Rudina - Ndarja nga jeta e aktores Shpresa Berdellima/ Suzana Turku rrefen kujtimet! (5 nentor 2019)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Në programin “Rudina” në Tv Klan është folur për një prej figurave më të njohura të kinematografisë shqiptare, që fatkeqësisht sot nuk është më mes nesh. Aktorja shqiptare Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta disa ditë më parë, pas një lufte 2-vjeçare me një sëmundje të rëndë, në Belgjikë aty ku jetonte prej vitesh.
    Shpresa nuk pati një karrierë të gjatë në kinematografi, por padyshim mund të themi se ishte një nga aktoret më të suksesshme, e cila la gjurmë të arta me rolet e saj më të spikatura. Për të folur më shumë për të, në studio ka qenë dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku, e cila prej shumë vitesh ruante një miqësi të fortë me Shpresa Bërdëllimën.
    Shpresa Bërdëllima u bë e njohur me disa role si Maria Gajtani tek filmi “Vajzat me kordele të kuqe”, Asimeja tek filmi “Përtej mureve të gurta”, Liza tek filmi “Kur hapen dyert e jetës”, Zana në filmin “Kur ndahesh nga shokët”, Mirela tek telekomedia me të njëjtin emër. Në filma të tjerë ajo ka pasur role episodike, si për shembull Keti tek “Flutura në kabinën time”, Vali tek “Era e ngrohtë e thellësive”. Shpresa jetonte prej vitesh në Belgjikë, ishte e martuar me Arian Milukën dhe kishte tre fëmijë.
    “Shpresa ka qenë shumë e bukur me një bukuri natyrale. Ajo ka qenë një aktore dhe artiste që është vlerësuar shumë nga komuniteti i artistëve. Unë për vete e kam admiruar Shpresën dhe besoj se gjithë brezi im e kanë njohur dhe e kanë dashur shumë Shpresën. Por kjo është e keqja e Shqipërisë, është harresa. Presim që njerëzit të vdesin, më falni, dhe ne t’i kujtojmë. Jo vetëm Shpresa por edhe shumë artistë të tjerë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme, nuk kujtohen fare”.
    Suzana Turku është dirigjente e njohur dhe mban titullin “Artiste e Merituar”. Është njohur me Shpresën kur kanë qenë studente dhe Suzana njeh mirë edhe familjarët e Shpresës, bashkëshortin dhe motrën e saj, me të cilën ka punuar në Opera.
    “Ajo është padyshim një nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Jam mikeshë me familjen e saj prej shumë e shumë vitesh, që kur kemi qenë vajza të reja. Shpresa ka qenë një nga aktoret që e ka dashur shumë profesionin e saj, e ka bërë me shumë përkushtim, me shumë zemër, me shumë profesion deri sa ka arritur të krijojë figura që janë të paharruara”.

Komentáře • 19

  • @violetaxhameta6940
    @violetaxhameta6940 Před 4 lety +5

    O zot sa e bukur ka qen yll

  • @valbonakasa4103
    @valbonakasa4103 Před 4 lety +9

    Me tè vertet ka qene vajze shume e bukur dhe aktore shume e mire. Ngushellime familjes!!

  • @serxhovlore1523
    @serxhovlore1523 Před 4 lety

    Moj rudina je shum e ndjekur pse nuk fillon ne emision in tend te kujtosh figura e shumt a te artit qe Jan len ne harres me shum respekte

  • @AlbPjer1
    @AlbPjer1 Před 4 lety +11

    Sa "bukur" qe filloj ky program......
    Pyetja: "Sa kohe keni qe e njihni Shpresen" ?
    Pergjigjia: "Shpresa ishte nje artiste e madhe qe ne fillim aktoret e rinj......etj etj
    E pra shqip flasim ne shqiptaret dhe nuk merremi vesh me njeri tjetrin.
    Zonja Rudina, ti a e ftove ndonjehere Shpresen sa qe gjalle, perpara se te semurej ?
    Te kuptoj , u kepute fare, u pickove me kete program.......megjithate nuk eshte kurre vone, sepse ke artiste te tjere akoma gjalle dhe qe te takon t`i ftosh ne emisionin tend. Vere mendjen ne levizje pak me larg, dhe mos u kujto kur nderrojne jete. Ndryshoni dicka ne kete drejtim
    Ngushellime familjareve, te afermeve per humbjen e madhe. Nderim dhe respekt per figuren e Shpreses dhe kontributin e dhene ne artin skenik si ne Film ashtu edhe ne estrade.

    • @klintonbekaj1300
      @klintonbekaj1300 Před 4 lety +2

      ×××):pernimend jam dakort me ju asniher se kemi pa ne emison shkon i fton do ce ka koh per ta e Artistat jo por nejse se Artistat gjithmon besin gjall ne zemrat dhe ne mendjen ton jemi rrit me kto/a Artista ne.
      Me vjen keq per vdekjen e saj
      por tek ne njerzit e gjall duhet me vdek per met dasht e meta dit vleren dikush
      NGUSHLLIME Familes dhe gjith atyre qe e dashten ket ARTISTE

    • @2011endi
      @2011endi Před 4 lety

      para se te besh paragjykimin , shihe emisjonin deri ne fund, ajo eshte ftuar ne emisjonin takimi pasdites, dhe ka folur nga mediat sociale.

    • @liberta1978
      @liberta1978 Před 4 lety

      Dhe une kete mendova dhe paska ardhe cdo vere , si gjithmone pas vdek jes

    • @2011endi
      @2011endi Před 4 lety

      @@liberta1978 lexon ti ckam shkruar apo jo. Shihe emisjonin deri ne fund. Ajo ka qen e ftuar ne emisjon.

  • @liberta1978
    @liberta1978 Před 4 lety +3

    Po si ka mundesi qe nuk u ftua asnjehere ne nje emision te pakten une se kam pare ndoshta gabohem , si gjithmone pasi vdes

  • @alexalex8646
    @alexalex8646 Před 4 lety +6

    Respekte per Shpresa Berdellima, u prefsh ne paqe

  • @arminalbin9959
    @arminalbin9959 Před 4 lety +1

    😢😢😢😢😢🙏

  • @fatanovi1992
    @fatanovi1992 Před 4 lety +1

    RESPEKTE PER KETE AKTORE

  • @zenizylyftari7272
    @zenizylyftari7272 Před 3 lety

    Paharruhar qofte ka lene artin qe e kujtojne emrin e Shpreses ngushllime familjareve.

  • @nokuvogel9380
    @nokuvogel9380 Před 4 lety

    🙏🙏🙏🙏🌟🌟🌟🌹

  • @jonas15jonas33
    @jonas15jonas33 Před 4 lety +5

    Shqipri e degjenerume.te gjith aktoret kengetaret e artistet e vertet iken rrugve te botes,se kush ngeli aty ska as pension.turp.

    • @sokoltoska15
      @sokoltoska15 Před 4 lety +2

      Ngushllimet per kete Aktore qe mbete në cdo film qe do shikohet bres pas bresi.