Eksluzive/Pa Gjurme e gjen në mes të Gjermanisë-Flet pas 6 viteve Landi Kondaj: Arrita deri aty sa…

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV
    Gjendet pas 6 viteve në Gjermani, 38-vjeçari Landi Kondaj. Falë emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, një bum informacionesh mbërritën në adresë të programit. Landi Kondaj u gjet në Berlin, ndërsa ishte informuar se kërkohej në emisionin ’Pa Gjurmë’. Ai u tregua i gatshëm të flasë mbi arsyet që e mbajtën larg familjes nga dita kur vendosi të ndërpresë kontaktet, majin e vitit 2017. Në një komunikim me moderatoren Odeta Dume, ai shpreh pendesë për shqetësimin që i ka krijuar familjes, veçanërisht nënës.
    Odeta Dume: Landi përshëndetje?
    Landi Kondaj: Po përshëndetje Odeta!
    Odeta Dume: A je mirë me shëndet?
    Landi Kondaj: Mirë faleminderit, ju mirë?Faleminderit shumë për çdo gjë, që ke bërë për familjen time, ju jam shumë mirënjohës
    Odeta Dume: E ke parë emisionin ‘Pa Gjurmë’?
    Landi Kondaj: E kam parë që kur më njoftuan
    Odeta Dume: Po çfarë kishte ndodhur, pse 6 vite s’kontaktove?
    Landi Kondaj: Kanë qenë disa gjëra personale, disa gjëra që kam qenë mbyllur në vetvete dhe nuk isha shumë…Me pak fjalë nuk doja t’i shqetësoja nga shumë gjëra, privatisht gjëra të mia. Arrita deri aty sa… Kam qenë edhe këtej pa letra edhe u detyrova. Pa letra është shumë e vështirë të punosh, por punoj në të zezë. U përpoqa shumë të bëja 55diçka për veten time, për familjen më pas, por s’ia dola dot. U mbylla...Qe një gabim fatal, që bëra për familjen, për prindërit, për vëllain, për motrën. Një gabim i rëndë shumë, por kur arrin këtë psikologjinë, këtë gjendjen psikologjike gjithsecili mund ta kuptoj pak a shumë
    Odeta Dume: E qartë kjo gjë ndodhi dhe e kuptoj, por nëse nuk do bëhej emisioni ‘Pa Gjurmë’ çfarë mendoje, do i kontaktoje në një të ardhme apo thjesht për momentin doje të ishe vetëm?
    Landi Kondaj: E kisha menduar shumë herë dhe kjo më gërryente përbrenda, por nuk isha i gatshëm që t’i kontaktoja. Dhe faktikisht emisioni ‘Pa Gjurmë’ është një emision unik dhe isha me fat që kisha shkuar tek një familje dhe më thonë se kërkohesha në një program. Ata hapin youtube-n, unë shikoj emisionin dhe pastaj u binda që ishin fotot e mia. Faktikisht mua nuk më shkoi mendja se kishte arritur deri aty muhabeti. Më thanë këtu muhabeti Çfarë po bën? Çfarë janë këto që ke bërë? Si nuk na ke thënë ? E kisha çuar shumë në mend që të kontaktoja, por nuk isha gati se është një moment që jam herë me punë e herë pa punë. Nga gjendja ekonomike nuk jam mirë. Shumë shumë faleminderit se bëni një punë universale
    Odeta Dume: Edhe ne sinqerisht na vjen shumë mirë.
    Landi Kondaj: Gabimin që bëra nuk ka shans që ta përsëris më dhe gjithmonë njerëzit që kam rreth e rrotull do ua këshilloj që mos të bëjnë diçka të tillë, sepse është diçka shumë e… Të ha përbrenda në rradhë të parë, se unë për fat të mirë nuk kam asnjë keqkuptim me familjen. Thjesht bëra një gabim fatal, që u mbylla në vetvete nuk hapesha me asnjë dhe u detyrova derisa shkëputa kontaktet, kjo ka qenë gjithë historia…
    38-vjeçari nga Tepelena jetonte në shtetin gjerman vetëm, për më shumë se një dekadë.Ai punonte si kuzhinier në një restorant me pronar grek, kur papritur humbi gjurmët.
    Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Komentáře • 2