14. MUHAMEDI A.S. PROFETI ISLAM - nga Imam Vehbi Ismaili, nata e katërmbëdhjetë, Viti i Dëshprimit

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 31. 03. 2023
  • MUHAMEDI A.S. PROFETI ISLAM
    Imam Vehbi Ismaili është ndër autorët e literaturës më të rëndësishme islame të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili shkroi dhe botoi një vëllim tekstesh në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.
    Ndonëse dëshira e tij ishte që pas studimeve të kontribonte në vendlindje në Shqipëri, për shkak të rrethanave shoqërore e politike, kontributin e nisi në SHBA, ku u shqua si imam, edukator e mësues i zellshëm.
    Muhamedi a.s. profeti islam është një nga librat e tij, që iu dedikohet formimit të fëmijëve dhe të rinjëve në frymën e vërtetë islame.
    Marrë parasysh faktin se literatura islame për të rinjë është mungesë ose e paktë tek ne, ky libër në formë rrëfimi ofron një përmbajtje nga e cila të rinjtë mësojnë për vlerat e vërteta njerëzore nëpërmes jetës së të dërguarit të fundit.
    31 rrëfime janë të ndërtuara në atë formë që mosha e lexuesit i kupton lehtë, sepse autori ka përdorur një gjuhë të qartë, strukturë mjeshtërore të rrëfimit dhe argumente bindëse.
    Pra, personazhet e librit janë Luani dhe e bija e tij Fatima, të cilës ai i lexon çdo të shtunë një ndodhi apo aspekt nga jeta e Pejgamberit a.s, nëpërmjet të cilave ajo e kupton esencën e materies, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë fetar.
    Një veçanti tjetër e këtij libri është se autori përmes përdorimit të emrave në shqip të personazheve, ashtu kur bëhet fjalë edhe për ambientet, ai shpreh identitetin kulturor e fetar islam dhe tregon se nuk i shkëput rrënjët e tij me kulturën, gjuhën dhe vendin e origjinës.
    Një libër që bartë vlerat e pamohueshme edukative e formuese që janë në interes për formimin e përgjithshëm të brezit të ri. Në mënyrë kronologjike, autori tregon për jetën e Muhamedit a.s. qysh nga lindja e tij e deri në momentet e fundit të jetës.
    Kujtojmë disa nga veprat e Imam Vehbi Ismailit: “Islamizmi dhe lutjet”, Ymeri pranon fenë Islame”, “Një tufë lulesh- tregime nga historia islame”, “Studime Islame”, “Bilalli myezin i profetit”, Predikimet e xhumave dhe të Bajramit”, “Kurani- dhjetë porosi hyjnore”, “ Kujtime të rinisë”, etj.
    Imam Vehbi Ismaili ndërroi jetë me 18 maj 2008.
    2117/5000
  • Věda a technologie

Komentáře • 2