Speciale/ Rrëfimi i rrallë i Maks Velos për djalin, burgun në Spaç dhe vuajtjet e familjes!

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 9. 05. 2020
  • “Detyra jonë bëhet nëse ti punon. Unë tërë jetën jam munduar të bëj detyrën time. Do të vdesë i qetë, sepse kam bërë detyrën”, rrëfen Maks Velo për “ReporTV” në korrik të 2018-s, pasi botoi librin me dosjen të Sigurimit të Shtetit.
    Guximi, e vërteta, fryma moderniste, u bënë bekim në veprën e tij, duke e shndërruar në të pakohë, e “mallkim” në jetën personale, prej sistemit të egër të diktaturës, që i trembej së bukurës në art.
    “Në fakt, nuk bëja ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Për shembull, një herë bleva një pallto amerikane bezhë me xhep edhe rrip, tek valuta. Ajo ishte normale, por problemi është se si e konceptonin këtë. Sot nuk ka asgjë që të më rëndojë mua, që të kërkojë falje. Nuk kam bërë asgjë kundër normave njerëzore edhe evropiane”, vijon Velo.
    Ishte viti ’63, kur ai me stolin e famshëm të Parkut të Liqenit shënon skulpturën e parë modern, e mandej projekton godina për të cilat do të flitej gjatë si ajo e ATSH-së në ’71-shin, shkolla “Emin Duraku”, ish-hotel “Arbana”, ish kinema “pionieri në ’73-shin, salla e “Milleniumit” etj., por mbi të gjitha pallati me kuba “Kadare”, që do të ishte si një meteor për jetën e vakët arkitektonike të asaj kohe. Ka edhe të tjera, të cilat nuk u realizuan si projekti modern për ndërtesën e Muzeut Historik Kombëtar, apo që u shkatërruan me urdhër nga lart si dekoracionet e bakrit të rrahur për interierët e hotel “Vollgës”.
    “Gjatë gjithë kohës kam tentuar të bëjë një arkitekturë moderne brenda mundësive tona, nuk është se bëja 100 kate. Por kjo nuk pranohej, as kjo nuk pranohej”, thotë Velo.
    Fama e Velos, kjo liri artistike mënyrë jetese jashtë skemave të ngurta të atij sistemi, do të zgjonte smirën e kolegëve, deri edhe të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve ku ai qe anëtar.
    “Kryesor është Llambi Blido. Atë e dija dhe e kuptova që në hetuesi, edhe se s’kisha dokumentet. Ai jo vetëm që nuk më mbroi, por thoshteë gënjeshtra. Gënjenin, që të bëheshin të nevojshëm për sigurimin e Shtetit. Unë nuk mund të dyshoja, se unë nuk bëja vet asgjë. Të gjithë këta që më spiunonin nuk më flisnin pasi dola nga burgu. Për shembull Llambi Blido, Zef Shoshi nuk mw folwn, ndërsa me Safo Markon fola”, rrëfen më tej artisti.
    Në vitin 1978 dënohet, sepse vepra e tij “inspirohej nga Modigliani, Braque dhe Picasso, duke iu kundërvënë metodës së realizmit socialist”. 249 vepra arti i digjet, një akt i paprecedentë as në sistemet më të egra.
    “Një shtet tjetër do të vepronte ndryshe. Edhe kanë vepruar ndryshe. Për shembull, mua më kanë djegur 250 punë dhe nuk më kanë paguar pwr asnjë. Ndërsa, ligji është që duhet të më kopmesionin”, shprehet piktori.
  • Zábava

Komentáře • 8