Opinion - Ramiz Alia (20 tetor 2005)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 09. 2024
  • Ramiz Alia, ish-lideri i fundit komunist i Shqipërisë
    Prej 15 vitesh është larguar nga jeta aktive politike, por vitet dhe ngjarjet e kanë ndryshuar fare pak rutinën e tij. Tani që ka hyrë në vitin e 81 të jetës ish-lideri i fundit komunist i Shqipërisë dhe ish Presidenti i parë i zgjedhur nga një Parlament pluralist vijon të jetojë ende sipas atij ritmi. Ramiz Alia një nga personazhet kyçë të historisë së Shqipërisë që nga viti 1942 deri më 1992, jeton në një apartament në Tiranën e re. Ai beson se ka pasur një jetë komplekse dhe intensive. Ai i mbijetoi gjithë spastrimeve të brendshme në parti dhe në të 1981 pas vrasjes së Mehmet Shehut u etiketua si pasardhës i Enver Hoxhës. Ai u ngjit në krye të PPSH më 1985-ën dhe tashmë 15 vite pas largimit nga politika po sistemon me durim kujtimet e tij. Në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ish-lideri i fundit komunist i Shqipërisë tregon jetën e tij dhe veprimtarinë politike si të vetmin profesion që pati./tvklan.al

Komentáře • 5