Sa paguhen mjekët në Gjermani?

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 3. 10. 2022
  • Mjeku shqiptar, Rexhail Ramadani thotë se paga në Gjermani është shumë më e lartë sesa në Maqedoninë e Veriut, prej nga ku emigroi.
    Në një intervistë për Euronews Albania, Ramadani u shpreh se për një mjek pa eksperiencë pune, paga në Gjermani varion nga 2800-3000 euro.
    “Këtu paguhesh në varësi të eksperiencës. Fillestar apo mjek me përvojë. Fillestar, mund të arrijë 2800-3000 euro neto, por sa më përvojë, mund të shkojë 5000-6000 euro. Në RMV, nuk e di sa paguhet një mjek tanimë, 500 euro, por me specializim mund të arrijë edhe në 1000 euro”, theksoi ai.
    Ndërsa, mjekja Kledisa Shemsi tha se në Gjermani kushtet e sistemit shëndetësor janë shumë më të mira se në Shqipëri, Kosovë dhe RMV.
    Sipas saj, ana financiare është pikënisja kryesore pse mjekët dhe infermierët largohen drejt Gjermanisë.
    “Kushet e sistemit shëndetësor këtu, ndryshojnë nga ato në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni të Veriut. Mendoj se edhe ana financiare është elementi kryesor, që infermierët dhe mjekët largohen për në Gjermani. Mendoj që ana financiare, është pikënisja e parë që ata e ndërmarrin këtë vendim”, nënvizoi ajo.
    Largimi i mjekëve dhe infermierëve gjatë viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë, është kthyer në një problem serioz në vend.
    Në vetëm 10 vite, janë larguar nga vendi 3500 profesionistë të sistemit shëndetësor.
    Euronews Now me Bruna Çifligu do të paraqesë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nëpërmjet raportimit drejtpërsëdrejti duke pasqyruar dhe përditësuar lajmet që shikuesit kanë ndjekur gjatë ditës apo të lajmeve të ditës në vijim.
    Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit euronews.al/al për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
    Abonohuni në kanalin tonë në CZcams: bit.ly/3oEW3AU
    Na ndiqni në Instagram: / euronews_al. .
    Facebook: / euronews.al
    Twitter: / euronewsalbania #now#BrunaÇifligu#euronewsalbania
  • Zábava

Komentáře • 11

  • @freeatlast3752
    @freeatlast3752 Před rokem +3

    Ikin emigrante thuaj sa per profesionin duhet te flasesh gjuhen shume mire dhe te mbrosh diplomen sepse diploma shqiptare nuk pi uje ne Shqiperi jo me ne shtete te huaja !

  • @besabesa1495
    @besabesa1495 Před rokem +4

    Krejt smund bojsh kto mos rrej ,ktu jane krejt te ndame ,per zemren ,stomach etjetj .ti i paske bo krejt, ktu ku jetoj un me u bo doctor duhet ti kesh krejt 10 🌟 ⭐ PSE RRENI ,VETEM NE AZILE PLEQSH PUNONI ,

  • @myrtezapeti5573
    @myrtezapeti5573 Před rokem +3

    Mjeket e ri te mbarojn specializimet ketu dhe Te kthehem me sherbim Te popullit apo shtetit Shqiptar.

  • @kosovjosie2016
    @kosovjosie2016 Před rokem

    Shkojn ne rusi