Mbiemri i vërtetë ishte "Berisha" Në jetën e tij nuk erdhën pasardhës.Hasan Prishtina u martua me...

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 27. 08. 2024
  • Në emisionin "Autokton" të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua vepra dhe figura e Hasan Prishtinës. Jeta dhe veprimtaria e tij janë dhe do të mbeten emblemë e çdo brezi
    Rrjedhur nga një familje e madhe dhe mjaftë e nderuar spahinjsh vendas, Hasan Prishtina lindi në Vushtrri më vitin 1873. Gjyshi i tij Haxhi Aliu nga Polanca e Drenicës kishte tre djem! Një ndër ta ishte dhe Ahmeti i cili lindi Hasanin. Babai i Hasan Prishtinës në ortakëri me Ismail Pashë Saraçin grumbulloi pasuri të madhe.
    Por Hasani i kreu studimet e para në vendlindje, më tej vazhdoi gjimnazin frëng të Selanikut e më pas në Stamboll u diplomua për drejtësi. Nga aty ai u angazhua dhe u lidh ngushtë me nacionalistët shqiptar dhe më pas bashkohet me xhonturqit për besimin që kish në vetvete se fitorja do të bënte që kombi shqiptar të merrte autonominë brenda Perandorisë Osmane . Hasan Prishtina pas mbarimit të shkollës punoi në Shkup. Një ndër udhëheqësit e mëdhenj të disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare Osmane, nga ku me kryengritjen e vitit 1912 fitoi autonominë e Vilajetit Shqiptar. Ai mori pjesë në Kuvendin e Ferizajt ku paria shqiptare u mblodhë për të përkrahur rikthimin e kushtetutës dhe ishte pikënisja e Revolucionit Xhonturk. Më 1908 u zgjodh deputet i Sanxhakut të Prishtinës,
    Në nëntor të vitit 1909 u bë antar i kryesisë së partisë liberale të drejtuar nga Ismail Qemal Bej Vlora, ishte një ndër organizatorët e kryengritjes së vitit 1910, së bashku me Isa Boletinin, Nexhip bej Dragën, Mehmet Pashe Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Sali Gjukën dhe Idriz Seferin. Në fund të vitit 1911 u bashkua partisë "Liri dhe Marrëveshje”parti e cila ishte për Otomanizmin, decentralizim të qeverisjes si dhe për të drejtat e minoriteteve. Më vitin 1912 Pas një takimi
    mes tij dhe Ismail Qemalit, më 12 janar u mblodhën në shtëpinë e Syrja bej Vlorës në lagjen "Taksim" deputetët e Beratit Ismail Beu dhe Aziz pashë Vrioni, deputeti i Gjirokastrës Myfid bej Libohova, deputeti i Durrësit Esad pashë Toptani dhe i Prishtinës, Hasan Beu. Deputetët shqiptarë pasi kuvenduan mbi masat që kërkonin nevoja e rrethanave lidhën besën, duke u betuar mbi Kuran për sakrificat e mëtejshme që do të ndërmerreshin në dobi të kombit e atdheut të tyre.

Komentáře • 4

  • @FZEZ17
    @FZEZ17 Před 3 lety +9

    👐🇦🇱LAVDI LAVDI O TRIM I KOMBIT SHQIPTAR RRESPEKT NE NUK TË HARROJMË KURR🇦🇱👐

  • @mehmetberisha3681
    @mehmetberisha3681 Před 2 lety +2

    Ku ka model me te mrekullueshem per nje Shqiptar se ai i Hasan Prishtines.

  • @ismetveliqi9423
    @ismetveliqi9423 Před 3 měsíci

    Po kuush te tha se,Hasan Prishtina lindi ne Polac!!!!????