Besoja jetën tënde Zotit Jezus Krisht - 30 Qershor 2024

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 4. 07. 2024
  • Çdo ditë ne bëjmë një jetë besimi në diçka. Por gjërat e ndryshme kanë një limit. Krishti është ndihma jonë e vazhdueshme në Zotin. Kujt ia beson jetën tënde çdo ditë?
    I. A E DI QË KA NJË NDARJE QË DO PËRJETOSH?
    Edhe fjala “vdekje” ka kuptimin “ndarje”. Ka ndarje të përkohëshme dhe të përjetshme. Ndarja mund të jetë edhe nga ardhja e Krishtit, që mund të ndodhë nga çasti në çast. Ndarjet janë gjithmonë të vështira dhe me plot trishtim e brenga (të dashurit, të martuarit, prindi dhe fëmija, shoqëria, etj.). Por ndarja nga Perëndia dhe njerëzit, përjetësisht, është e paimagjinueshme. Dhembja, dëshpërimi, vuajtjet dhe vetmia e përjetshme, janë të pakrahasueshme dhe të pakonceptueshme për mendjen dhe natyrën tonë njerëzore.
    Zanafilla 2:17, “Por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”.
    Zanafilla 3:23, “Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qëllim, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë”.
    Isaia 59:1-2, “1) Ja, dora e Zotit nuk është tepër e shkurtër për të shpëtuar, as veshi i tij nuk është tepër i rënduar për të dëgjuar. 2) Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më”.
    II. A E DI QË KA VETËM NJË NDËRMJETËSUES PËR TY?
    Djalli sulmon gjithë kohës. Ai sulmoi në forma të ndryshme planin e Zotit për të dërguar Birin e Tij që të na shpëtonte. Djalli i sulmon njerëzit që nga fillimi i historisë, dhe madje edhe ne sot. Djalli është dinak, nuk e ka problem që ne të përdorim sa më shumë emrin apo emrin “Perëndi”, por të hedhim poshtë apo të neglizhojmë emrin “Jezus Krisht”.
    Gjoni 3:16, “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”.
    Romakëve 5:8, “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne”.
    1 Timoteut 2:5, “Sepse një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: njeriu Krishti Jezus”.
    Veprat 4:12, “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim (përveç Jezusit), sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi”.
    Veprat 16:30-33, “30) Pastaj i nxori jashtë dhe tha: Zotërinj, ç`duhet të bëj unë që të shpëtohem?. 31) Dhe ata i thanë: Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote. 32) Pastaj ata i shpallën fjalën e Zotit atij dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij. 33) ”.
    III. A E NJEH JEZUS KRISHTIN PERSONALISHT?
    Krishti e bëri pjesën e Tij. Por A e ke pranuar dhe a e njeh ti Atë personalisht? Ekziston rreziku i madh i të dëgjuarit për Krishtin, i pëlqimit të veprës së Tij, por në fund të mos e kesh njohur dhe pranuar Atë si Shpëtimtarin tënd personal, dhe të mos kesh bashkësi me Të. Fjala e Zotit na mëson që ne mund të rritemi në njohjen e Krishtit, duke pasur një bashkësi të ngushtë me Të.
    Mateu 7:22-23, “22) Shumë do të më thonë atë ditë: O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd? 23) Dhe atëherë unë do t`u sqaroj atyre: Unë s`ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi”.
    2 Pjetrit 3:18, “Por rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen”.
    Ne duhet t’ia besojmë jetën tonë Krishtit. Ne duhet ta pranojmë Atë si Shpëtimtar dhe të ecim çdo ditë me Të. Ndarja përfundimtare është realitet shumë më i afërt nga sa e mendojmë. A je gati për këtë ndarje? A e kupton që Zoti ka një ndërmjetësues për ty, Birin e Tij, Jezus Krisht? Pse të mos i besosh Krishtit, ta pranosh Atë, dhe të sigurosh bashkësinë e përjetshme me të dhe të afërmit e miqtë e tu? Zoti na do përjetësisht dhe sakrifica e kryqit e tregon më së miri këtë!
    Gjoni 14:6, “Jezusi i tha: Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”.

Komentáře •