Gjergj Luca zbulon si e nisi biznesin dhe pse e quajti kompaninë “Rozafa”: Është emri i...

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 12. 2023
  • Gjergj Luca ka rrëfyer për emisionin “Opinion” se si i hyri biznesit të peshkimit. Ai tregoi se ka qenë rastësi teksa kishte shkuar për të pushuar me një grup shokësh në Shëngjin për disa ditë. E që nga ai moment, Luca vijoi me ngritjen e kompanisë së peshkimit “Rozafa”. Dhe ky emër ka një kuptim. Ai tregoi se është emri i motrës së tij, e cila ka qenë larg tij e i ka munguar shumë.
    Gjergj Luca: Rastësisht me një mikun tim që ju e njihni e kam pasur koleg në televizion, me Mondin, Mond Lakon, ikim në Shëngjin në ishull, në Kune dhe thamë do rrimë 10 ditë në çadër. Në ’92. Një grup që do kalonim 10 ditë. Marrim me vete ftere, voj, verë dhe ca grepa, ca gjëra. Unë isha amator (peshkatar). Tani unë gjatë gjithë kohës nuk gëzova asgjë, vetëm rrija duke gjuajtur. Një miku im, trajner çiklizmi kishte një motor të vogël dhe më thotë ka ardhur një firmë peshku në Patok. Edhe më thotë gjithë ky peshk i bardhë, ça do bëjmë. I thashë shko shihe a i merr. Vjen dhe më thotë Lucë hajde një herë këtu. Më thotë, ore unë shita peshkun. Po shumë mirë bëre, sa lekë more? Dhe fut dorën në xhep më nxjerr 1 milion e 400 mijë Lireta. I them unë ça janë këto? Lekët e peshkut. Si lekët e peshkut? Po 1 milionë e 400 mijë lireta në atë kohë ishin pasuri. E lashë qejfin dhe historinë me këta. Fillova duke gjuajtur 10 ditë dhe kthehem në Tiranë me nja 3 milionë Lireta. Kthehem filloj tregtinë e makinave dhe në Shëngjin bëj një varkë 5 metra. Dhe tek Rana e Hedhun ngre një çadër dhe çoj varkën e parë. Pastaj çoj edhe varkën e dytë dhe në darkë gjuanim. U fusja nga hidrovori i Velipojës, ngarkoja peshkun dhe kishin filluar restorantet e para në Tiranë.
    Blendi Fevziu: Dhe kështu nise me “Rozafën”? Po pse ia vure emrin Rozafa?
    Gjergj Luca: E vetmja gjë më e dashur e jetës sime është motra ime. Është emri i motrës sime dhe filloi me atë lloj... Motra ka qenë në Francë, në kohë të Enverit ka studiuar. Pastaj iku në Amerikë, është mjeke, është e zonja dhe më ka munguar gjithë jetën, e kam pasur larg. Edhe unë laj, thaj atë motër kam. I vura emrin e motrës dhe me atë firmë që kam hapur në ‘92 dhe sot e asaj dite me atë vijoj./tvklan.al
    #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komentáře • 17

  • @blackeagle9587
    @blackeagle9587 Před 7 měsíci +2

    Keto lloje njerezish i duhen Shqiperise sot. Visioniere, punetore, largpames, perparimtar, ideatore, njerez qe lartesojne kombin dhe kulturen Shqiptare kudo ne bote🙏 Ta shtofte Zoti jeten dhe pac shendet te plote dhe te ruajte nga njerezit e ligj👍

  • @EthnicAlbania2030
    @EthnicAlbania2030 Před 7 měsíci +3

    Të lumtë Shqipe 👏🏼🇦🇱

  • @jgj300
    @jgj300 Před 7 měsíci +4

    Sa positive eshte Luca. Ta boft zoti mare

  • @user-rx6jo3wz6t
    @user-rx6jo3wz6t Před 9 dny

    Te lumt gjergj po qaj fevziu qe ke aty ka ma shum lek se ti po sdin budalli me punu me to per ty suksese

  • @simplehomerecipess.h.r.7030
    @simplehomerecipess.h.r.7030 Před 5 měsíci

    Djale Fantastik. Te lumte per ate qe ke krijuar per veten dhe njerezit qe punojne me ty. Por normal edhe per Shqiperine

  • @Fred_fred750
    @Fred_fred750 Před 7 měsíci +1

    Bravo te qofte na bone me qajt kur the kam vene emrin e motres ,😢 me mungon

  • @Fred_fred750
    @Fred_fred750 Před 7 měsíci

    Ti vetem mijere familje qe ushqen me rroga , tka pa zoti bravo

  • @RoelThano-yl8nx
    @RoelThano-yl8nx Před 7 měsíci +1

    Bravo

  • @luande-filippo1153
    @luande-filippo1153 Před 6 měsíci +1

    Sa ka Investuar Hashim Thaqi, edhe a ësht 55% Firma e Hashimit

  • @adolg4049
    @adolg4049 Před 7 měsíci +1

    Allahu trujt o Vllai t3m Ja kshu si pwna jot3 na duh3n nTiroN mo mir 10 si ty s3sa 1000 si kto q k3na v3rdall

  • @ge5585
    @ge5585 Před 6 měsíci +1

    🤮🤮

  • @robinhood3267
    @robinhood3267 Před 7 měsíci +1

    LUCI I RAMES DHE FEVZI KULIMI