Gjebrea bën diçka të paparashikuar, Lida fluturon nga gëzimi kur e takon: Tani le të vdes!

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 18. 05. 2024
  • “Ua! Unë le të vdes tani!”, ishte reagimi i parë i Lidës kur mesazherja e “Ka Një Mesazh Për Ty” i përcolli ftesën për në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
    Motra, Irena e cila e ka ftuar, u shpreh gjatë rubrikës se Lida e ka patur ëndërr të jetë pjesë dhe është ndjekëse e rregullt e programit ndaj moderatori Ardit Gjebrea ka ndërmend diçka për ta surprizuar.
    “Unë do të bëj një gjë që nuk e kam bërë ndonjëherë. Do të fshihem këtu mbrapa dhe do të pres kur të vijë Lida”, tha ai teksa shkoi drejt një cepi të studios. Lida hyri me shumë gëzim e solaritet duke i përshëndetur të gjithë pa e vënë re aspak që Gjebrea po e ndiqte nga pas. Kur u kthye për t’u ulur në kolltukun e saj, reagimi i lumturisë është i menjëhershëm dhe i papërmbajtshëm!
    Lida: Ua Arditi po vdisja! Po vdisja Ardit! Po vdisja! Le të vdes tani!
    Gjebrea dhe Lida ulen për të biseduar, por ajo është kaq euforike sa nuk e fsheh aspak lumturinë e pamatë.
    Ardit Gjebrea: Po si të kam njëherë?
    Lida: Po çfarë si më ke? Unë kam dy ditë që po vdisja, të të takoja ty e të vija këtu! Me shpirt ta them! Kush më ka sjellë mua këtu iu bëftë dita njëmijë!
    Ardit Gjebrea: Ti e ndjek programin në Itali?
    Lida: A e ndjek? Unë të kem çdo sebep, nuk shkoj të dielën që të shikoj programin tënd. Jam shumë e dashuruar!
    #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    #lida #irena #korce #sakrifice # veshtiresi # mirenjohje # dashuri #Dea
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •