Zelanda e Re më dha qetësinë dhe më mori frymëzimin - Vesa Luma - Episodi 77 (12 Maj 2023)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 05. 2023
  • #vesaluma #mirakazhani #zelandaere #ankthi #frymezimi
    Videopodcast me këngëtaren Vesa Luma
    Vesa Luma flet në Podcast-in e Mira Kazhanit për jetën e re në Zelandë. Ajo flet hapur publikisht për 4 vitet e fundit të jetës. Për lidhjen e fortë me Big Bastan dhe sa inkurajues dhe shok i mirë është Geri dhe anasjelltas Vesa për të.
    Pse e mori vendimin për të ikur aq larg shtëpisë me një fëmijë që s'kishte mbushur ende 1 vjeç? Fillimi i bukur në Zelandën e re dhe më pas vështirësitë. Ajo i ka treguar Mira Kazhanit sesi jeta në një vend përrallash i ndryshoi asaj humorin. I dha qetësinë, por i mori frymëzimin. "Nuk kam më frymëzim", - thotë ajo hapur - "Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam patur ndihmën e nanës ( të cilën e ka psikologe) dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë".
    Cila ishte ngjarja që i zgjoi asaj kujtimet e luftës, dhe pse tek rrëfimi i Vesës kupton se Instagrami, shpesh është një spektakël fotosh të lumtura, të bukura, por që mund të na gënjejnë për lumturinë e të tjerëve?
    Vesa Luma flet si pak njerëz publik me një sinqeritet çarmatosës, dhe ia vlen për t'u ndjekur dhe bërë 'share'.
    Për më shumë vizitoni: www.tiranapost.al/
    Subscribe në "Mira Kazhani" në CZcams Channel: czcams.com/channels/mI_.html...
    Na ndiqni në Facebook: / tiranapost.al
    Na ndiqni në Instagram: / post.tirana
    Na ndiqni në Spotify: open.spotify.com/show/57q7lSF...
    Na ndiqni në Tiktok: / zememirenpodcast

Komentáře • 44

  • @ZannaTK
    @ZannaTK Před rokem +23

    Ndër të rrallat këngëtare modeste shqiptare që e karakterizon zgjuarsia dhe thjeshtësia. Vesa, na ke munguar🤗..

  • @erisakreshpa9381
    @erisakreshpa9381 Před rokem +8

    Vesa si drite gjithmone. Ky rrefim shume i bukur dhe mendoj se shumica e emigranteve e gjejne veten.

  • @nevilabiba83
    @nevilabiba83 Před rokem +11

    O sa u kenaqa me ty Vesa je tamam si vesa e mengjesit e paster e dlire e embel ❤
    Sinqerisht je ashtu si je dukur gjithnje nje vajze e thjeshte dhe e bukur ne shpirt , por edhe ne pamjen e jashtme 🌟
    Të uroj të të plotësohet gjithcka që deshiron 🙏🥰

  • @avapod3203
    @avapod3203 Před rokem +4

    Respekt per Vesen je person me kemb ne tok te lumt qe te kemi bije Kosove ❤️🇬🇧💐

  • @Bla392
    @Bla392 Před rokem +8

    Podcast i mrekullueshem. Gjithmone e me shume ne zhdukje njerez te tille. Falemnderit Vesa per miresine e per thjeshtesine qe te karakterizon. Mira, pershendetjet me te sinqerta, e thjeshte, e embel, e bukur ne kompleksitetin e fjales. Na kenaqet syte, veshet dhe zemren.

  • @VeraDukati55
    @VeraDukati55 Před rokem +2

    Oh sa e ëmbël Vesa, shumë e thjeshtë edhe shume e mire. 😊

  • @user-vy6sp9le9f
    @user-vy6sp9le9f Před rokem +42

    Jam ne Angli, sa shume e kuptoj Vesen, enderr tani per mua eshte te kthehem dhe ti Mira me ben te ndjej qe gjaku su beka uje ne jemi te njejte kudo dhe gjithe intervistat qe ti ke bere i kam shijuar dhe te falenderoj pa fund per kete dritare plot drite per gjithe shqiptaret.

