Gjergj Sulioti, Fitore Mamaqi, Pëllumb Katroshi, Burhan Spahiu-Berberi i Seviljes(TKOB viti 1979)III

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 09. 2024
  • Kompozitor: Gioachino Rossini
    Libretist: Cesare Sterbini
    Gjuha:Shqip
    Data e premierës: 4 Mars 1979 TKOB
    Dirigjent: Rifat Teqja
    Regjisor: Ibrahim Berdaku
    Piktor: Hysen Devolli
    Mjeshtre kori: Rozmari Jorganxhi
    Asistent dirigjent: Agim Roi
    Konti Almavina: Gjergj Sulioti/Janaq Miçi/Zihni Berati
    Figaro: Ramiz Kovaçi/Burhan Spahiu
    Don Bartolo: Lefter Besho/Pëllumb Katroshi/H. Tafaj
    Rozina: Edith Mihali/Fitore Mamaqi/M. Mullaj
    Don Bazillio: Agim Quku/Petrika Rëmbeci
    Fiorelo: Vangjo Kosta/Gaqo Zdruli/Stefi Panariti
    Berta:Shqipe Mingomataj/Xhovana Doku/R. Ceka
    Oficeri:Vangjo Kosta/Gaqo Zdruli/Stefi Panariti
    Noteri:Sh. Kapllani/B. Belba
    *Bariton Burhan Spahiu
    Solist Bariton i TKOB-së, lindi në Berat më 5 Janar 1943. Shkollën e mesme e kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe gjatë viteve 1962 - 1967 kryen studimet e larta për kanto në "Konservatorin Shtetëror të Tiranës", në klasën e pedagogut Ramiz Kovaçi. Pas mbarimit të studimeve emërohet solist në TOB, ku punon deri në vitin 1989. Gjatë periudhës 20 vjeçare, që ka punuar në TOB, u dallua për realizimin e një numri të madh rolesh. Burhani me zërin e tij kumbues, të ngrohtë, me lojën e shkathët, realizoi role, që kanë mbetur në mendjen e spektatorit. Të tilla janë rolet: Talipi, opera “Skënderbeu”; Shemshedini, opereta “Brigada e grave”; Frroku, opera “Përtej mjegullës”; Marcello, opera “La Boheme”; Papuli, opereta “Dhëndrri u transferua”; Gjeta, opera “Mrika”; Shahin Miluka, opera “Zgjimi”; Kristoja, opera “Lulja e Kujtimit”; Figaro, opera “Berberi i Seviljes”; Rusbashi, opera “Goca e Kaçanikut”; Murrashi , opera “Toka Jonë”; Escamillo, opera “Carmen”; Germont, opera “La Traviata”; Mark Suta, opera “Borana”; Alfio, opera “Cavalleria Rusticana” dhe mjaft role të tjera. Ka realizuar një numër shumë të madh koncertesh me një repertor të pasur edhe në gjini të tjera vokale si arie, duete, romanca e këngë popullore. Në fushën e pedagogjisë, është një ndër pedagogët më të suksesshëm të Akademisë së Arteve. Një numër i madh studentësh, që kanë mbaruar në klasën e tij, sot, janë artistë të TKOB-së, fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Për aktivitetin e tij, Burhan Spahiu është vlerësuar me çmime e urdhëra të ndryshëm gjatë karrierës së tij artistike. Baritoni Burhan Spahiu ka vendin e tij të merituar në TKOB
    **Soprano
    Fitore Mamaqi :Duke qënë ende studente në ILA, përgatit dhe debuton me shumë sukses në rolin e Mimisë nga Opera “Bohema” e Puçinit, jo shumë kohë pas premierës së vitit 1971. Në operan Komisari e Nilolla Zoraqit interpreton me çiltërsi rolin e Almës, sidomos në aktin e dytë me Memon, por tregon edhe forcë dramatike në prologun e operës në skenën me Spiro Qendron. Realizon një figurë të freskët dhe në operën “Mrika” në rolin e Mrikës, pas premierës së kësaj opere në 1975. Dallohet për një interpretim shumë të mirë të Lules në operën “Zgjimi” (1976). Olimpia e Fitore Mamaqit në operën ”Lulja e kujtimit” (1978). Më vonë e gjejmë përsëri në rolin e Almës nga opera ”Komisari” edhe në një shfaqje me opera të ndryshme (1982). Në vitin 1985 bën një interpretim të lavdërueshëm në Rolin e Rozinës nga “Berberi i Seviljes”. Një figurë interesante është edhe Lola nga Opera ”Kalaleria Rustikana” e Maskanjit (1988), për t‘u pasuar nga një tjetër arritje e saj në rolin e Dezdemonës nga akti i katërt i Operës “Otello” të Verdit, serisht me Gjergj Suliotin.
    Bariton:Pëllumb Katroshi
    lindi në një familje autoktone Tiranase në 22.10.1938 . Pasi studioi në Liceun Artistik në Tiranë nën drejtimin e Mezzosopranos Bullgare V. Bekerxhieva atashohet pranë Ansamblit të Ushtrisë . Në vitin 1966 nis studimet në Konservatorin e lartë të Arteve në degën e Kantos. Nga viti 1972 deri në vitin 1991 punon si solist në Teatrin e Operes dhe Baletit duke u aktivizuar në shumë koncerte dhe shfaqje të vëna në atë skenë. Nder rrolet e tij mund të permendim ; Koste Barrdhi në operen (Zgjimi) e T.Harapit, Tuc Maku ne operen (Toka e Jone ) e P.Gacit, Gjini ne operen (Mrika) e P.Jakoves, Tregimtari (Skenderbeu) P.Jakova, Komandanti tek opera (Goca e Kacanikut) R.Dhomi , Benua (La boheme) G.Puccini , Bartol

Komentáře • 1

  • @anniespeciale9445
    @anniespeciale9445 Před rokem +2

    Nje mrekulli ! Kisha kohe pa i degjuar keto talente Shqiptare ! Me mrekulluan ! Çfare emocionesh kolosale ! Nje interpretim madheshtor nga te gjithe Artistet e paraqitur !❤ sa kenaqesi teksa i ridegjoj pas shume dekadash ! Nje pune ´Madheshtore per ate qe i ka publikuar ! Ku falenderoj nga zemra sepse , me emocionuat me keto perla te pa te kontestueshem ! Jane dhe mbeten Artiste te Arte !❤
    Ndihem si ne nje endeer ne univers dhe tek e degjoja me endje te madhe me , solli ne ndermend vitet e rinise plot ndienja dhe dashuri e paster! Ju falenderoj perzemersisht !
    ☀️💃☀️