Pa Gjurme-Vëllai i Azgan Mërnicës i vr*u djalin/ Nëna: Lëvizin me pist*leta, mburren për vr*sjet

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 14. 05. 2024
  • Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
    Për më shumë vizitoni: shqiptarja.com/ dhe www.report-tv.al/
    Subscribe to "Report TV" on CZcams Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @report-tv-albania
    Follow Report Tv on Facebook: reporttval/
    Follow Shqiptarja.com on Facebook: ShqiptarjaCom/
    Follow Report Tv on Instagram: reporttv.al
    Follow Shqiptarja.com on Instagram: shqiptarjacom
    Follow Report Tv on Twitter: shqiptarjacom/
    Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom
    #ReportTv #LajmeReportTv
    Dukate Selimi, nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në vitin 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i vrasësit të efektivit të ‘Shqiponjave’ në Fier, Azgan Mërnicës, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv pohoi për rrezikshmërinë e lartë që ata paraqesin në fshatin Sulaj. Duke e cilësuar fisin Mërnica si një fis me rrezikshmëri të lartë, Selimi tha se ata lëvizin më pistolet ame fishekë në fole dhe se të vrasin më gjakftohtësi.
    ‘Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Rruëgne kishim afër shpiave të tyre nuk kishim asnjë lloj garancie për jetën. Edhe daja i Kiri Mërnicës, në bashkëpunim dhe më dy të tjerë dhe më pas ngjarja mori tjetër rrjedhë se u manipulua ngjarja. Kam 3 vite që merrem me drejtësinë e djalit tim. Ai fshat është shumë problematik. Ai fshat është shumë problematik sepse nuk ka 1- autor por janë një pjesë dërrmuese. Babai i Kiri Mërnicës i cili ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë.’- tha Selimi.
    Për vrasjen e policit Novruz Cenaliaj, Selimi tha se motivet e vrasjes nuk janë ato që thuhen pasi në atë rrugë kalojnë lirisht dy makina, por është fakti se ata mburren si fis me vrasjet. Dukete Selimu shtoi po ashtu se ata kanë mbështetje.
    'Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje. Polici është 28-vjeç aq sa mund të ishte djali im sot. Motivet e vrasjes anashkalojnë. Ajo është rrugë që kalojnë dy makina lirisht. Nuk është parakalimi që ka çuar motivin. Azgan Mërnica endej me pistoleta me fishekë në gojë, janë kapur me disa raste. I di të gjitha di edhe mbështetjen që kanë. Pasi dolën nga burgu kanë kërcënuar me jetë vëllain tim. Kanë plagosur kushëririn tonë. Disa janë në arrati. Nuk kapen sepse kanë mbështetje në policinë e Fierit.’- u shpreh Selimi.
    Selimi tha se në fshatin Sulaj është e vështirë të futesh pasi ata të kërcënojnë me armë.
    ‘4 vite nuk kemi folur në fillim kanë tentuar të pajtohen dhe e kanë ndarë mendjen të marrin hak. Kanë marrë hak për djalin tim. E kanë vrarë natën e Kurban Bajramit. Është një frikë e madhe të futesh në fshatin Sulaj. Ne kemi marrë kërcënime reale, sa herë futemi në fshatin Sulaj të kërcënojnë me armë. Një vit pas ngjarjes kam marrë shefin e krimeve dhe u kam thënë po na kërcënojnë me armë. Në Gjermani nuk ka djalë, sepse ai tre ka, 1 në burg, 1 në arrati dhe ka një të vogël në shtëpi, ka edhe një vajzë të martuar. Nuk jemi dakord sepse Kiri Mërnica ka qëndruar në burg si pasojë e plagosjes së Pashk Pëlnicës. Na ka sjellë dëme drejtësia. Të vrasin me gjakftohtësi, janë njerëz vrasës e kanë në gjak vrasjen.‘- u shpreh Dukate Selimi.
    Prej mesditës së 13 majit, policia është vënë në kërkim, të Agzan Mërnicës i cili vrau me një plumb në kokë efektivin e policisë së ‘Shqiponjave’ Novruz Cenaliajn. Mërnica, ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishes, Luan Baci në prill të vitit 2021.
    23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas saj, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n.

