Luan Perzhita: Zbulimet e fundit arkeologjike përmbysin datat historike | ABC News Albania

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 7. 03. 2020
  • Zbulimet e fundit arkeologjike përmbysin datat historike për periudhen ilire. Arkeologu dhe drejtori Institutit të Arkeologjisë Luan Perzhita në një intervistë për ABC News rrëfen detaje rreth objekteve të zbuluara.
    Nga ana tjetër ai shpjegon edhe ngërçin mes institutit të Arkeologjise dhe Ministrisë së Kulturës. Perzhita për herë të parë zbulon detaje rreth rikonceptimit të pavionit të prehistoris në Muzeun Historik Kombëtar.
    Misteret e nëntokës shqiptare janë të mëdha, arkeologët gjithnjë janë në kërkim të dhënave të reja të cilat dalin në pah falë gërmimeve arkeologjike.
    Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, thotë se harta e kërkimeve, është e shtrirë në gjithë territorin e shqipërisë. Në 22 zona punojnë arkeologët shqiptarë me ato të huaj. Spekteri i kërkimeve nis me prehistorine deri në periudhen e mesjetës.
    Të dhëna mjaft interesante për periudhen e prehistorisë vijnë nga zona e Korçës, ku Përmbysin edhe datat historike.
    “Është fjala për një ndër sitet më të njohura në të gjithë Mesdheun, për Sovjanin që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme që lidhen me një datim të ri të periudhës së Neolitit. Është fjala për një ndryshim gati për një vjet, tashmë kërkimit tregojnë se kërkimet kane filluar nëshekullit të VII”, tha Perzhita
    Çdo vit nga zbulimet e fundit, dalin në pah objekte me rëndësi të vecantë, Si gjetje unike, Luan Perzhita rendit kalorsin mbi Kalë prej Bronxi.
    “Kalorsi mbi Kalë një figurë bronzi një zbulim i bërë në Babunjë nga gërmimet që ne kemi bërë në këtë set arkeologjik ose siç njihet ndryshe arnisa, i takon shekullit të VII para erës sonë sipas specialistëve përbën një gjetje unikale, por ka territore të tjera muzeume shumë të njohura me objektin që ne kemi zhvilluar. Tashmë kemi një tentativë me Muzeun e Getes në SHBA për të bërë rikonstruksionin dhe restaurimin e tij”, është shprehur Luan Perzhita.
    Edhe kuaotimi i tij kap shifra marramendëse.
    “Mbase gjys milioni euro shkon restaurimi”, tha ajo.
    Në gërmimet e kryera gjatë vitit 2019 surpriz ka shënuar edhe zona e Bushatit.
    Specialisti Pershiza është shprehur një qendër urbane në periudhën e Mbretërisë Ilirre në kohën e Agronit dhe të Teutës dhe paraqiti një qendër që shkonte pak a shumë në sinkon me urbanizimin që kishte në atë kohë Lezha antike dhe Shkodra Antike, ishte një qytet i ndërmjetëm që vinte anës rrugës nga brigjet Dalmate në drejtim të Jugurt të Shqipërisë.
    Luan Perzhita për herë të parë si pjesë e stafit të rikonceptimit të muzeut historik kombëtar zbulon detaje për pavionin e arkeologjisë
    “Do të paraqitet jo më një koman që kishte një varre në vetvete, por paraqitetej një qënder urbane siç është Shkodra, Lezha, Ulqini që ëhstë e organizuar në rrugë, lagje, me kisha, me qendra tregtare. Komani tashmë ëhstë një qytet që fillon jetën e vet që në shekullin e IV e deri në shekullin e XIV. Bashkë me Sardën një tjetër qendër në luginën e Drinit ekipi nën drejtimin e Etleva Nallbanit dhe Elvana Metalla kanë dhënë një kontribut me rëndësi në kulturën Arbërore. Falë këtyre gërmimeve tashmë kemi një kulturë tjetër arbërore nga ajo që ne kemi njohur deri në vitet 90’, ka thënë ndër të tjera ai.
    Me mjaft rëndësi Rezulton edhe Komani, i cilësuar si zemra e Arbrit.
    “Në këtë ishull deri para gërmimeve njihej vetëm për një kishë tashmë njihet dhe për periudhën fundi i Bronzit dhe fillimi i hekurit që lidhet me kulturën Ilirre. Një e dhënë e re që lidhet me parë në literaturën histori dhe atë arkeologjike nuk njihej. Tashmë e dimë se kjo periudhë jete ka nisur në vitin 1250 në ishullin e Maligradit”.
    Objektet e zbuluara ne koman , rezultojnë mjaft të vecanta kryesisht stolitë, të cilat karakterizohen nga finesa dhe rafinatura të rralla.
    “Është grumbullimi më i madh tumular që kemi në Shqipëri nga Lezha deri në Shkodër. Janë tuma të mëdha me përmasa të ndryshme këto kanë një kulturë që nisin në mesin e mijëvjeçarit të dytë dhe është një protencial që duhet të vendoset në mbrojtje. Ne kemi bërë gati formularin që do ja prezantojmë në Ministrinë e Kulturës”.
    Përzhita si ekspedita te frytyshme rendit edhe ato te kryera ne ishullin e Maligradit
    309 tuma Ilire kanë dalë në dritë në zonën e Lezhës të cilat kërkojnë mbrojtje nga shteti.
    Edhe kërkimet nen ujore ne liqenin e ohrit kanë sjell rezultate pozitive, sipas Perzhitës
    Apollonia eshte e njohur tashmë si shkolle kerkimi, pasi germimet zënë fill në këtë sit arkeologjik që në 1924 me Rein dhe Hasan Cekën.
    “Apollonia është një projekt tradizcional që ka filluar që nga 1924 e vijon edhe më sot”.
    Të dhënat e fundit në Orikum përmbysin tezen e teatrit të Orikut.
    “Orikumi është njohur deri më tani nga tatri por tashmë kemi një tjetër panoramë. Janë zbuluar të gjithë muret përreth dhe tani po përpiqemi që të zgjerojmë hartën për këtë”, tha Perzhita.