    • @tinabeach4647
      @tinabeach4647 Před rokem +4

      Po,i bashkangjitem mendimit tend edhe une gjithashtu jetoj ne Angli kam 12 vite edhe zemra e shpirti me rreh per Shqiperine time
      Te uroj me te miren

    • @ela.al1335
      @ela.al1335 Před rokem

      Edhe unë ndaj të njëjtin mendim Gjermania psh nuk ishte një.vend i ngrohtë.flas shpirtërisht e nuk e gjeja veten ok gjuha kuptohet por unë.kisha mësu gjermanisht e nuk me stresonte kjo gjë ..psh nuk gjëndesha pas kthimit në.Itali në Romë.mu mbush zemra nuk.kisha komplekse klima gjuha e flisja por jetesa dielli nuk.behet fjalë.për lekë.mar më.pak por jeta më.buzëqesh fillova të.gatuaj që.nuk kisha prek kurr tigan me dorë por vetem.studime e 4o vje¢e nuk përshtatesha në Gjermani.këtu ka më.ospitalita..Nje gotë.verë në.verandë.ne verë.me mbushte zemrën kurr në.gjermani.pija alkol aty ndihesha vezëm.këtu komshijt nuk kanë.razisëm.për Shqiptarët e në.kohën e kovidit ndihmoja shumë.falas sepse u hap.fjalë.që.isha personel.shëndetësor e më.dhanë.ndihmë.tek.veshjet tek.enët e guzhinës ushqim.bi¢ikletë dhurat se nuk.kam.fjalë u emocionova ..gje që nuk.ndodhi kurr në Gjermani.4 vjet asnjë.as kolegët nuk të.flisnin nur Grüß dich..schade..ciao Vesa të uroj shëndet dhe dashuri motër edhe une e mendova kurr te kthehem.ne.Shqiperi.sepse e di që.më mungon.por nëse mora emigrimin isha e qartë.që.diçka nuk.shkonte me vendin.tim.⭐🙋

  • @GP38259
    @GP38259 Před rokem +11

    Rrefim i sinqerte dhe i ndjere! Gjej veten shume tek ky rrefim, sado te suksesshem te jemi ne vendin ku jetojme si energjia e vendit tend nuk ka ne bote!

  • @aldadomilici3874
    @aldadomilici3874 Před rokem +2

    Vesa sa e embel e mire je
    Cdo gje te bukur pac ne familjen tende te bukur

  • @linditahakani7696
    @linditahakani7696 Před 7 měsíci

    Sa e mire je moj Vesa! ⭐️💖 ❤️

  • @pa7954
    @pa7954 Před rokem +5

    Një tjetër podcast ne vlera, kësaj radhe me Vesën. Faleminderit të dyjave! Një kërkesë e vogël, si më parë, Mira - të lutem mundësoni English subtitles(nëse e mundur), ju lutem. Podkastet tuaja po ndiqen edhe nga jo shipfolës/e.

  • @florabelba79
    @florabelba79 Před rokem +1

    Na kenaqe Mira ,ke qejf tju degjosh.
    Gjithmon personazhe te spikatura.👏

  • @dorinaferhati682
    @dorinaferhati682 Před rokem +4

    Vesa te falenderoj per sinqeritetin dhe mesazhin e percuar. Jam ne te njejten situate si ty, larg Shqiperise me 2 te vegjel, te kuptoj shume mire. Mendoj se pervoja te tilla na cojne me shume afer njohjes se vetes dhe na bejne me te forta. Njerezimi ne kete moment prodhon vetem "produkte" ankthi, ndaj reagimi yne eshte thuajse normal.
    Uroj te kesh force, perkujdesje per veten dhe cdo te mire, si per dhe 2 cunat e tu 😊

  • @mirashehi4471
    @mirashehi4471 Před rokem +1

    Bravo Mira Kazhani qe e shikon qe te mos largohesh nga ky vend dhe te vleresoj per pozitivitein qe na jep . kemi shume nevoje per te degjuar njerez qe te japin shprese per te ardhmen dhe kete gje mediat e kan ne dore per ta bere dhe bile shume fort .

  • @vitarohani2783
    @vitarohani2783 Před rokem +1

    Bravo Vesa nje zonje plot pozivitet te uroj shendet dhe lumturi

  • @rihanaterziu9874
    @rihanaterziu9874 Před rokem

    Sa interviste e bukur, besoj te gjithe qe jemi larg e gjejme veten tek e gjithe kjo histori qe Besa ka treguar.

