shpertheje plenci nga te gjitha ato qe ke ngrene

  • @lewis885
    @lewis885 Před rokem +7

    Per djalin tim qe ska lindur akoma do te jene te ndrtuara keto rruge.

  • @dodadoda6237
    @dodadoda6237 Před rokem +1

    Po ndertimi i rruges Shëngjin - Velipoj 14 km. ku meti

  • @saythetruth1084
    @saythetruth1084 Před rokem +3

    Sa leke ben ? Dhe sa leke do paguan qytetaret per ta perdorur?

    • @antonio19820
      @antonio19820 Před rokem +1

      Ca pyetje! Po vetem 50mio€ / km asgje fare

  • @mondhaka6311
    @mondhaka6311 Před rokem

    kte se kuptoj?!projekti i by passit-unaze e madhe.?apo kater rreth-rrotullime si jane ne projekt