Komentáře • 70

  • @blerina_nd
    @blerina_nd Před 13 dny +12

    Sa keq me vjen per kte nene🥺
    E ka pas nxjerr edhe stopi
    I iku drita syve djali

  • @georginaveizai2827
    @georginaveizai2827 Před 12 dny +4

    Jemi me ty o nene te lumte goja burnesh shtet koti.Shpirti djalite tende ne parajse.Mose ki merake se edhe ata aty e kane.Zoti vonone po nuke harrone.Duhet te jeshe krenare se rrite nje djale te mire 😊

  • @noral6568
    @noral6568 Před 11 dny +1

    Oh moj nene sa keq me vjen ta vrane djalin i vrafte i madhi zoti. Ngushullime moj nene te kesh jete te gjate te rrosh dhe ta kujtosh dtiten e syrit 🙏🏼🙏🏼🙏🏼aman o odeta ler njerzit te flasim je bere si evisi ini bere te bezdishme. !!

  • @burbuqeshehu7592
    @burbuqeshehu7592 Před 12 dny +2

    Ishalla gjëndet vëllai i tij 🙏

  • @user-ii9ok6fg3c
    @user-ii9ok6fg3c Před 13 dny +7

    Cduan ne fier keta horra

  • @francoikonomi2457
    @francoikonomi2457 Před 12 dny +2

    Eshte per tu habitur se si policia nuk reagon kur e din shum mir qe shumica e te rinjve ne Fier qarkullojne me pistoleta me vete, dhe kjo eshte e vertet

  • @vironkalivaci6057
    @vironkalivaci6057 Před 12 dny +1

    Moj gaxetare cfare kuptim dhe qellimi ka ky emisioni nga ju me emrin Pa gjurme

  • @arjanamustavetaj5467
    @arjanamustavetaj5467 Před 11 dny

    Aman moj Odeta,me gjith respektin qe kam.
    Po bej i cik kujdes aman,se ja permende 100 her asaj nene,ke humb djalin,humbe djalin,po kujdes i cik,se po i pervelon shpirti,vec shpirti i saj e din,se si esht 😢😢😢

  • @user-ue4ib1ht6n
    @user-ue4ib1ht6n Před 13 dny +3

    E shkreta .e kam provu me humbjen e djalit

  • @claudiabella3695
    @claudiabella3695 Před 11 dny

    Un jap shpeeblim 50 mije euro per informacjon per vellain tim ka qe ne 94 i humbur

  • @dudijearifi507
    @dudijearifi507 Před 13 dny +15

    Um jven keq qe kjo zonj ka humbur djalin po pse permend kosovar

    • @dejv-fd6lc
      @dejv-fd6lc Před 13 dny

      Ngaqe ai fis ne ate fshat jane te gjith kosovar dhe te lidhur me njeri tjetrin dhe me histori kriminale gati te gjithe si fis

    • @KristjanNdoci-nm9uz
      @KristjanNdoci-nm9uz Před 13 dny +1

      0 se è 45 4am0000

    • @skrevanalb
      @skrevanalb Před 13 dny +5

      Se jan te ardhur nga Kosova

    • @user-si5kz9qy5l
      @user-si5kz9qy5l Před 13 dny +1

      Ë

    • @erjolagoga8113
      @erjolagoga8113 Před 13 dny +4

      Sepse eshte fshat qè ka familje tè kosoves qè mbas luftes se dyt boterore

  • @user-ki8bb1il8h
    @user-ki8bb1il8h Před 13 dny +4

    Eshte e rende thote kjo Odeta (e trashe ):Po ku jeton ti moj Odeta ,o njeri I trashe ,a jeton ne Shqiperi !??

  • @user-wd5bs8ko1u
    @user-wd5bs8ko1u Před 13 dny +4

    , hu hu hu hu

  • @user-sz3zb9mh7z
    @user-sz3zb9mh7z Před 13 dny +1

    Nna guximtare bravo

  • @m90t489
    @m90t489 Před 13 dny +4

    😂😂😂😂 un jap 1 milioni tha i vellai😂😂😂 filluan telefonatat😂😂😂😂

    • @Lili-rm5ed
      @Lili-rm5ed Před 12 dny +1

      Hahahaha sa te drejt ke ka 11 vite i shkreti ska mar as nje info sot plasen tel