Bletari qe prodhon 5 Ton mjalt kerkon çertifikim per eksport

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 06. 2024
  • Ferdinat Muskaj, 58-vjeçari nga qyteti i Fierit, ka nisur të merret me bletari 32 vite më parë, kur bleu 4 kosheret e para. Çdo vit ka shtuar numrin e tyre dhe sot zotëron 500 koshere të matrikulluara në Drejtorinë e Bujqësisë.
    Megjithëse në Shqipëri prodhohet mjaltë cilësor, që quhet "mjalti i egër" falë bimëve dhe luleve si rigoni, marja, trumza dhe gështenja, ende nuk ka gjetur rrugën për eksport. Kjo është për shkak të mungesës së certifikimit dhe njohjes në tregun e Bashkimit Europian.
    Jemi në vitin e dytë që prodhimi i mjaltit ka rënë. Vitin e kaluar, Muskaj mori afërsisht 5 ton mjaltë, ndërsa këtë vit, prodhimi ka rënë në të gjithë Ballkanin përfshirë Italinë dhe Greqinë, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit dhe lagështisë.
    Muskaj nuk arrin të shesë të gjithë sasinë e mjaltit në tregun vendas për shkak të konsumit të ulët. Ai kërkon nga Ministria e Bujqësisë ngritjen e një laboratori për certifikimin e mjaltit, që të njihet dhe pranohet në tregun e Bashkimit Europian.
  • Zábava

Komentáře •