Hoxha dhe prostitutja

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 5. 09. 2024
  • Ne po ju përcjellim një rrefim të lashtë. Një tregim real që ka ndodhur në Kairo të Egjiptit.
    Diku 100 vite më herët, në univerzitetitn e al Az`harit punonte një profesor i moshuar. Ai tërë jetën ia kushtoi mësimit dhe diturisë. Nga kjo botë dinte vetëm shtepinë e tij, xhaminë dhe rrugën për në fakultet ku ai ligjeronte.
    Kaluan vite dhe dekada, e profesori bënte atë që e kishte zakon, ecte nëpër rrugët e vjetruara të pjesës së vjetër qytetit të Kairos, dhe hynte në oborin e fakultetit. Aty qëndronte tërë ditën dhe në mbrëmje u niste për në shtepi. Ate e njihte e tërë çarshia dhe zejtaria, të cilët gjith e përshëndetshin në sabah e aksham dhe gjith e shihnin me libra në dorë.
    Kur shejhu i nderuar, siç quhet një hoxhë tek ta, hyri në moshë të pleqërisë, filloi të dobësohet. Iu dobësuan sytë, iu dobësua trupi dhe u ngarkua psigjikisht.

Komentáře • 59