Lutja e shpëtimit

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Mirë se vini në lutjen për shpëtim.
    Kjo është thjesht një video që kam vendosur...
    ku do të doja të lutesha për të gjithë ju nëpërmjet zërit tim.
    Gjithcka që unë kërkoj nga ju është që të bini dakord me mua ndërsa kërkojmë Perëndinë Atin tonë.
    Vendimi për të pranuar Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj...
    Është vendimi më i rëndësishëm që do të bëni ndonjëherë!
    Në fjalën e Zotit është shkruar se Mesia do të vinte si Shpëtimtari i botës.
    Jeta e Jezusit dëshmon se Ai ishte vërtet profeti për të cilin u fol.
    Isaia profetizoi: "e virgjëra do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë.
    Shekuj më vonë përmbushja e kësaj profecie ishte lindja e Jezusit.
    Në Bibël është shkruar se fëmija do lindë do të quhet Biri i Perëndisë.
    Kjo do të thotë se Jezusi ishte biri i Perëndisë në një kuptim frymëror jo fizik
    ne e shohim këtë në mënyrën se si Ai e jetoi jetën.
    Ai shëroi njerëz nga sëmundje, fali mëkatet e tyre
    i ktheu në rrugën e Zotit dhe u premtoi një vend
    në mbretërinë e përjetshme të Perëndisë.
    Ai e dha veten si sakrificë për mëkatet e njerëzve
    dhe pasi u kryqëzua u ringjal përsëri duke e mundur vdekjen.
    Jezusi dha jeten e Tij në gjithë plotësinë e saj,
    por kur njeriu nuk ju bind në kopshtin e edenit...
    dhe zgjodhi të shkojë në rrugën e tij, veprimet e tij e ndanë atë nga Krijuesi.
    Fjala e Zotit thotë se të gjithë kanë mëkatuar
    dhe paga e mëkatit është vdekja.
    Kjo ka kuptimin e një vdekje frymërore pra të ndarë nga Perendia.
    Ashtu siç siguroi Zoti një dash në vend të birit të Abrahamit
    po ashtu Ai dërgoi Jezusin të vdiste për ne.
    Jeta, vdekja dhe ringjallja eTij kthyen përsëri marrëdhënien
    midis Perëndisë dhe atyre që i besojnë Atij.
    Tashmë ata që ndjekin Jezusin jo vetëm i kanë mëkatet e tyre të falura
    por janë të shpëtuar nga gjykimi i përjetshëm.
    Ata janë të sigurtë për parajsën dhe do të jetojnë me Të përjetë.
    Jezusi ia jep këtë jetë çdo njeriu dhe çliron nga pushteti i mëkatit
    Kjo nuk do të thotë të ndjekësh një fe por të zgjedhësh që të kesh besim tek Jezusi i cili thotë:
    "Unë qëndroj tek dera dhe trokas nëse dikush
    e dëgjon zërin tim dhe e hap une do te hyj tek ai."
    Kjo do të thotë të kthehemi tek Perëndia dhe ti besojmë Jezusit që ai të vijë në jetën tonë
    të na falë mëkatet dhe të na bëjë ashtu sië dëshiron Ai të jemi
    nuk mjafton të dimë vetëm me mendje në ato që thote Ai
    nuk mjaftojnë as ndjenjat në një çast të caktuar.
    Ne e pranojmë Atë përmes hirit me besim si një akt të vullnetit.
    Kur njerëzit janë gati të bëhen ndjekës të Jezusit...
    ata mund të flasim me të përmes një lutjeje të thjeshtë.
    Ndoshta ti je gati t'ia japesh jetën tënde Perëndisë!?
    nëse ështe kështu...
    bashkohu me mua në lutjen që do të bëj duke përsëritur fjalët:
    "Zoti Jezus kam nevojë për ty.
    Faleminderit qe vdiqe ne kryq per mekatet e mia.
    Unë i rrëfej dhe pendohem për mëkatet e mia.
    e hap derën e jetes sime dhe të pranoj Ty si Shpëtimtarin dhe Zotin tim.
    Faleminderit që mi fale mëkatet dhe me dhe jetën e përjetshme.
    Me bëj ashtu siç dëshiron të jem.
    Faleminderit Jezus!
    Amen"
    Për ndjekësit e Jezusit, Ai tha: Delet e mia e njohin zërin tim, unë i njoh ato dhe ato më ndjekin.
    Që të përjetojnë jetën me bollëk të cilën ai jua premtoi
    ndjekësit e Tij flasin me Perëndinë çdo ditë në lutje
    lexojnë ose dëgjojnë fjalën e Tij.
    Ata u tregojnë të tjerëve për Të dhe takohen rregullisht me ata që e duan dhe ndjekin Atë.
    Mos harro premtimin e Tij të mrekullueshëm.
    "Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë
    dhe ja unë do të jem me ju gjithë ditët deri në mbarim të botës."
    © Tetor 2016
    by Armand Male

Komentáře • 17

  • @mirelaoshafi8
    @mirelaoshafi8 Před 2 lety +1

    Amen.Lavdii Zotit Jezus

  • @mirandaxhaibra6917
    @mirandaxhaibra6917 Před rokem +1

    Amen I madh eshte zoti yne eshte shpetímtari streha ime keshtjella íme❤❤❤❤❤❤❤❤ amen faleminderi zoti I'vertet

  • @ilirjankomani7928
    @ilirjankomani7928 Před 4 lety +3

    JESUS ESHT SHPETIMTARI I BOTES , RRUGA E VERTET BIRI ZOTIT AMENNN 🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌🙌

  • @samuelela2762
    @samuelela2762 Před 4 lety +4

    Zoti t bekoft

  • @domiraldoveseli7251
    @domiraldoveseli7251 Před 4 lety +3

    Amen!!! Jezusi eshte zoti im fryma e tij dhe mburoja e tij eshte mbi ne dhe ne jemi bit dhe bijat e ti 🙏🙏haleluja 🙏🙏🙏

  • @fabioemma3823
    @fabioemma3823 Před 5 lety +5

    Zoti te Bekoft

  • @afro599
    @afro599 Před 4 lety +3

    Shum bukur e thurur ashu si asht e vertet 🙏

  • @albanianprince01
    @albanianprince01 Před 2 lety +1

    Zoti ju bekoftë ☦️🙏🏻

  • @davalazri7904
    @davalazri7904 Před rokem +1

    Amen

  • @netandou2165
    @netandou2165 Před 3 lety +2

    Zot kam nevoj per ty 🙌🙌🙌

  • @samuelela2762
    @samuelela2762 Před 4 lety +5

    JEZUSI ESHT SHPETIMTARI IM

    • @wizmobile9960
      @wizmobile9960 Před 3 lety

      Jo shpetimtari por ATI YNE

    • @daniele____077
      @daniele____077 Před 2 lety

      @@wizmobile9960 ATI ,dhe biri i tij Jezus Krishi Amen.
      Mos e gatërro këtë vajzë se është këtu e vërteta sipas filmit që kam parë.

  • @daniele____077
    @daniele____077 Před 2 lety +1

    Ora 22:42minti Amen.

  • @dritasinaj8930
    @dritasinaj8930 Před rokem +1

    Amen

  • @davalazri7904
    @davalazri7904 Před 2 lety +1

    Amen