ISHULLI I ZVERNECIT, REPORTAZH | 4K DRONE VIDEO, VLORE 2021

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 30. 07. 2021
  • I mbuluar nga pishat e larta, ky ishull i vogël i Vlorës mund të arrihet duke ecur përmes një ure 270 metra të gjatë, që të mundëson një takim unik me natyrën. Ishulli e ka marrë emrin nga fshati me të njëjtin emër dhe ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Vlorës. Ishulli dhe fshati shtrihen në pjesën veriore të distriktit të Vlorës dhe është pjesë e guidave lokale turistike Vlorë-Fshati Zvërnec-Ishull Zvërnec.
    Për të shkuar në Zvërnec duhet të kalosh përmes fshatit të Nartës dhe pyllit të vjetër të Sodës. Rruga, e cila është e asfaltuar, e tepër komode, përfundon në kufijtë e saj me pamjen e ishullit të Zvërnecit. Ishulli njihet për pyllin fantastik prej disa hektarësh me pemë të larta që e mbrojnë si kurorë dhe për Manastirin e Shën Mërisë, një vepër e periudhës bizantine. Lartësia e ishullit është rreth 30 metra mbi nivelin e detit.
    Manastiri është një nga veprat më mbresëlënëse të trashëgimisë kulturore dhe fetare. Ndërtimi i tij mendohet të ketë ndodhur mes shek të XII-XIII dhe karakterizohet nga stili bizantin në arkitekturë. Për të shkuar në manastir ndiqet një urë druri, tipike për distanca të shkurtra, e cila lëkundet mbi ujërat e detit që ndan tokën nga ishulli.
    Manastiri mban emrin e Shën Mërisë; çdo 15 gusht banorët përreth e kremtojnë këtë datë të kalendarit liturgjik si ditën e gruas që lindi Krishtin. Në varrezat e manastirit ndodhet dhe varri i gruas që qëndisi flamurin, me të cilin u shpall Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912.
    Pylli i Zvërnecit është monument natyre me nje siperfaqe prej disa hektarësh. I gjithë kompleksi me pemë të larta është mbresëlënës në fushën e studimeve shkencore, pasi konsiderohet si habitat i pasur për lakuriqin e natës.
    _________________________________________
    Subscribe ‪@GOGLA‬ për më shumë video.
    _________________________________________
    Follow GOGLA në Instagram: / gogla_al
    Follow GOGLA në Facebook: / gogla.al
    Website: gogla.al/
    _________________________________________
    #goglaal #gogla #tirana #vlora2021 #portiivlores #vlora #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #vloradrone #albaniadrone #pamjemedron #vloramedron #marinavlore #vlore #gogla #lungomarevlore #lagjiahistorike #ishullizvernec #zverneci

Komentáře • 18

  • @flka538
    @flka538 Před 3 lety +3

    Bravo ju qoftë shumë bukur.🏛🌍🏞🌳🌴🌿☘🇦🇱🇦🇱.

  • @aviationfansalbania2332
    @aviationfansalbania2332 Před 3 lety +2

    Asnjehere skam qënë ketu, do iki shum shpejt ! Super

  • @paradised2630
    @paradised2630 Před 3 lety +7

    Atje ku Ska Dore njeriu pylli eshte normal

  • @user-yc2br2ln2r
    @user-yc2br2ln2r Před 2 měsíci

    Sa i bukur Manastiri në ishull 👌

  • @abc-00000
    @abc-00000 Před 10 měsíci

    Shum vend i bukur .

  • @luizluiz389
    @luizluiz389 Před 3 lety +3

    Reportagh bukur te shume congratulations Ketu nga Brazili !

  • @CoolMonkey55
    @CoolMonkey55 Před 3 lety

    Wow 🤩

  • @arbenbeli5780
    @arbenbeli5780 Před 3 lety +3

    Godinat prane Manastirit,jane lene ne meshire te fatit.Turp per ate vend qe eshte monument kulture,qe vine edhe turista.Varri i Marigose duhet te behet monumental,eshte fare i zakonshem.

    • @advanceddeletechanel8613
      @advanceddeletechanel8613 Před 3 lety

      Dhe sa vizitor kane qe hedhin kontribut. Nje te lyer duhet ti bejne godines se kisha eshte restauruar dhe nuk ka nevoje per gje.
      Nuk ka tabela qe e vene ne dukje varrin e Marigos. Shume nuk e kane idene.

    • @VojsavaLataj
      @VojsavaLataj Před měsícem

      Turp te ken kur nuk i kan kushtuar vëmendje varrit te Marigos dhe gjith kompleksit qe esht nje dhurat nga zoti .Kujdesu o njeri sepse aty vin mijra vizitor

  • @huomftimg
    @huomftimg Před 3 lety +1

    Gogla a mund ta ndryshoni emrin e kanalit si psh "Albanian Gogla" ose ne titujt e videove te vendosni Albania dhe me kete rast promovohet shqiperia dhe ju merrni klikime dhe nga shtetas te huaj te cilet ne kete rast youtube-i do te paguaj me shume nese shikohet nga shtetas te huaj

  • @happyandfunnybaby2450
    @happyandfunnybaby2450 Před 2 lety

    13 minuta nga Vlora nuk ka gje me bukur te ndertosh shtepi ne kete fshat dhe te punosh ne qytet