Opinion - Dhimiter Anagnosti, Jeta (27 janar 2009)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 21. 08. 2024
  • Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936, në fshatin Vuno të Himarës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë.
    Më 1954-1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” e më pas me filmin “Toka jonë”. Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Anagnosti rrëfeu më shumë për jetën e tij.
    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurrime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
    Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar.
    Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
    Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen./tvklan.al

Komentáře • 8

  • @ah3690
    @ah3690 Před 4 lety +11

    Nder i Kombit Dhimitër Anagnosti, një emer që nuk vdes kurr. Dhe z Fejziu gjatë gjith kohës esht buzagaz dhe pyet më më shum adhurim dhe endje, kët ikonë të flimit Shqiptar

    • @maxmack2150
      @maxmack2150 Před 3 lety

      not sure if you guys gives a shit but if you're stoned like me during the covid times you can watch all the new movies and series on InstaFlixxer. I've been streaming with my brother for the last couple of days =)

    • @jacobephraim6920
      @jacobephraim6920 Před 3 lety

      @Max Mack Yup, have been watching on instaflixxer for since december myself :)

    • @keatonmaurice7493
      @keatonmaurice7493 Před 3 lety

      @Max Mack yup, I've been watching on InstaFlixxer for since december myself =)

  • @jurgenhassani5357
    @jurgenhassani5357 Před 2 lety +2

    Njeemer dhe nje regjizor i madhe

  • @asimbakii2547
    @asimbakii2547 Před 4 lety +3

    Ishte kenaqesi te shof per her te pare zotin Anagnosti. Emrin ja kam degjuar qysh ne femijeri.