Rudina - Roza Anagnosti, rrefen historine e saj te dashurise! (15 tetor 2018)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 14. 10. 2018
  • Ajo është ndër ikonat e kinematografisë shqiptare që me rolet e saj në filma dhe teatër ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
    Bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur, Roza Anagnosti, e cila me portretin e saj, me zërin dhe talentin ka fituar gjithmonë vëmendjen dhe dashurinë e publikut artdashës.
    Ashtu sikurse edhe këtë fundjavë, ku publiku e ka parë në rolin e teze Rozës, në shfaqjen 'Oskari dhe tezja Rozë', në Teatrin Eksperimental, me një vepër teatrore me mesazhe universale. Artistja Roza Anagnosti ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më tepër rreth rolit të saj dhe punës me të rinjtë.
    “Më intrigoi autori i veprës, ishte shumë interesant. Vepra është përkthyer në shumë gjuhë të botës për mesazhet që jep, është një psikolog i shpirtit njerëzor, ka një gjuhë të bukur që futet brenda njerëzve dhe thotë që njeriu çdo ditë duhet ta shfrytëzojë dhe në çdo situatë duhet të gjejë jetën. Ai e vlerëson shumë jetën dhe besimin, jo vetëm në Zot. Ishte një sfidë me të rinj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që jo vetëm të punoja me ta, por të jepje edhe eksperiencën. Dua të falenderoj regjisorin Kiço Londo i cili ka insistuar që unë të jem në skenë”, tha Anagnosti.
    Aktorja ka luajtur në mbi 20 filma ku ndër më të suksesshmit mund të përmendim “Plagë të vjetra”, “Fije që priten”, “Mësonjtorja”, “Rruga e Lirisë, “Ndërgjegja”, “Qyteti më i ri në botë” dhe shumë të tjerë. Ajo po ashtu ka dhjetra role në teatër ku ka skalitur figura artistike të pakrahasueshme./tvklan.al
  • Zábava

Komentáře • 37

  • @fatbardhavoci2950
    @fatbardhavoci2950 Před 5 lety +8

    Kenaqesi e madhe kur shikon keta artiste madheshtore .
    Fjalet e saj * ne kemi sh nevoje te besojme e ndihmojme njeri tjetrin*
    Uroj te degjohen nga gjeneratat e reja te vendit tone
    Nga politikane te shurdher qe bejne mire te mendojne per kete vend.
    100 vite zonje e nderuar!.
    Rudina sa e embel dhe e mire qe je .
    Very good.

  • @mariettatsela9704
    @mariettatsela9704 Před 3 lety +2

    Ah e mira e bukura dhe artiste e madhe Roza Anagnosti❤❤❤😍🥰

  • @mariabucka5980
    @mariabucka5980 Před 5 lety +5

    zonja roze zonje nga te gjitha drejtimet e bukur e edukuar shume e mire si njeri dhe shume grua e larte respekt!!!!!!

  • @sofikakristo9830
    @sofikakristo9830 Před 3 měsíci +1

    Rosa jone e paperseritshme ,Ghigande.🥰

  • @BigBrother-pd2rp
    @BigBrother-pd2rp Před 24 dny +1

    Zonje grua!Artiste qe nuk i mungon asnje cilesi!Edhe pse nuk e kam prekur nga afer aparenca e saj flet shume.

  • @elonamartini9958
    @elonamartini9958 Před 5 lety +3

    Njeri, artiste ,bukuri e veçant.Je thjesht e mrekullueshme.Te admiroj.

  • @orsorulez3394
    @orsorulez3394 Před 5 lety +8

    Roza je e madhe dua te tregoj se emrin tend Dafina tek filmi mesonjetorja ja ka vu vajzes se tij nje personalitet mjaft i njohur ne Kosove dhe Shqiperi Melaim Zeka .Nuk di çfere te them je teper e talentuar teper e bukur shume e bukur , besoj se Shkodra che gjithe Shqiperia krenohet me ty me shuùuuume respekt nga Shkodra Milano

  • @vasilikaminski5706
    @vasilikaminski5706 Před 5 lety +2

    Kënaqësi ta shikosh dhe ta dëgjosh. Të uroj shëndet zonje e nderuar 👍

  • @alidahoxallari8951
    @alidahoxallari8951 Před 5 lety +7

    Aktore shum e mire respekte i kemi pare shume here filmat dhe akoma i shikojme dhe nuk na merziten

  • @llambinasi8570
    @llambinasi8570 Před 5 lety +13

    Ah ta dini ju se cdo te thote tezja Rozë, une e kam vuajtur vete kete dhimbje me femijen me. Leucemi. E kam ndjekur semundjen e femijes ne Itali dhe aty kishte 'teze Rozë' qe ma mbajtën gjallë femijen tim. Roza Anagnosti, nje mjeshtre e vertete e artit dhe e shpirtit, ka përcjellë shume bukur ne kete rol (si ne cdo rol tjeter te saj) kryevepren e nje aktoreje shpirterore dhe te vertete. Shume respekt

