Mbërrin helikopteri i ri i FA, Cougar versioni "MEDEVAC"

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 09. 2024
  • "Cougar", është helikopteri dytë i një seti prej pesë të tillë, i përshtatshëm për shërbimet "MEDEVAC", transport të sëmurësh dhe të plagosurish. Në zbatim të kontratës Nr. 6858/10 datë 17. 12. 2009, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Kompanisë Franceze "Eurocopter" seti përmban: 1 helikopter për shërbimin VIP, 1 helikopter për shërbimin SAR, 1 helikopter për transport mjekësor "MEDEVAC", si dhe 2 helikopterë të tjerë për transport trupash. Helikopterët "Cougar" janë nga më modernët dhe operojnë në të gjitha kushtet meteorologjike, ditën dhe natën, në misione të vështira, operacione luftarake, si dhe në mbështetje të Forcave Tokësore apo Detare. "Cougar, AS 532 AL", është një helikopter me dy motorë, prodhuar nga kompania "Eurocopter".

Komentáře • 11