Turistët kinezë joshen nga mikpritja, kultura dhe bukuritë e Shqipërisë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 28. 05. 2024
  • Në një ditë të zakonshme, jo vetëm në kryeqytetin shqiptar Tiranë, por edhe në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës e qytete të tjera mund të takosh grupe turistësh kinezë të cilët vite më parë i mungonin Shqipërisë.
    Lëvizja e lirë pas heqjes së vizave me shtetin kinez ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve kinezë në vendin tonë.
    Trashëgimia historike dhe kulturore, mikpritja dhe gatimet tradicionale shqiptare e bëjnë vendin tonë një destinacion përherë e më të lakmueshëm.
    Dikur ishin raportet politike që i bashkonin Kinën dhe Shqipërinë. Një periudhë kur janë ndërtuar ura lidhje, miqësie e respekti reciprok mes dy popujve.
    Në ditët tona këto raporte janë rritur e konsoliduar. Përveç nostalgjisë, ka edhe një qasje pragmatike, siç janë raportet ekonomike e shkëmbimet tregtare, kulturore dhe turizmi...
    Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik edhe nga mediat prestigjoze ndërkombëtare përmes artikujve e reportazheve, duke e sugjeruar vendin tonë si një mundësi që nuk duhet humbur në Evropë.
    Vetëm gjatë vitit të kaluar, numri i turistëve e ka kaluar shifrën 10 milionë.
    Një nga atraksionet më të vizituara është edhe Bunk’art, një muze i rrallë dhe origjinal, ku nëpërmjet objekteve, fotove, e dokumenteve, vizitorët mund të njihen me një periudhë 50- vjeçare të Shqipërisë komuniste.
    Siç dëshmojnë në librin e përshtypjeve, vizita në Bunk’art u ngjan me një udhëtim në kohë, madje në një botë sureale krahasuar me epokën e lëvizjes së lire dhe globalizimit ku sot jetojmë.
    Ndryshime të mëdha pozitive vihen re edhe në zhvillimin e turizmit malor.
    Një nga destinacionet më tërheqëse janë Alpet shqiptare me bukuri të larmishme natyrore e peizazhe mbresëlënëse në çdo stinë.
    Këto pamje janë fiksuar në Valbonë, ku rrjedhin ujërat e kristalta të lumit me të njëjtin emër, dhe në kreshtat e majave të larta dëbora nuk shkrin as në stinën e verës.
    Këtë perlë të natyrës shqiptare e kanë zbuluar edhe turistët kinezë.
    Ndiqni “Ejani Tiranë” dhe “Radio Ejani”
    Ndiqni kanalin “Ejani Tiranë” në CZcams: bit.ly/3CJultB
    Ndiqni “Radio Ejani” në Facebook: bit.ly/3AAPF3P
    Ndiqni “Radio Ejani” në Twitter: bit.ly/2W9VNB4
    Shkarkoni aplikacionin “Ejani” në App Store: apple.co/2XDhmKC dhe Play Store: bit.ly/3CEdMPx
    Për më shumë klikoni në uebsajtin tonë: albanian.cri.cn/

Komentáře • 4

  • @bexhetgorenca2825
    @bexhetgorenca2825 Před měsícem +1

    E BUKUR SHQIPERIA KAM QEN NE TROPOJ DHE NE FIERZE NE VITIN 2002 JU PERSHENDES BASHKOMBAS TE MI NGA DIBRA E MADHE ILIRIDA🥰

    • @paradised2630
      @paradised2630 Před měsícem

      Po,por duhen ivestime rruget cop cop gjynah

  • @AriAri-ps2ic
    @AriAri-ps2ic Před měsícem

    🤗