Komentáře • 92

  • @priam4862
    @priam4862 Před 4 lety +11

    Kjo eshte nje nga zhvillimet me te mira qe ne si komb kemi ndermarre, mos ndaloni , e shkuara e kombit tone, eshte e arrdhmja e brezit te ti. 👏👏👏👏👏👏👏👏👏

  • @AbcDe-zr8dw
    @AbcDe-zr8dw Před 4 lety +7

    Ju lumt ptofesor jeni heronj te ketij kombit kaq te vjeter .Jemi krenar per arkiologet shqiptare .Nje diçka per profesorin a po kerkojne ne zonen e pogradecit ?Sepse pogradeci si krahin eshte nje zone me histori shume te madhe .RESPEKT PER JU .

  • @donikajanushi1173
    @donikajanushi1173 Před 4 lety +26

    Zoti I bekoft kush punon per te verteten e kombit🖐❤🇦🇱🌎🌞

  • @gezimxhaja6733
    @gezimxhaja6733 Před 4 lety +10

    E verteta historike e Shqiptareve,do te dali ne drite fale ketyre atdhetareve dhe patrioteve,🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @alexandertotaj7591
    @alexandertotaj7591 Před 4 lety +8

    Vetem 22 komente..
    Turp
    Bravo dhe bravo,,
    Te njohim historin ton me ne fund.
    Te na njoh dhe bota,,
    Te fitojm respektin
    Identitetin.

  • @tonis3504
    @tonis3504 Před 4 lety +11

    Ka lezet të jesh Shqiptar🤩🤩🤩🤩🤩

  • @qanieking192
    @qanieking192 Před 4 lety +6

    Ju ruajt Zoti, edhe me kra te leta 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @tonis3504
    @tonis3504 Před 4 lety +9

    KËTO JAN LAJME të mbrekullueshme , Rnespekt👍👍

  • @remiboshlani9488
    @remiboshlani9488 Před 3 lety +5

    respekt per arkeologet shiptar

  • @arlindaavdiu2425
    @arlindaavdiu2425 Před 2 lety +4

    Të lumtë zoti Perzhita! Periudha Ilire është më e hershme seç thuhet. Kultura e hershme e bronzit në zonën e Drinit të Bardhë është Ilire.

  • @bledarlece7878
    @bledarlece7878 Před 4 lety +7

    U lumshin duart 💪🇦🇱

  • @natashasulko930
    @natashasulko930 Před 3 lety +2

    Shume fakte interesante dhe te mrekullueshme. Ju lumte atyre qe punojne dhe ata qe e drejtojne.

