Djali me probleme mendore vret babanë, fqinjët në Mallakastër: E qëlloi me pllakë betoni në kokë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 10. 09. 2024
  • #reportTV #lajmeshqip #lajme Fqinjët në Mallakastër të familjes Muhametaj janë shprehur për mediat se e njihnin të ndjerin dhe se i biri që kishte probleme mendore e kishte vrarë me pllakë betoni në kokë.
    Të pyetur nëse i biri kishte probleme mendore, banorët e pohuan duke shtuar se ky i fundit merrte mjekime. Sipas tyre, ai ka qenë dikur në gjendje normale por pas kthimit nga Greqia, kishte shfaqur probleme.
    - E njihnit të ndjerin që humbi jetën mbrëmë
    - Ja atje ishim tnai. Është bërë hataja, ai s’ishte mirë nga mendja.
    - Po si e vrau?
    - E qëlloi me pllakë betoni në kokë.
    - Po pse kishin ndonjë konflikt të çastit?
    - Jo ashtu ishte si gjysmë ai.
    - Po herë të tjera ka patur veprime të tilla, pse se çoi në Vlorë ai?
    - Po s’çohet fëmija në Vlorë o ti ça thua.
    - A merrte mjekime, ilaçe? Merrte.
    - Si sillej në fshat?
    - Po mirë sillej ai punonte andej nga Greqia pastaj erdhi këtej i ranë trutë.
    ‘I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me neve mirë sillej, nuk tregohej agresiv.’- tha banori tjetër.

Komentáře • 14