Koncesioni i debatueshëm i peshkimit në Shqipërinë e viteve '30 |DOSJA E

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 27. 08. 2024
  • Peshkimi në Shqipëri është një zanat tepër i lashtë dhe ka qenë i përqendruar fillimisht pranë liqeneve të Shkodrës, Prespës e Ohrit apo pranë lagunave bregdetare. Në pamundësi për të pasur mjetet e përshtatshme, peshkimi në det nuk ka qenë shumë i zhvilluar.
    Studimet e para konkrete lidhur me potencialin e sektorit të peshkimit në Shqipëri zhvillohen në vitin 1913, kohë kur vendi kishte pak kohë që kishte shpallur Pavarësinë. Asokohe, anija italiane e emërtuar Çiklopi ndërmori një fushatë për të bërë zonimet hidrografike dhe biologjike të ujërave shqiptare nga ku konkluzionet u cilësuan si pozitive nga pala italiane, që më vonë shfaqi interes të madh për shfrytëzimin e këtij sektori. Shqipëria konsiderohej një vend me pasuri të madhe peshku.
    Në periudhën e pasluftës së parë botërore, në fillimet e viteve ’20, veç peshkatarëve lokalë, në Shqipëri e zhvillojnë aktivitetin kompani të ndryshme italiane, veçanërisht nga Pulja. Është Traktati i Lundrimit dhe i tregtisë që nënshkruhet mes Italisë dhe Shqipërisë në 20 janarin e vitit 1924, ai që i hap rrugë edhe më tej të drejtës italiane për të shfrytëzuar pasurinë ujore të Shqipërisë.
    Gjatë kësaj periudhe, koncesioni i shfrytëzimit të Butrintit, Nartës dhe Karaburunit i ishte dhënë kompanisë së Ismail Sefës. Koncesioni për peshkimin në ujërat e Liqenit të Shkodrës dhe në Lezhë i ishin dhënë kompanisë së Muhamet Krajës.
    Në këtë periudhë, në koncesionet e peshkimit përfshihen edhe disa qytetarë italianë por pa dhënë ndonjë rezultat dhe pa pasur ndonjë kohëzgjatje të madhe.
    Në vitin 1935, ka një përpjekje konkrete nga Italia për të marrë atë që mund të cilësohet si monopol peshkimi në Shqipëri. Një qytetar i quajtur Olindo Bieti i drejtohet zyrtarisht ministrisë së Financave të Shqipërisë duke I kërkuar që të koncesionin e peshkimit.
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: bit.ly/3sfGvHc
    Follow SCAN TV në Facebook: bit.ly/3FbRsBy
    Follow Scan_tv në Instagram: bit.ly/3VTYCQy
    Follow SCAN TV në Linkedin: bit.ly/3D1yQBn
    Follow scan_tv në TikTok: bit.ly/3zbVrKz
    #scantv #dosjae #kreshnikkucaj #industriaepeshkimit #industri #peshkim #histori #dokumentar #vite #history #memories #experiences #fishing #shqiperi #albania #tradita #traditashqipetare #diaspora #shqiptaretneperbote #bota #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent #fishing #dossier #shiroke #shkodër #peshkimi #peshkiminëkosovë #enverhoxha #komunizëm #anija #peshkarexhe #vlore #ergishasanbelli #pescalba #lezhe

Komentáře • 3

  • @klodicera9643
    @klodicera9643 Před rokem +4

    Bravo per Dokumentarin

  • @ReportAl
    @ReportAl Před rokem

    Shume interesant

  • @commentogiusto7952
    @commentogiusto7952 Před 7 měsíci

    Harrove qe ne 85 Deri 89 punuan dhe italian ne peshkim ku thonin anijet tona prodhim shqiptar o polake ishin te mira po' nuk kishim veglia. Po' midhiet e francezeve ne sarà de po' grumillimi bretkosave per hollandeset