Nga ekzekutimi i Qazim Koculit, deri te planifikimi i vrasjes së nipit të tij.Me çarçaf e armë në...

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • Në emisionin "Autokton" të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura dhe vepra e Qazim Koculit, kryeministrit që qëndroi në këtë post vetëm 24 orë...
    Qazimi lindi më 14 prill 1883 në fshatin Kocul në kohën e Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Koçiut. Vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Togerit. Ka qene nje personazh aktiv në Luftën e Vlorës ate te vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët kryesor.
    Më 29 maj 1920 në Beun u zgjodh u emërua komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare.
    Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vienë.
    Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe u emërua komisar i lartë në Vlorë. Si i tillë ishte autoriteti më i lartë i shtetit në atë qark dhe përfaqësonte drejtpërdrejtë qeverinë. Pas ngjarjeve të Betejës së Gjormit, ku vritet edhe nipi i Halil Alisë - kreu i milicisë dibrane pjesëmarrëse në betejë.
    Më 5 janar 1943 Qazim Koculi ekzekutohet në Vlorë nga milicët e Halil Alisë i fajësuar për tradhti ndaj tyre dhe italianëve.
    Mustafa Kruja në shënjë mospajtimi paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
    Me vrasjen e Qazim Koculit, mendohet se italianët likuiduan njeriun guximtar, të fuqishëm, më revolucionar dhe më
    të rrezikshëm. Stërnipi i tij rrëfen për "Autokton" se pas vdekjes së Qazimit, babai i tij u morë nga italianët dhe u çuan në vendin ku ishte ekzekutuar vet Qazimi, aty u mbulua me një çarçaf në kokë për të mos parë ekzekutimin e tij. Por Italianët e anulluan pasi patën frikën e zbulimit të ekzekutimit të Qazim Koculit.
    Një tjetër fakt historik është se organizuesi dhe urdhëruesi i vrasjes së Qazim Koculit, gjeneral Zanini, u transferua menjëherë për në Itali .
    Halil Alia, që ekzekutoi pabesisht, si mercenar, u vra në Tiranë nga Maksut Kalemi nga fshati Koculi, i cili deklaroi se mori hakun...

Komentáře • 12

  • @nebinebiraj7625
    @nebinebiraj7625 Před 3 lety +2

    Super te pergezoi per kete emisjone

  • @dikusadikulelaj5436
    @dikusadikulelaj5436 Před rokem

    👑🇦🇱🤝🦁🦁🦁👈👈👈👈👌🇦🇱familje fisnike🇦🇱🤝🇦🇱