Klan News - Bedati, plazhi i “parajses” ne Divjake

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 5. 06. 2021
  • Në bregdetin e Adriatikut, është një zonë e cila njihet me emrin parajsa e shtegut të pirgut. Është një pjesë e lagunës së Karavastasë e cila të mahnit me numrin e madh të shpendëve që mund të shohësh.
    Për turistët janë ndërtuar kulla të larta, nga ku mund të vështrojnë pelikanët, flamingot, rosat apo çafkat. Është një spektakël natyror për çdo vizitor që këtë fund javë ka zgjedhur të pushojë në Bedat të Divjakës.
    Kjo zonë njihet për numrin e madh të species me emrin gaforrja blu. Ajo gjendet me shumicë si në det ashtu edhe në restorante. Është ushqimi më i preferuar sidomos për vendasit të cilët ua njohin shumë mirë edhe vlerat ushqimore.
    Kjo zonë i tërheq vizitorët me natyrën e virgjër, pastërtinë e bregdetit, qetësinë dhe bukurinë. Kohët e fundit Bedatit ka nisur të rezervohet edhe nga të huajt të cilët më parë nuk e njihnin këtë plazh. Operatorët turistikë kanë marrë të gjitha masat duke ndërtuar infrastrukturën e duhur. Në restorante gatuhet vetëm peshk i egër si dhe perime të tokave pranë bregdetit.
    Hapësira e bregdetit prej 2 km nuk ka ndotje ndërsa preferohet gjithnjë e më shumë nga pushuesit vendas për shkak edhe të kostove të ulta.
    Klan News
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Komentáře • 8

  • @kujtimmema5474
    @kujtimmema5474 Před 3 lety

    Shum bukur do vim ta shohim

  • @tanbudallai2447
    @tanbudallai2447 Před 3 lety +1

    Aty eshte fantazi

  • @bardhokbrushtulli4396
    @bardhokbrushtulli4396 Před 3 lety

    BRAVO

  • @desarabala8420
    @desarabala8420 Před 3 lety

    Shyqyr, ishallah po ngopeni

  • @user-gk9vo8dg2h
    @user-gk9vo8dg2h Před 3 lety

    Vendi I qetsis dhe bukuris e adhuroj ate vende

  • @tanbudallai2447
    @tanbudallai2447 Před 3 lety

    Ndersa ti mose u ngopshe te hengert syri

  • @torianxhi3850
    @torianxhi3850 Před 3 lety

    dmth ju i keni bere reklame lokakit se bregdetin se pame me asnje cep... sa x pasterti eshte cope cope se bashkia sve kurre dore te pasteoje bregdetin edhe pse ai eshte nje plazh me shume vlera x ne qe e dime dhe e kemi ktu cdo dite