Trondit 33-vjeçarja: Babai tentoi të abuzojë me vajzën time, ma rrëmbeu dhe...(07.04.22)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
    Një 33-vjeçare nga Burreli, e cila sot gjendet ne udhëkryq kërkon ndihmën e emisionit për të bërë publike historinë e trishtë të jetës, në kërkim të vajzës 3-vjeçare. Gruaja e cila jeton në qytetin e Durrësit hedh akuza ndaj prindërve, se i kanë marr të bijën dhe më pas e kanë dorëzuar në jetimore. Kjo histori që kalon kufijtë e të zakonshmes trondit edhe më shumë, kur 33-vjeçarja akuzon të atin se ka dhunuar mbesën dhe sot të kërkon ta lë mes katër rrugëve vajzën duke pretendruar të bëhet pronar i banesës ku ajo jeton sot.
    Me një jetë të vështirë, Klementina u braktis edhe nga bashkëjetuesi, pasi nga familja e tij mori si shpërblim vetëm përbuzjen derisa e dëbuan nga banesa, kur ajo ishte 3 muajshe shtatzënë. Kohë në të cilën ajo jetonte në hyrjet e pallatave duke kërkuar edhe lëmoshë.
    Për gjithçka që ka kaluar në jetë, 33-vjeçarja vazhdon të bëjë ende fajtore familjen e saj, nga e cila jo pak është dhunuar dhe nëpërkëmbur.
    Një përgjigje e kërkon prej tyre, një përgjigje se ku ndodhet sot, vajza për të cilën nuk din të thotë arsyen pse duhet ta ndanin prej saj.
    E mohuar nga të gjithë, pa përkrahje Klementina ka trokitur në dërën e prindërve, në atë derë që nuk u hap kurrë.
    Edhe kur u bë nënë, Klementina përjetoi të njëjtat histori dhunë nga i ati. Që prej datës 8 mars nëna nuk ka asnjë kontakt me vajzën e mitur, të cilën pretendon se ia morën me forcë nga duart mes të qarave dhe për këtë ajo akuzon të atin.

Komentáře • 440