Top News/ Në ndihmë të Ukrainës/ SHBA tjetër paketë ndihme ushtarake për Kievin

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 23. 05. 2024
  • Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten e 24 majit për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në të cilën përfshihen municione, raketa dhe mina.
    Paketa e re e ndihmës nga Uashingtoni vjen në kohën kur Rusia po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit. Ukraina po përballet me luftime të ashpra në Harkiv që prej 10 majit, ndërsa avancimet më të mëdha arritën në 18 maj.
    “SHBA-ja njofton sot për një paketë të re me armë dhe pajisje për Ukrainën për të mbështetur popullin ukrainas, teksa ata mbrojnë shtetin e tyre”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. “Kjo paketë, në vlerë prej 275 milionë dollarësh, është pjesë e përpjekjes sonë për të ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmin e Rusisë afër Harkivit. Paketa përmban aftësitë urgjente” që i duhen Ukrainës”, tha kryediplomati amerikan.
    Muajin e kaluar, ligjvënësit amerikanë miratuan paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, pasi për disa muaj paketa kishte mbetur e bllokuar në Kongres. Që atëherë, presidenti amerikan Joe Biden, ka urdhëruar dërgimin edhe të pesë paketave të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
    Pamje:AFP
    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on CZcams Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #TopNews#Ukrainë#SHBA
  • Zábava

Komentáře •