Video není dostupné.
Omlouváme se.

Histori me Zhurmues - Viti 1964 - Sezoni 2 (11 Korrik 2010)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 20. 08. 2019
  • Një program nga Pandi Laço
    Në mbrëmjen e sotme “Histori me Zhurmues”, i autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, u fokusua në vitin 1964.
    Niko Lula, ish-inxhinier në minierën e kromit në Rubik, rrëfeu mbi punën për nxjerrjen e këtij minerali kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, që përbënte edhe krenarinë kombëtare të industrisë nxjerrëse.
    Kushtet e vështira të punës, kontributi i të burgosurve politikë në këtë minierë dhe zhgënjimet janë momentet kryesore ku ai u ndal gjatë këtij rrëfimi.
    I ftuar sonte ishte edhe Vasil Kristo ,një personazh i nxjerrë nga kronikat e kohës. I detyruar të ndërpresë studimet në Poloni për shkak të prishjes së marrëdhënieve me vendet e Europës Lindore, diplomohet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Filologjik, autor i hartës së parë ekonomike të Shqipërisë, pedagog pranë këtij fakulteti në degën e Histori-Gjeografisë.
    Në intervistën e tij i bëri një homazh të gjithë punonjësve të gjeografisë dhe gjeodezisë shqiptare./tvklan.al

Komentáře •