Opinion/Arkiv - Rrefimi i Maks Velos per vuajtjet dhe dramen e tij ne komunizem (15 Korrik 2013)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 7. 05. 2020
  • #MaksVelo në #Opinion (15 Korrik 2013) | Emision nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Nga distanca e viteve që ka lënë pas, Maks Velo ka të drejtë të mendojë se jeta nuk ka qenë bujare me të, porse ai ka ditur ta jetojë atë. Ka ditur që të qëmtojë mes zhgënjimit nuancat e bukura, mes dhunës, butësinë dhe ka ditur të shpresojë. Ka shpresuar gjithnjë duke arritur deri në ditët e sotme kur jeta ka tjetër sens. I diplomuar si arkitekt, Velo i ka kushtuar më shumë kohë sesa profesionit të tij zyrtar një pasioni të hershëm, pikturës. Po kaq sa edhe qëmtimit të statuetave popullore, gdhendjes në dru si dhe letërsisë dhe shkrimeve në përgjithësi.
    Ka lindur në Paris në vitin 1935 në një familje dardharësh, babai i tij ishte mjek dhe u kthye nga Franca në Shqipëri për t’u vendosur në Korçë. Maks Velo kaloi aty fëmijërinë dhe më pas u transferua në Tiranë. Në kryeqytet u lidh me rrethet letrare ku spikat miqësia me bashkëmoshatarin e tij, një ndër të rinjtë më të talentuar dhe më pas shkrimtar i famshëm, Ismail Kadare. Paralelisht me studimet për arkitekturë ai u evidentua si piktor, edhe pse piktura e tij ishte larg asaj standarde të realizmit socialist.
    Qytetarët e Tiranës e kujtojnë kur hidhte në telajo imazhet e Tiranës së vjetër, ose ato të pazarit në ditët më të ngarkuara të tij. Por piktura e tij si dhe shpirti i lirë u perceptua negativisht nga regjimi komunist dhe sigurimi i shtetit. Maks Velo u arrestua dhe u dënua pas një akti që la gjurmë në jetën e tij. Një ndër denoncueset ishte edhe bashkëshortja e tij, njeriu me të cilin kishte ndarë jetën.
    Ata që i dolën në gjyq dhe i bënë ekspertizën ishin tre kolegë, tre piktorë që siç thotë ai ende sot nuk i kanë kërkuar falje për gjestin e tyre. U dënua dhe bëri 8 vite burg në një ndër burgjet më famëkeqe të komunizmit, në Spaç. Mbijetoi dhe kur doli nisi të punonte si punëtor në fabrikën e abrazivit në Tiranë. Në fund të dënimit refuzoi të bashkëpunonte me sigurimin e shtetit edhe pse u kërcënua prej tij. Jeta në liri ishte po aq e izoluar sa në burg.
    Të njohurit në Tiranë bënin sikur nuk e shihnin, ndërsa netëve rindërtonte koleksionin e tablove që sigurimi ia kishte konfiskuar dhe djegur kur e arrestoi. Kështu vijoi deri në vitin 1990, ku përmbysja e komunizmit i hapi një tjetër jetë. Autor i disa librave dhe disa ekspozitave kudo në botë, ai vijon të jetojë intensivisht, si për të jetuar atë kohë të humbur që komunizmi ia mori me përdhunë. Në Opinion ai rrëfen edhe një herë tjetër jetën e tij. Megjithë dramat që bart brenda saj.
    Për më shumë ndiqni rrëfimin e plotë të Maks Velos dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin #Opinion më 15 Korrik 2013.
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře • 37

  • @alpo8385
    @alpo8385 Před 4 lety +13

    Shumë flet Maksi po shumë pak e kuptojnë...
    U prehsh në paqe mjeshtër!

  • @Diamond23098
    @Diamond23098 Před 4 lety +3

    Nje personazh qe do mbetet ne histori se nje nder me te miret e profilit te ti !! Intervistat e ti i shoh disa her , nuk me merzisin kurr, esht pasionant ne te folur, bravo Maxi per cka le 👏

  • @bennypetra7178
    @bennypetra7178 Před 4 lety +2

    🙏🙏🙏🙏🙏 Rrespekt njeri qe e kuptonte jeten dhe jeta e donte ate. Do ti mungosh jetes.

  • @USAlbanian
    @USAlbanian Před rokem

    Rrefime rrenqethese nga Maksi. Respekt te pafund per artistin e merituar qe vuajti aq shume nga komunizmi vetem se ishte vizionar dhe artist. Gjithehere do jesh ne zemrat e shqiptareve

  • @gjetondoj2565
    @gjetondoj2565 Před 3 lety +4

    Respekte,u prehsh ne paqe.🙏🙏🙏.

  • @bledirocker
    @bledirocker Před 4 lety +13

    Do I mungosh Shqiperise Maks
    Nje intelektual dhe mendimtat i lire u prehsh me paqe 🙂

  • @stellaadhara8738
    @stellaadhara8738 Před rokem

    Respekt per intelektulet tane qe paguan shume shtrenjt idete dhe inteligjenzen e tyre. Heronjt e Shqiperise.Bledi thot burgje, ato ishin kampe perqendrimi

  • @italianostra515
    @italianostra515 Před 4 lety +5

    gjiganti , Maks Velo
    respekte

  • @dailythings6052
    @dailythings6052 Před 2 lety +2

    Eh cfare jete

  • @BardhokBrushtulli-ej7ef
    @BardhokBrushtulli-ej7ef Před 3 měsíci

    ❤️❤️🌹🙏🙏🙏🙏🙏🌹❤️

  • @maliqveseli3469
    @maliqveseli3469 Před 4 lety +6

    Eu Max Velo gati une me vdek e mos me te njoht.
    Kur pashe kete storje te klan-it ti veq ke ndrrue jete.
    Komenti im eshte : ke lindur dhe jetuar ne nje shqoqeri qe as atehere as tani ste kuptojn.
    Perendia past meshir ne shpirtin tan, vafsh ne Parajs.Lamtumire Max ne boten e amshuar ,nuk ke vdekur vetem ke ndrruar jete.
    Nga Myncheni Prishtinalia.

  • @fatmirlame8683
    @fatmirlame8683 Před 4 lety +1

    PAS VDEKJES SE ENVER HOXHES, DENIMET PO.ITIKE RAN SHUM ,,

  • @arbnorakoci1093
    @arbnorakoci1093 Před 4 lety

    RIP

  • @lirivata1620
    @lirivata1620 Před 4 lety +1

    Zoteri beju krenar qe ke arritur deri ketu dukesh qe je njeri fisnik te jesh i sigurt se pjesa e jetes qe te ka mbetur sigurt ta do ta kesh te lumtur dhe me te mire

    • @ermisarama1305
      @ermisarama1305 Před 4 lety

      Vdiq dje dhe e varrosen sot. Maksit do i mbijetoj vetem puna e tij

  • @user-qc2tk6pn2l
    @user-qc2tk6pn2l Před 7 měsíci

    Mos e ka emrin Zhaneta Fasllia,hahaha

  • @arbenrukaj8849
    @arbenrukaj8849 Před 4 lety +5

    I shkreti ky e ka denoncuar gruaja

  • @nikoletamano8229
    @nikoletamano8229 Před 4 lety

    Land