Edicioni i Lajmeve Tv Klan 31 Korrik 2024, ora

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 8. 09. 2024
  • Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 31 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme
    Spiker: Reis Çiço
    Headlines 31 Korrik 2024
    Betohen 4 ministrat e rinj. Hoxha, Vengu, Balla e Malaj marrin zyrtarisht detyrën
    Ervin Hoxha, Piro Vengu, Petrit Malaj dhe Taulant Balla kanë marrë sot zyrtarisht detyrën e ministrit të qeverisë “Rama 3”. Një ditë pas votimit në seancën e Kuvendit, ata janë betuar mbi Kushtetutë në një ceremoni para Presidentit të Republikës.
    Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Shëngjin. Pushuesit kthehen në hotele
    Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit masiv në Shëngjin që mbrëmjen e së martës rrezikoi banesa dhe resorte pushimi. Zona vijon të mbahet nën mbikëqyrje. Përmirësimi i situatës ka sjellë edhe rikthimin e pushuesve në hotele dhe plazhe.
    SPAK zbardh 6 ngjarje kriminale në Elbasan, lëshon mbi 30 urdhër-arreste
    Një operacion i SPAK ka zbardhur 6 ngjarje kriminale të viteve të fundit në Elbasan duke bërë që të lëshohen mbi 30 urdhër-arreste. Në shënjestër janë vënë personazhe të njohur për drejtësinë, por edhe një ish-gjyqtare dhe efektivë policie.
    Rritet me 14% sasia e energjisë së prodhuar nga dielli, kontribut japin edhe bizneset
    Energjia e prodhuar nga fotovoltaikët shënon rritje me afro 14% në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-it. Krahas parqeve fotovoltaike, ndikim të madh kanë dhënë edhe impiantet e instaluara nga bizneset.
    Në Tiranë e Shkodër, femrat “rrezikojnë” të ngelen beqare. Kanë më pak meshkuj
    Në Tiranë, Shkodër, Berat, Vlorë dhe Lezhë një pjesë e vajzave duhet ta kërkojnë më larg gjysmën e zemrës pasi rrezikojnë të mbeten beqare. Kjo pasi sipas INSTAT numri i meshkujve në këto qarqe është më i vogël se ai i femrave.
    Frikë nga një luftë e madhe në lindjen e mesme
    Izraeli vrau në një sulm me raketa në zemër të Teheranit, liderin politik të Hamasit, Ismail Hanije. Presidenti iranian paralajmëroi se do ta bënte Izraelin të pendohej duke shtuar frikën e nisjes së një lufte të madhe në Lindjen e Mesme.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Email: info@tvklan.al
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 1