  • @gondibrani3872
    @gondibrani3872 Před 3 lety +2

    Bravo zoti ju bekoft per punen qe beni

  • @lalshpellari2785
    @lalshpellari2785 Před 2 lety +3

    👍👏👏

  • @lyndalinda8618
    @lyndalinda8618 Před 2 lety +2

    Excellent That's tell who's the real story of Troy's. Thank you please tell this story to the people off Greece

  • @adeovyhelsingborg4704
    @adeovyhelsingborg4704 Před 4 lety +6

    Prit kur te Thone qe Eshte kohe Helene! Shpresoj, qe kete here te permendet ne te vertete prejardhja Dhe vendbanimi yne autokton

  • @fredinoka9370
    @fredinoka9370 Před 4 lety +7

    Ilire arbereshe shqiptare pa dallim Feje Krahine E Ideje

  • @illyrianwarrior9774
    @illyrianwarrior9774 Před 4 lety +7

    Kemi historinë e lashtë, kemi arkeologjinë që konfermon historinë dhe prejardhjen e lashtë por nuk kemi kulturë për të mbrojtur e mbajtur historinë tonë.

  • @aleksrushiti7009
    @aleksrushiti7009 Před 2 lety +2

    Fleminderit për punimet e reja arkeologjike, por a ka shkrime apo mbishkrime? Çfarë objekte janë gjetur? A ke objekte antike?

  • @gondibrani3872
    @gondibrani3872 Před 3 lety +1

    Keto njere e kan hallall dhe nje rroge te miri per punen qe bejne qe brezi i ri ta dije historin e vendit ton te mrekullushem bravo bravo.

  • @taulantbora4233
    @taulantbora4233 Před 4 lety +16

    kujdes se mos ja u vieth greku se i keni ne shqiperi

    • @arashs.3983
      @arashs.3983 Před 3 lety +1

      Jo mos ta vjedhje greku por mos ta vjedhje shqiptari dhe ta shese.....

  • @lab328
    @lab328 Před 2 lety +3

    Urime dhe pergezime per punen e mire qe po beni, duhet me shume pune me shume promovime dhe me shume kontribute financiare nga shteti dhe njerezit, duhet ti tregojme botes me fakte qe jemi popull autokton dhe pellazg, e jo si na reklamojne fqinjet, kshu qe vllezer sa me shume pune,
    Rroft Shqiperia e madhe.

  • @ernesthamitaj3449
    @ernesthamitaj3449 Před 4 lety +5

    Hade ilirija jon nena ballkanit

  • @tanitani4358
    @tanitani4358 Před 4 lety +2

    Nje bravo shum e madh

  • @GzimiM75
    @GzimiM75 Před 4 lety +4

    Mos dale histori greke sikurse e beri ministria Butrntin. Plan menaxhimi e ben histori greke.

  • @lektoma2085
    @lektoma2085 Před 4 lety +4

    Aurora eshte para Teutes

  • @dragoilir590
    @dragoilir590 Před 3 lety +2

    Nuk duhet te meret pron private osht e popullit

  • @lyndalinda8618
    @lyndalinda8618 Před 2 lety +2

    🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Te thuhet e vertete e ta marre vesh kjo Europe edhe pse e dine historine ah I kane shume shume borxhe SHQIPETAREVE. E verteta do triumfoje me mire vone se kurre

  • @tilitili7891
    @tilitili7891 Před 4 lety +4

    👍👍🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @dragoilir590
    @dragoilir590 Před rokem

    ZOTI qoftë me shqipnin dhe njerëzit e tij 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🌹🇦🇱

  • @e.n6692
    @e.n6692 Před 4 lety +3

    🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @marjansemema1855
    @marjansemema1855 Před 4 lety +2

    🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @brenatobrenato6797
    @brenatobrenato6797 Před 4 lety +3

    Shume jeni vonuar per te germuar uroj mos shiteni

  • @lektoma2085
    @lektoma2085 Před 4 lety +1

    Pronta private nuk Kan te Drejte te ndalojn kerkimet se Ashte e Denuar me ligjin e kohe kulturore Botrore

  • @sabathipi963
    @sabathipi963 Před rokem

    Po Ulqini nuk eshtevi joni eshte i Serbuse ?

  • @ilir6746
    @ilir6746 Před 2 lety +1

    Rroft kultura dhe gjuha pellasgo-ilire

  • @enrikrushan200
    @enrikrushan200 Před 2 lety +1

    po he more punoni njecike me shume

  • @tironcib8570
    @tironcib8570 Před 4 lety +1

    Me perkthimin ne Anglisht ja keni fut kot nuk meret vesh cfar gjuhe eshte.

  • @lela8405
    @lela8405 Před rokem

    Folsja të shkoj te dhëmb'heqsi,se nuk i del e folmja e kjart. Suksese arkeologve, ZOTI ju dhënt kurajo!!!

  • @enrikrushan3470
    @enrikrushan3470 Před 2 lety +1

    kerkoni djema

  • @lektoma2085
    @lektoma2085 Před 4 lety +2

    Prifti i pare ne Bote quhej DRITA .prifti i drites.ksm un foton e prifti pare ne Bote