Nga Topoja tranguj drejt Gjermanise dhe Austrise

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 20. 05. 2024
  • Klodjan Simoni nga fshati Topojë në Fier u kthye nga emigrimi 7 vite më parë dhe me kursimet e mbledhura ndërtoi një serë prej 4 dynymesh. Fillimi ishte i vështirë, shprehet fermeri, dhe pas 4 vite pune mendoi të braktiste gjithçka dhe të kthehej përsëri në emigrim. Megjithatë, kontakti me një kompani Austriake i riktheu shpresën, pasi ata i siguruan një kontratë të rregullt dhe asistencë agronomike.
    Prej 3 vitesh, Klodjani kultivon tranguj "Kornishon" të cilët eksportohen të gjithë në tregun e BE-së, në vende si Italia, Gjermania dhe Austria. Duke qenë se është i vetmi fermer në zonë që ka investuar në sera diellore, ai ka arritur të krijojë një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.
    Megjithatë, Klodjani dëshiron të zgjerojë më tej sipërfaqet me sera për të rritur prodhimin dhe për të përmbushur kërkesat e tregut. Për këtë arsye, ai kërkon ndihmë nga shteti në formë subvencionimesh, që do t'i mundësonin të investojë më shumë në teknologji dhe infrastrukturë. Kjo ndihmë do të ishte jetike për të, jo vetëm për të zgjeruar biznesin e tij, por edhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës dhe për të krijuar mundësi të reja punësimi për banorët e zonës.
  • Zábava

Komentáře •