    • @shqipe1236
      @shqipe1236 Před 5 lety +2

      Ishalla ka jet te gjat femija jot eshte dhimbje ta degjosh e jo me ta perjetosh

    • @llambinasi8570
      @llambinasi8570 Před 5 lety

      @@shqipe1236 te falenderoj

    • @adlesirgimales6187
      @adlesirgimales6187 Před 5 lety +1

      Past jet fmija e mbarsi paci

  • @hetithhghetisabahet802
    @hetithhghetisabahet802 Před 3 lety +1

    Femra ma e bukur dhe me e rrespetuara /yll

  • @mirelasemanjaku
    @mirelasemanjaku Před 5 lety +6

    Artiste e madhe! Sa e bukur qe ka qene dhe esht akoma! Roza ka nje bukuri klasike qe ne cdo dekade ta shikosh te duket perhere po aq e bukur! Nuk e kisha shume parasysh figuren e Dhimiter Anagnostit, por paska qene goxha burre i pashem dhe hijerende! Paskan gjetur njeri-tjetrin. Esht e rralle sot te shikosh gra me feminilitet te kulluar si Roza e re dhe meshkuj me hije dhe burrerore si Dhimitri. I kam zili brezat e prinderve tane. Kishin me shume esence njerzit ne ate kohe.

    • @Ilirjan-jj3nc
      @Ilirjan-jj3nc Před 4 lety +1

      Po se ishin si i ka bo Allahu i madheruar jo si kto sot qe jan bo si gomone plastike gjithe si transeksuale na e shpifen

    • @frosopatsiou9288
      @frosopatsiou9288 Před rokem

      Rudina na kenaqe me artisteneMadhe Roza Anagnosti duartrokitje te pafundme......

  • @souzanadervishaj8259
    @souzanadervishaj8259 Před 5 lety +2

    Rrrrrrrrespekt pa fund per Zonjen Roza👏👏👏👏👏

  • @AdrianaNYC1
    @AdrianaNYC1 Před 5 lety +4

    Rosa keqen dhe je zoj e bukur dhe e Madhe te du shum 👍

  • @klaraalicka5385
    @klaraalicka5385 Před 4 lety +1

    Sa njeri i mire💕

  • @vjollcacukaj5633
    @vjollcacukaj5633 Před 5 lety +2

    Rrespekt pa fund per kete zonj te nderuar yll i kinenatografis shqiptare

  • @pinkpanter2350
    @pinkpanter2350 Před 5 lety +2

    Nje grua zonje je shum e mir

  • @shpresakola3522
    @shpresakola3522 Před 5 lety +3

    Je nje zonje e madhe

  • @marionhamzaj9706
    @marionhamzaj9706 Před 5 lety +3

    `une nuk dua te shprehem me superlativa, por persa i perket artit skenik, do te thoja se `Roza Anagnosti eshte me te vertete nje aktore e madhe dhe shume e talentuar, kur flasim per aktrim kemi parasysh, nje zanat te cilin nese nuk e ke ne gjak nuk e ben dot, dhe pikerisht kjo eshte edhe `Roza Anagnosti, nje aktore e madhe.. `ketu, mund te radhisim shume e shume, sic jane p.sh; `Sander Prosi, `Kadri Roshi, `Bujar Lako, `Robert Ndrenika, `Tinka Kurti, `Pandi Raidhi, `Timmo Flloko, Rikard Ljarja, `Violeta Manushi, `Yllka Mujo, e shume e shume te tejre te cilet me talentin e tyre te rralle, edhe sot e kesaj dite nuk bejne gje tjeter vecse mbesin `ikona..

  • @floretazylfo6805
    @floretazylfo6805 Před 5 lety +1

    E dua kete aktore. Rosa je e do jesh legjende... Teper e bukur.
    Kam kerkuar vazhdimisht teatrin "Nata e trokitjeve ne xhama" por ndervite qe e kerkoj e kerkoj,por akoma nk arrin dita ta rishikoj ate teater e te riprovoj ate ankth, te qare e ngelje pafryme nga interpretimi i te madhes R.A.
    Flm stafi "RUDINA"

  • @floralolalo9869
    @floralolalo9869 Před 5 lety +3

    Ylli i kinemografise

  • @KK-fc8zo
    @KK-fc8zo Před 5 lety +4

    Po shteti i vlereson keta artiste te medhenj

  • @mimialija2284
    @mimialija2284 Před 5 lety +2

    🌟🌟

  • @valiceku2163
    @valiceku2163 Před 5 lety +3

    Mos vdeksh kurr teze roza

  • @eryolagoga325
    @eryolagoga325 Před 5 lety +2

    ❤👏👏👏👏👏👏👏💥👏👏👏👏

  • @freudvibes10
    @freudvibes10 Před 5 lety +4

    Uaaa, E bukura Roza bëhet 75 vjeç? Sa e pamëshirshme është koha. Çfarë ylli ka qenë kjo zonjë!

  • @ahmedelbasan6610
    @ahmedelbasan6610 Před 4 lety +1

    Ky eshte historia dashurise.?
    Mashtruese