Uniko - "Vrasjet e persosura" te Elbasanit! (29 Qershor 2020)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 5. 09. 2024
  • Elbasani, qyteti i njohur industrial i Shqipërisë së Mesme, imazhi i të cilit është i lidhur me arsimin dhe dijen, është kthyer vitet e fundit në imazhin e qytetit ku organizatat krimininale përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën.
    Ky rikthim vjen pas shpërbërjes shumë vite më parë të dy prej bandave më të rrezikshme të këtij qyteti, ‘Banda e Tan Kateshit’ dhe ‘Banda e Mandelës’, të krijuara gjatë viteve ‘97 të cilat u përplasën me këdo familje apo grup që i konsideronin më të vegjël se ata apo kur nuk paguanin gjobën e radhës.
    Ditët e sotme, kryesisht grupet e konsoliduara në Elbasan, janë ato të drogës. Ky qytet njihet si një ndër qytetet kyçe të magazinimit dhe trafikimit të heroinës e cila vjen nga linja Turqi - Maqedoni. Megjithatë, ka pasur përpjekje që linjat e heroinës të përdoreshin edhe për trafikun e kokainës nga rrjete kriminale të cilat e kanë qendrën dhe veprojnë në Tiranë. Sipas ekspertëve, ajo që i ka bërë më të rezistueshëm grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve në Elbasan është se janë të sofistikuar, nuk kanë patur deri në vitin 2015 konflikte për çështje territoresh. Kjo pasi narkotikët i tregtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Por situata ndryshoi gjatë vitit 2015 e në vijim.
    Qyteti tashmë është mbërthyer nga një seri ngjarjesh dhe përplasjesh me shumë viktima mes grupeve dhe organizatave, më të sofistikuara se ato të ‘97-ës, me më shumë pushtet politik dhe ligjor, me më shumë burime financiare, biznese të ligjshme, si dhe aktivitete kriminale në disa shtete të Evropës. Të afta për të bërë gjithçka, herë drejtpërdrejtë, shumë herë në formë të fshehur dhe të heshtur por sigurisht në formën e dytë përshfaqen më agresive, më të dhunshme, më dominante duke kryer vrasje dhe atentate që mund të përkufizohen si të përsosura.
    Një histori përplasjesh dhe vrasjesh e nisur në vitin 2005 dhe me vijueshmëri të eliminimeve reciproke deri në vitin 2015, tregoi se në Elbasan hesapet e këtij konflikti ishin drejt mbylljes për shkak të eliminimit të njërës prej palëve në konflikt dhe të konsolidimit të pozitave të një nga grupeve më të njohura në Elbasan, siç janë Çapjat.
    Por që nga fillimi i vitit 2014 një grup i ri ishtë formuar, bërthama e këtij grupi janë ish-anëtarë të një tjetër grupi të hershëm që ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin. Ky grup i ri prej 8 personash në vitin 2014 kishte moshë mesatare prej 25 vjeç ndërsa sot përllogaritet deri në 30 persona.
    Që nga fundi i vitit 2015, e më saktësisht fillimviti, 2016 qetësia në qytetin e Elbasanit, humbi sërish për të mos u kthyer ende sot që flasim. Disa ngjarje gjatë vitit elektoral 2015 shërbyen si fitilndezës për një luftë të ashpër mes organizatave influente.
    Lidhjet e organizatave kriminale dhe bandave të këtij qyteti me politikën iu kanë dhënë atyre gjatë këtyre 23 viteve, që nga viti 1997, forcën, arrogancën dhe dhunë për t’i demonstruar në mënyrë të hapur në publik dhe në qytet.
    Për shumë faktorë ndoshta sot në vitin 2020 është ende herët për t’u zbardhur plotësisht marrëdhëniet e organizatave kriminale të këtij qyteti me forca të ndryshme politike të të gjithë krahëve.
    Këto organizata të formuara mbi bazën e lidhjeve familjare, krushqie dhe shoqërore kanë patur dhe kanë pushtet faktik dhe real mbi gjithçka ndodh në Elbasan.
    Që nga viti 2005 vrasjet dhe atentatet në Elbasan ndjekin njëra-tjetrën, ku provat dhe faktet rrëshqasin gjithmonë nga duart. Pa prova, pa dëshmitarë, pa motiv zyrtar, çdo proces hetimor i bujshëm i nisur në këto 15 vjet pothuajse gjithmonë ka dështuar të provohet.
    Edhe në ato fare pak raste kur është arritur të kapet ekzekutori material një vrasje apo atentati gjithmonë ka qenë e vështirë pothuajse e pamundur për t’u dokumentuar ligjërisht motivet dhe porositësit.
    Bilanci i trishtueshëm i vendimeve të prokurorive dhe gjykatave në favor të gangsterëve të këtij qyteti vijon të krijojë frustrim tek opinion publik dhe tek ajo pjesë e ndershme e policisë, prokurorisë apo gjykatave se gjërat do përmirësohen në Elbasan.
    Elbasani, mëngjesin e 8 Qershorit u kthye sërish në qendrën e atentateve kriminale pas plagosjes me snajper të Ardian Çapjas kreu i një prej familjeve me influencë në këtë qytet.
    Rikthimi i këtyre ngjarjeve është rrjedhojë e serisë së përplasjeve të disa grupeve në qytetin e Elbasanit që starton në vitin 2005.
    #Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 63