  • @elonaallkushi8704
    @elonaallkushi8704 Před rokem +1

    Vesa sa e mire qe je ❤️🌺uroj sa me shpejt te shikojme ne skene

  • @shqipranjasari1237
    @shqipranjasari1237 Před rokem

    Te pershendes nga zemra

  • @besianalimani3608
    @besianalimani3608 Před rokem

    Sa e gezuar jam qe pashe sot ne interviste Vesa Luma 👏Te perqafoi nga Franca besous ma chérie 👏👏👏👏👏

  • @123evaeva
    @123evaeva Před rokem

    Me shum kenaqesi e degjova thjeshtesine e Veses 😊🤗

  • @vojsavaspahiu7399
    @vojsavaspahiu7399 Před rokem

    Mira na kenaqe,shume e thjeshte intervista dhe shume e bukur....

  • @Bigsister1212
    @Bigsister1212 Před rokem +1

    Sa shume e gjej veten .....perqafime nga Italia

  • @albanatop
    @albanatop Před rokem +1

    Interviste shume e bukur fale te dyjave ju 😊😊

  • @nebijea.7979
    @nebijea.7979 Před rokem +1

    Pershendetje nga Gostivari-Mynihu
    Falimenderit Mira per kto misafir me vlera
    Suksese

  • @alketamerkaj2428
    @alketamerkaj2428 Před rokem

    Vesa e dashur sa te besoj, dhe ne jemi vetem me tre femije e shume gjera duhet ti bejme vetem. Por nga nje ane them me mire keshtu.

  • @dorid6763
    @dorid6763 Před rokem

    Sa e mire Vesa❤

  • @User12345fan
    @User12345fan Před rokem +1

    Emigrimi nuk eshte per artiste qe e dijne qe s’mund te bejne karriere prej limitimit te gjuhes. Besoj qe Vesa do kthehet eventualisht ne komb.
    Veses i uroj me te mirat, e kam takuar ne prapaskene ne nje emision para 15 vitesh.
    Sa pozitive qe ishte dhe e dashur me publikun. Jo si disa nga koleget e tjera te saj.

  • @anasignorini1847
    @anasignorini1847 Před rokem

    Vesa je e mrekullushme 😮

  • @kleodianahysi100
    @kleodianahysi100 Před rokem

    ❤❤🙏👏👏

  • @IrmaDemiri-qg2iv
    @IrmaDemiri-qg2iv Před rokem

    Sa e mire che sa e kuptueshme!

  • @anna08234
    @anna08234 Před rokem +1

    U kenaqa så e vertete Vesa! Si dikush qe jetoj larg Shqiperise e perjetova shume kete interviste.. Ahh sado mire qe eshte jashte malli për njerezit,për gjuhen te keput.. pas kaq vitesh jashte..Shumica prej nesh besoj nuk jane me as pjese e Shqiperise as aty Ku jetojme… te ndare ne mes!

  • @evelinamatraku7988
    @evelinamatraku7988 Před 11 měsíci

    ❤❤❤❤❤

  • @bardhahoxha
    @bardhahoxha Před rokem

    Sa e mire

  • @lk4091
    @lk4091 Před rokem +10

    Puntuale ? E perpikte moj Mira fol shqip se sje ne tv italian ktu na e keni shpif,shqiptaret pa identitet ne gjjthcka

  • @eggymma9453
    @eggymma9453 Před rokem

    Vesa ❤

  • @bzzzzHits
    @bzzzzHits Před rokem

    14:43 🤣🤣🤣❤

  • @besibesi-ip2dl
    @besibesi-ip2dl Před rokem +1

    Me vjen shume mire qe ke nje personalitet lehtesisht te pershtatshem por nuk po e kuptoj pse flete si me qene nga Shqiperia. Te lutem te jesh origjinale sepse kjo casje nuk te shkon me mendjen kozmopolitane qe pretendon qe e ke.

    • @sekinekoshi6500
      @sekinekoshi6500 Před rokem +7

      Bravo per Vesen qe flet gjuhën e paster shqipe!!!
      Vazhdo keshtu.