Per ty Baba ( Demir Shuli )

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 16. 01. 2023
  • Facebook : www.facebook.c...
    Instagram : / perikli.shuli
    Twiter : / vrite_lotin
    Poezi nga Perikli Shuli.
    Kjo poezi i kushtohet babait tim Demir Shuli qe ka nderruae jete
    ne moshen 75 vjec, ne vitin 2003!
    Edhe vajzes time Sindi, qe nderroi jete ne moshen 7 muajshe ne vitin 1997.
    Për ty Baba!
    Në Djep përkund kujtimet,
    i rrisë si fëmijë për ikjen tënde,
    brezave mbjell mençurinë
    që ti,në mendjen time gdhende.
    Sot e pash prap portretin tënd
    në pllakën e mermerit ku e kam skalitur,
    fola me ty gjatë ,vënd e pa vënd,
    u bënë vite baba që ke ikur.
    Heshtja sot zgjohet me mall
    dhe prap heshtur flas me ty,
    nga syri një lotë ka dalë,
    më fal Baba, se burrat nuk qajnë në sy!
    Eh sot, sot desha të them shumë..
    nga koha kam shumë kujtime ,
    mençuria jote more burrë
    është pararoja e jetës time!
    Dhe, mos kujto se ke ikur,
    në ç'do hap që hedh, janë gjurmët e tua,
    zigzaket e jetës më kanë kalitur
    si Kalë me barrë ngarkuar.
    Udhëtarë ishim Baba në këtë botë,
    nuk e di në atë botën tjetër!
    por si do që të jetë ne ishim shokë
    dhe shok si ty, nuk mund të ketë tjetër!
    Sa do të dëshiroja të kisha pranë,
    Vite që s'të kam,të dëgjoja....
    Lartësinë lisave ua kishte marrë,
    Baba, oh, për ty, sa mall!
    Të sjell ndërmend,dhe lotët rrjedhin,
    fjalët e arta s'të shteren asnjëherë,
    Ti ishe për mua baba dhe mësues,
    I pa pakrahasueshëm me të tjerë.
    Më mungon Dora jote,
    Zëri yt i qetë dhe melodik,
    Profili yt dinte vetëm të qeshte,
    me flokët e krehur përditë !
    E kush s'të deshi e s'pati respekt,
    Emri yt ngeli në kujtesë
    Në krye të tavolinës dollibash ..,
    ligjëvenës dhe aq i drejtë!..
    Më shfaqesh para syve, ashtu..
    i qeshur, me pushkë në krah si"çlirimtar",
    Fishekët në gjerdan, brezit ngjeshur
    Pikë e dobët, për ty... ajo armë!
    Nënën plakë ma ke bërë,
    Me të zeza veshur, e mjera,
    Dashurinë që ti s'e arrite:
    Plot pesë nipër mbushur dera!
    Erdhëm sot tek ty baba,
    edhe tek ty bija ime,
    të shpërmallëmi , sa vite larguar,
    përhumbur në kujtime!
    Është ditë Pranverore baba,
    lulet kanë çelur , bija ime,
    një tufë tek koka Kaçi ti la,
    SINDI…. lulja e jetës time.
    Bashkë me çunat erdhëm tek ju,
    Të shkëmbejmë nga një fjalë,
    por lotët dalin pa na pyetur,
    përmbi faqe ,kristal i bardhë!
    Si ta filloj këtë bisedë me ju,
    mendimet më bëhen kaçurrel
    fluturojnë nga njëri skaj në tjetrin,
    statecion… kanë këtë vend!
    Po të tregoj ç'ka ndodhur baba,
    kohët vërtet kanë ndryshuar,
    një luftë e re ka nisur baba,
    në këtë luftë, asnjëri i fituar.
    Edhe ti e kalove një luftë,
    e frikshme ishte edhe ajo,
    sot kërcënohemi nga butona të kuq,
    një zotë e di, ç'far lufte është kjo!
    Edhe çmimet janë rritur shumë,
    këtë se ke ditur baba,
    por për rezervat nuk reshte kurrë,
    se"ngrysesh"i pasur e"gdhihesh" fukara.
    Po më ke thënë se do të vijë një kohë...
    ku njerëzit do ikin, se ku? se dinë,
    dhe kjo kohë erdhi baba,
    e praptë… sidomos për rininë.
    Ehh sa gjëra kanë ndryshuar,
    s'ka më baba si më parë ,
    virusi na ndali për tu takuar,
    Celulari... ty të duket përrallë!
    Blejmë gjithçka nga celulari ,
    por dhe me celular punojmë,
    nga celulari shikojmë botën,
    mundet me të dhe botën ta shkatërrojnë!
    Këtu në celular po martohen ,
    Po dhe me celular ndahen prap
    s'është më si më parë baba,
    s'ka burra hijerëndë e fjalëpakë!
    Tjetër ç'desha të thoja baba,
    se di amë kupton pash zotin,
    sot po te shkruaj me poezi,
    për këtë ditë më luteshe qëmoti!
    Unë plotësova ëndërrën tonë,
    vargjet ti shkruaja në poezi,
    me vargjet e mia dhe në atë kohë
    gëzoje dhe ti si një fëmijë.
    Letrat e mia janë të ruajtura
    diku tek Kaçi në një sirtar,
    ato letra të shkruara nga malli,
    nga koha kur isha ushtar.
    Sot vërtet u shpërmallëm ...
    Ti thash disa gjëra të vërteta,
    Tani duhet te na bekosh baba,
    Se shume pengesa paska jeta!
    Prehu i qetë, babai im i mirë,
    na ke lene mrekulli
    Ai, që na mungon kaq shumë...
    Tani dihet, je vetem Ti.
    Sa herë vij këtu, ku prehesh,
    s'mundem ti mbaj lotët e mi,
    më duket sikur kështu çlirohem
    dhe sikur në këmbë të shoh përsëri...

Komentáře •