Artisti i Popullit Sulejman Pitarka dekorohet nga Presidenti Mejdani - (3 Shkurt 2002)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 30. 06. 2021
  • Lajme Arkiva - TV Klan 2002
    Një pasuri kombëtare, me vlera dhe kontribute në themelet e teatrit shqiptar, e në përgatitjen e brezit të aktorëve. Këto janë fjalët e thëna për Sulejman Pitarkën. Sot Artisti i Popullit është dekoruar nga Presidenti Mejdani, me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
    Në një ceremoni të thjeshtë, por me pjesëmarrjen e aktorëve të mëdhenj të skenës, kolegë dhe aktorë të rinj, Pitarka është ndjerë mirë dhe ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit. Ministri i Kulturës Luan Rama, i cili ka vendosur dhe dekoratën, e ka cilësuar si njeriun e identitetit kombëtar.
    78-vjeçar, që numëron 100 role në teatër dhe kinematografi, shkrimtar, dramaturg e përkthyes, karakteristika këto të Artistit të Popullit Sulejman Pitarka. Roli dhe kontributi i tij në Teatrin Kombëtar, u shfaqën deri në vitin 1990, më pas Mjeshtër i Madh i Punës Pitarka është angazhuar me të tjerë role në film, ku i fundit është interpretimi në gjuhën frënge në filmin “Larg barbarëve”.
    Ndërsa Qendra Kombëtare e Kinematografisë, për këtë rast të sotëm, ka realizuar një film dokumentar për gjithë jetën artistike të tij. “Me detin brenda”, kështu është titulluar dokumentari, që sjell pjesëza nga jeta dhe rolet e këtij artisti të madh./tvklan.al
    Gazetare - Holta Zhiti
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...
  • Zábava

Komentáře •