  • @nojle7164
    @nojle7164 Před 4 lety +14

    Je super gazetar por ket muziken nderroje se duket si tomy & jerry

  • @89gara78
    @89gara78 Před 3 lety +5

    Partit me kontigjente per tu brojtur me ndermjets , me general e me biznesmena qe kan favorizues per te mbyllur nje an e per te hapur nje tjeter ,edhe luajn me ndergjegjen e ketij populli per ti zhvatur edhe te prodhojn emra te fortish .

  • @AnaAna-kt9gn
    @AnaAna-kt9gn Před 4 lety +7

    Bravo Spartak, Emisioni me i bukur 👏👏👏

  • @tsh2689
    @tsh2689 Před 4 lety +14

    Né lidhje me femrat elbasani esht nje nga qytete kampion per te krijuar lidhje seka shum te ardhur nga zonat perqark dhe kam ber universitetin aty 2010-2013 jam kenaqur me korcare gramshiote dhe veriore e jugore

    • @Bmw_tiran
      @Bmw_tiran Před 4 lety +5

      Pse beratset dhe skrapaliet a qihen pak ?!

    • @burimkefiku2802
      @burimkefiku2802 Před 4 lety +3

      @@Bmw_tiran aq qihen e vlla sa ska ma baxhella .✌🏾

    • @tsh2689
      @tsh2689 Před 4 lety +2

      Kujt i kruhet normal qe do qihen,por me then t’drejten sì ne elb.. jooo ‘ shum te fiksuara mbas karrit aty femrat

    • @Bmw_tiran
      @Bmw_tiran Před 4 lety

      Tomori Shpiragu Po e ka then dhe fan noli per elbasanliet, jan vertet shum te urritura per loqe

    • @hertivlore5215
      @hertivlore5215 Před 3 lety

      Me vërtet se dukesh

  • @limilim6133
    @limilim6133 Před 4 lety +2

    Gazetar 1 je

  • @Bmw_tiran
    @Bmw_tiran Před 4 lety +4

    Super gazetar 👌

  • @leokorca1948
    @leokorca1948 Před 3 lety +3

    Nuk ka rezultat kur pas rrin shteti

  • @fierakuitali9313
    @fierakuitali9313 Před 3 lety +1

    Shpetoni Elbasanin!!! Ku eshte OFL ???

  • @sonson4323
    @sonson4323 Před 4 lety +4

    Muzika ne sfond shum pa lidhje si me ken film me misterbinin

  • @arbencace4239
    @arbencace4239 Před 3 lety +1

    Nau ba elbasani si sicilia se jan ne krye politikanet

  • @radinelaj3932
    @radinelaj3932 Před rokem

    Nga min 25:11 deri 25:59 video prap nuk ka zë ,

  • @plakudhedeti5404
    @plakudhedeti5404 Před 2 lety

    Pse keni fshi videon

  • @hysenrabi8047
    @hysenrabi8047 Před 3 lety

    My

  • @almatr2010
    @almatr2010 Před 4 lety +4

    Flisni gjuhen paster, lerini kopjimet e fjaleve italisht.... Sa fallco Dukeni..

  • @senkaidezuyt5539
    @senkaidezuyt5539 Před 4 lety +4

    Κοκατ hengshin

  • @rajmondaobaidi7773
    @rajmondaobaidi7773 Před rokem

    I fshehin vete policia se paguhen

  • @radinelaj3932
    @radinelaj3932 Před rokem +1

    Në min 24:18 deri në 24:30 video nuk ka zë ,( humb zërin)

    • @JoniBittra
      @JoniBittra Před rokem

      Si është e mundur

    • @radinelaj3932
      @radinelaj3932 Před rokem

      @@JoniBittra nuk e di ,shikoje videon ,edhe në min 25:11 deri në 25:59 prap video nuk ka zë ,ia kan heq ,ndoshta ...neise shikoje në kto intervale

  • @lutfijemesiti5022
    @lutfijemesiti5022 Před rokem

    😢😢😂. Ne. Mm wt
    Weyu
    😬😍🤤👿🥳☠️☠️😺😗😔😞💀😨😱😇😆🛷🏹⛳️🎿🎿🎽🤼‍♀️❤😂🤩

  • @edvintopalli269
    @edvintopalli269 Před 4 lety

    V

  • @kelilushnje9486
    @kelilushnje9486 Před 2 lety

    taku po tani qe dolen vrasesit e vertete te capjave ,duhet me ja heq emrin ktij bledit. mennimi im duhet me i kerku dhe falje familjes