Emina Cunmulaj: Mjelja lopet, qe te mos me martonin te vogel

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 24. 09. 2020
  • E ftuar në emisionin Historia ime në Tv Klan, Emina Cunmulaj ka rrëfyer historinë e jetës së saj duke nisur nga fëmijëria që ka kaluar në Mal të Zi.
    Ajo ka lindur në Michigan dhe kur ishte 5 vjeçe, prindërit e saj u kthyen në Mal të Zi, në një fshat të vogël malazez buzë Liqenit të Shkodrës,që quhet Nënelm.
    Deri në moshën 15 vjeç ajo ka kullotur lopët dhe i ka mjelë ato sepse e gjente si arsye për t’u mos martuar. Sipas saj vajzat që bënin punë shtëpie dhe dinin të gatuanin martoheshin shumë shpejt dhe ajo merreshe me punë vetëm jashtë shtëpisë, të mos dinte të pastronte dhe gatuante që të shtynte sa më shumë martesën.
    Mirela Milori: Ju u vendosët të gjithë në Nënelm, sa vite qëndrove aty?
    Emina Cunmulaj: Unë u largova sërish nga fshati në moshën 15 vjeç.
    Mirela Milori: Si ka qenë jeta në këtë fshat?
    Emina Cunmulaj: Në përgjithësi mirë, përpiqem ta vej fokusin gjërave pozitive. Një fëmijëri shumë e thjeshtë. Sa herë që vij vizitoj disa familje në nevojë dhe i shoh këta fëmijë që po jetojnë të njëjtën jetë që kam jetuar dhe unë. Unë kam mjelë lopët, i ka çuar në livadhe, i kam sjellë prap lopët në shtëpi. Nuk doja të bëja punët e shtëpisë brenda sepse vajza në atë kohë martoheshe që 14 vjeç dhe i thoja vetes nëse nuk i bëj gjërat, nuk e bëj gatimin, pastrimin, ndoshta nuk do më martonin tepër herët. Kështu pothuajse ka kaluar fëmijëria. Nuk kemi patur shumë lodra, kemi luajtur më shumë me llaç e baltë.
    Janë disa gjëra që kanë ndodhur jo shumë të bukura. Gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë ka qenë një kohë më e vështirë, pastaj lufta e Kosovës ka qenë edhe më e vështirë sepse ne kemi qenë në fund të Malit të Zi, tek liqeni i Shkodrës dhe kanë kaluar shumë refugjatë në atë kohë që duart e mamit tim i kanë dhënë bukë më hëngër, rrobat tona ia kanë veshur atyre. /tvklan.al
    #HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře • 25

  • @dhimoberati8382
    @dhimoberati8382 Před 3 lety +33

    Sot eshte miliardere por ka 1 thjeshtesi dhe zemer te madhe sa eshte e pamundur te jesh indiferente ndaj saj. Femer klas.

  • @lalallele4784
    @lalallele4784 Před 3 lety +19

    Femer tipike gjak shqiptari, te lumt shum e zonja. Ke deshir ta ndegjosh dhe ta shikojsh 😍

    • @marsi4409
      @marsi4409 Před 3 lety

      Zonje eshte vertete.

    • @playyx4173
      @playyx4173 Před 3 lety

      Shum mir ke ba qe se ke marr shqiptar

  • @nijazidalipi4128
    @nijazidalipi4128 Před 8 měsíci

    Jeni ⭐️🙏🇦🇱paqi shendet familjen

  • @mirabaruti4069
    @mirabaruti4069 Před 3 lety +2

    Ferma me e bukur. Ne shpirt dhe ne trup ,ne mendje .Je nje nder per ne qe flet shqip qe je Sgqiptare thjesht te dua shumm ❤️❤️🥰💋💕💓🙏🙏🌟🌟🌟

  • @muhamethaliti9388
    @muhamethaliti9388 Před 3 lety +5

    Shum e sinqert emina ti je nje grua efort e guximshme dhe rri pa merak se ata prind qe takan dhan at edukat mendoj se jan tash te lumtur por ti thua qe je katunare dhe po ju jem msim shumices qe kan qen katunar dhe tash nuk i njohin katunart te lumt

  • @marselokarvajal1576
    @marselokarvajal1576 Před 3 lety +2

    👏👏👏😍

  • @xhiki4257
    @xhiki4257 Před 3 lety

    💗

  • @Erna006
    @Erna006 Před 3 lety +3

    Nan Helm nuk asht Mai keq se holiwoodi jo.. Se malsorshe Dhe u malsorja poju shkruaj.. Ha ha.. Nan helmi besa edhe Mai bukur.. Se asht vendlindja.. Guri I ran peshon ne vetin e vet.

  • @rakipbajraktari2147
    @rakipbajraktari2147 Před 3 lety +3

    Zotin e paq me vete

  • @angitrajani6620
    @angitrajani6620 Před 3 lety +4

    Modele kjo ?

    • @xijealiu4331
      @xijealiu4331 Před 3 lety +3

      pooo sa gjysma e saj je ty e un zemra

    • @marsi4409
      @marsi4409 Před 3 lety

      Nuk e sheh qe i ka linjat e trupit si modele klasike madje.Eshte 180cm femer pa taka.

    • @klekle5385
      @klekle5385 Před 3 lety

      A nuk te duket a si 🤣a e shef si asht?