Ka nje mesazh per ty - I rriti i vetem, i jep bekimin djalit (7 Nentor 2021)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 11. 2021
  • Sot në “E Diela Shqiptare”, në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, ishte Enveri, një zotëri i cili ftoi djalin e tij për t’i dhënë një mesazh mjaft të vyer. Enveri u divorcua nga e shoqja kur djemtë e tyre ishin ende fëmijë. Për të mos i rritur vëllezërit të ndarë dhe nga gjendja jo e mirë ekonomike e së shoqes, ai i mbajti të dy fëmijët.
    Me shumë sakrifica e me dashurinë e të shumtëve, djemtë u rritën ashtu siç Enveri kishte dëshirë që ata të bëheshin njerëz punëtorë dhe të respektuar. Mesazhi sot ishte për djalin e dytë, i cili sapo është celebruar dhe do të largohet së shpejti për në Norvegji. Bashkë me djalin, Enveri i drejtoi ftesë edhe nuses, Kristinës pasi ajo tashmë është pjesë e familjes.
    Enveri: Unë i thirra këtu sot për t’i dhënë në fillim fare një bekim, që këta të trashëgohen, të jenë të lumtur kudo që të shkojnë. Dua t’ju them dhe një këshillë, të respektojnë njëri - tjetrin, si Martini Kristinën dhe Kristina Martinin, sa të jenë gjallë. Të kenë mundësi të punojnë me nder. Unë dua që këta të jenë të lumtur bashkë me familjen që do krijojnë. Unë thashë, jam vërtet në gjendje të mirë shëndetësore. Mua mos ma kini merakun.
    Ardit Gjebrea: Kur thua në gjendje të mirë shëndetësore, mos të ka shkuar mendja të krijosh dhe ti ndonjë familje?
    Enveri: Po edhe ku i dihet.
    Ardit Gjebrea: Do ia prezantosh tani Martinit se kjo ishte surpriza?
    Enveri: Jo, s’kam akoma. Po e gjeta, pa miratimin e Martinit jo njëherë.
    Ardit Gjebrea: Martin, babi ta dha bekimin, ti do ia japësh?
    Martini: Po babai e ka parë dritën e diellit përpara meje kështu që…
    Enveri: Do më vijë keq më shumë për Kristinën, pak kohë ka ndenjur me ne por është përshtatur shumë. Unë do t’i uroj rrugë të mbarë, edhe bashkim sa më shpejt me Martinin.
    Ardit Gjebrea: Si do ia bësh tani që do të ikë Martini?
    Enveri: Nuk e di. E di që lot do më dalin por janë lot gëzimi.
    Ardit Gjebrea: Martin, cili është meraku yt për babin?
    Martini: S’do jetë kurrë vetëm. 3 muaj këtu, 3 muaj atje do ta gjejmë një zgjidhje. Do e marrim dhe babin andej./tvklan.al
    #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •