Realiteti i padukshëm frymëror (mishi kundër frymës) - 23 Qershor 2024

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 27. 06. 2024
  • I. REALITETI I PADUKSHËM FRYMËROR.
    Bota e padukshme shpirtërore është reale, mbizotëruese dhe e perjetshme. Bota materiale është e përkohshme. Problemi më i madh i botës moderne është se ka harruar botën shpirtërore. Ajo mbështetet vetëm në atë që mund të shihet dhe matet shkencërisht. Bibla, në të kundërt, pohon realitetin dhe përparësinë e botës shpirtërore (zemrës, ndërgjegjes, qëllimeve të padukshme, etj.). Ngjarjet e Biblës, si mrekullitë, tregojnë ndërhyrjen shpirtërore në botën materiale.
    Hebrenjve 11:3, “Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen”.
    Kolosianëve 1:15 “15) Ai (Krishti) është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese”.
    II. PROBLEME NË KISHËN E GALATISË NGA HARRESA E KËTIJ REALITETI.
    Jezusi i tha Nikodemit: Duhet të lindesh perseri, ç’ka lindur nga mishi
    është mish, dhe ç’ka lindur nga Fryma është frymë.
    Bibla flet qartë se njeriu dallon nga kafsha, pikërisht nga fryma. Më vjen keq ta them, por pa pranuar Krishtin si Zot dhe si Shpëtimtar, që të rilindim dhe të marrim Frymën e Zotit, njeriu nuk ka dallim nga kafsha (jo më kot në mësimet laike/ateiste në shkolla, thuhet se njeriu është kafsha më e lartë, sepse pa Zotin në frymë, ashtu është ai).
    1) Mishi do vetëm të ngopet - shiko kafshët që nuk ndalojnë së ngrëni.
    2) Shpirti, ndjenjat, emocionet, vullneti, shqisat - kërkojnë çfarë i shijon apo pëlqen mishit tonë. (Shqisat e të parit, të të dëgjuarit, të të prekurit, të shijimit, të nuhatjes).
    3) Fryma, ndërgjegja, njohja e së mirës dhe së keqes, të drejtës dhe të gabuarës, qendra e qenies tonë, zanafilla apo motivi i gjithçkaje që bëjmë. Vendi ku punon Perëndia nëpërmjet Frymës së Tij, dhe na frymëzon.
    Kjo ishte ajo që Pali po përpiqej të informonte kishën e Galatisë.
    Galatasve 1:6, “Çuditem që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër”.
    Galatasve 3:1-3, “1) O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush? 2) Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo prej të dëgjuarit të besimit? 3) A jeni kaq të pamend sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish”.
    Galatasve 4:10-11, “10) Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite. 11) Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju”.
    Galatasve 5:1, “Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë”.
    III. REALITETI I LUFTËS FRYMËRORE.
    - Së pari, është një luftë frymërore midis dy mbretërive, botëve, pushteteve, Efesianëve 6:10-20.
    Ekziston një betejë e vazhdueshme midis forcave të Zotit dhe forcave të Satanit. Të krishterët janë kapur në mes të kësaj beteje. Pikërisht harresa e hirit të Perëndisë, ecja në mish dhe jo në Frymën e Zotit, kishte sjellë probleme jo vetëm në shërbim, por edhe në marrëdhënie midis besimtarëve.
    - Së dyti, është një luftë që bëhet nga ti, në ecjen tënde të përditshme.
    Të ecësh në Frymë, do të thotë të udhëhiqesh nga Fryma e Zotit, dhe nuk je nën ligj. Do të thotë që të jesh i kapur, të furnizohesh me energji, apo të frymëzohesh nga Fryma e Zotit.
    Galatasve 5:16-18, “16) Por po them: Ecni në Frymë dhe nuk do të përmbushni dëshirat e mishit, 17) sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto i kundërvihen njëra-tjetrës, që ju të mos bëni ato që doni. 18) Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj”.
    Romakëve 8:14-16, “14) Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë. 15) Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: Aba, o Atë! 16) Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë”.
    1) Kur udhëhiqemi nga Fryma, nuk përmbushim dëshirat e mishit.
    Galatasve 5:19-21, “19) Por veprat e mishit janë të shfaqura dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurja, 20) idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindja, xhelozia, zemërimi, rivaliteti, përçarjet, tarafet, 21) smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe të tjera të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë”.
    2) Kur udhëhiqemi nga Fryma, kemi një jetë të frytshme për veten dhe të tjerët.
    Galatasve 5:22-23, “22) Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, zemërgjerësia (durimi), mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëpërmbajtja. 23) Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj”.
    Nëse jeta e krishterë po të duket shumë e vështirë, kujtohu se Perëndia nuk të ka thirrur ta bësh vetë, në fuqinë tënde, por nën frymëzimin dhe fuqinë e Tij. Sepse në fund Ai e ka pushtetin dhe lavdinë, e jo ne! Si ecën ti në përditshmërinë tënde, në mish, apo në Frymë?

Komentáře •