Fenomenet e rralla që goditën Shqipërinë, Uragani i Durrësit e 'Dimri i Tmerrshëm' 1985|DOSJA E

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 08. 2024
  • Autor: Kreshnik KUÇAJ
    Montazhi:Ergis Hasanbelli
    Ndërsa Shqipëria po përgatitej për festën e vitit të ri, qendra sinoptike e Tiranës informoi Portin e Durrësit për një event të rrallë atmosferik që pritej të ndodhte me 26 dhjetor të vitit 1973.
    Parashikimi fliste për një përkeqësim të motit dhe një erë të vrullshme deri në 20 metra për sekond.
    Me dhënien e këtij njoftimi, drejtoria e portit në Durrës mori masa të shpejta për të siguruar anijet që ndodheshin në port e gjithashtu të gjithë punonjësit u vunë në gatishmëri.
    Në orën 11.10 të datës 26 dhjetor 1973, në mënyrë të befasishme u rrit shpejtësia e erës deri në 25 metra në sekond dhe pas orës 12.30 shpejtësia e erës e matur kaloi në 30 metra në second gjë që shkaktoi rritjen e fotrcës së detit në 7 deri në 8 ballë të shkallë beofort, në drejtim jug- perëndim.
    Si rrjedhim i erës së fortë dhe baticës, dallga e cila thyhej me forcë të madhe ne skalierën jugore dhe perëndimore të portit mbërriti lartësinë deri në 9 metra dhe në këto rrethana uji i detit përmbyti pjesën jugore e perënbdimore të portit duke arritur në një nivel 30-40 centimetra. Kjo situatë vazhdoi deri në ora 18 dhe pastaj gradualisht niveli i ujit filloi të ulej deri në orën 21 kur gjendja u normalizua.
    Përmbytja dhe shkatërrimi që solli në portin e Durrësit kjo ngjarje e pazakontë atmosferike solli si pasojë pezullimin e punës për shkarkimin e anijeve por edhe dëmtimin e një serë mallrave që pritej të shkarkoheshin apo që ishin në magazina.
    Eterniti që mbulonte magazinat doganore u shkatërrua terësisht duke lënë një serë mallrash në qiell të hapur e si rrjedhojë duke i dëmtuar edhe ato. Në bazë të vrojtimeve shumë vjeçare, uragani që kaloi në portin e Durrësit me datë 26.12.1973 konsiderohej si një rast i paparë për Shqipërinë deri atëhere.
    Por çfarë shkruhej në raportet që u bënë nga autoritetet lokale të kohës?
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: bit.ly/3sfGvHc
    Follow SCAN TV në Facebook: bit.ly/3FbRsBy
    Follow Scan_tv në Instagram: bit.ly/3VTYCQy
    Follow SCAN TV në Linkedin: bit.ly/3D1yQBn
    Follow scan_tv në TikTok: bit.ly/3zbVrKz
    #scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent #hurricane #durres #storm #naturalphenomenon #1973 #communist #seastorm #winter #lowtemperature #albania #shqiperia #fenomen #history #shkodër #tirane #kukes #durres #lezhë #puka #uragan #bore #declassifed #ademreka #portidurres #dossier #dosjae #kreshnikkucaj #ergishasanbelli #histori #fakteinteresante #unknownfacts #economics #memory

Komentáře • 3

  • @andoncuni2931
    @andoncuni2931 Před měsícem

    Jam ne itali dhe e njejtja gjemdje a e imgjonini se ne ate kohe ishte saliu

    • @floraprenga5793
      @floraprenga5793 Před 14 dny

      po pse moj qa ka saliu???
      po prz ne kohe n e saliut kemi qene 10000 here ma mire
      leke me shume
      krim dhe mafje me pak
      stres me pak
      lufte klasash hiq
      sot eshte katastrofe
      krimmmmm
      MAFJEEEEEEEE
      SHTET MAFJE
      DROGE E GJITHE SHQIPERIA
      SHPOPULLIM APOKALIPTIK
      ME VJEN TE QAJ NGA KJO KATASTROFE
      TAMAM SI NE KOHEN E ENVERIT