Video není dostupné.
Omlouváme se.

Enver Hoxha, si i zhduku te gjithe themeluesit e Partisë Komuniste | ABC News Albania

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 10. 09. 2020
  • Gjatë regjimit komunist, për dekada me radhë shqiptarët do të bombardoheshin nga propaganda me të njëjtin refren informativ, që thoshte se Enver Hoxha ishte themeluesi i Partisë Komuniste Shqiptare. Ishte ai personazhi që do të merrte të gjitha meritat, dekoratat, dedikimet..
    Për këtë lavdi të Enver Hoxhës fatosa e pionierë do të recitonin vargje, poetët do të shkruanin poezi, shkrimtarët tregime e romane, populli do të këndonte këngë, artistët do të luanin filma, opera, balet e të tjera...
    Por sa meritë kishte Enver Hoxha në lëvizjen komuniste shqiptare dhe më tej në themelimin e Partisë?
    Si arriti të ngjitej në krye të kësaj partie dhe përse themeluesit u vranë, u mbyllën burgjeve apo u lanë në harresë?
    Pikërisht historinë e ngjitjes së Enver Hoxhës në krye të Partisë Komuniste dhe më tej të privatizimit të saj me qëllim grumbullimin e gjithë pushtetit, do të trajtojë dokumentari i radhës i gazetarit Ferdinand Dervishi, që do të shfaqet premierë të shtunën, në hapësirën e emisionit të përjavshëm Abc/Story (ora 22:15).
    I bazuar i gjithi në dëshmi serioze, dokumentari sjell një tjetër profil të Enver Hoxhës, krejt larg atij të trumbetuar nga historiografia komuniste.
    Tepër ai aftë për tu mbështetur pas njerëzve të duhur, në vitin 1941, Enver Hoxha i futet tregtisë fitimprurëse të duhanit dhe cigareve duke mbushur xhepat me të holla në kohë rekord.
    Njëkohësisht, duke parë se nga po frynte era, përmes kësaj pasurie, bën për vete Kryetarin e Grupit Komunist të Korçës, nga ku nis rrugëtimi për të kaluar në krye të Partisë Komuniste që do të themelohej në fund të të njëjtit vit.
    Per informacionet me te fundit klikoni:
    Web: abcnews.al/
    Facebook: / abcnews.al
    Instagram: / abcnewsal
    Subscribe kanalin tone ne: youtube: / abcalbanian
    #abcnews #abcnewsalbania

Komentáře • 2