Degradon situata, dy vellezerit nxjerrin rripat per te rrahur njeri-tjetrin

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 19. 06. 2021
  • Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë në konflikte me njëri-tjetrin dhe nuk flasin. Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milion Lekës në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë. Për arsye të shumta kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milion Lekë.
    Tani Eduardi i kërkon vëllai të tij Gramozit që të paguajë Lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ja marrë të gjitha pronat që ka. Në një moment gjatë studios, situata u degradua, të dy vëllezërit hoqën rripat e pantallonave për të gjuajtur njëri-tjetrin, madje ata degraduan edhe fjalorin duke u ofenduar me fjalë banale.
    Në moment ka hyrë stafi i emisionit që i ka ndarë nga sherri, duke shmangur kështu çdo pasojë tjetër.
    Eni Çobani: Ja të tilla janë debatet të cilat degjenerojnë më pas në të tilla reagime që nuk janë normale, as etike kërkoj ndjesë për këtë situatë të përkeqësuar.
    Eduardi: Ma shkatërrove familjen ma shkatërrove.
    Eni Çobani: Nuk është forma e duhur me të cilën ju duhet të komunikoni, jeni vëllezër, ju lutem.
    Eduardi: Ik se nuk është vëlla ky palaço.
    Eni Çobani: Zoti Gramoz, ju jeni njeriu i cili në një forme apo në një tjetër e keni sjellë këtë shqetësim, e kuptoj që dhe juve ju janë bërë shumë probleme gjatë jetës, por ky borxh duhet larë dhe do ju lutesha shumë që të na jepnit zgjidhjen. /tvklan.al
    #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •