Ne Bishan te Fierit ku prodhohet bostan bio, por fermeret nuk kane treg te sigurt

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 16. 06. 2024
  • Për pak ditë fermerët në Bishan të Fierit, fillojnë procesin e vjeljes së bostanit me cilësi të lartë dhe bio. Megjithatë, ata ende përballen me sfida të mëdha për sa i përket tregut dhe çmimeve të sigurta. Fatjon Mertiri, një nga fermerët e rinj të zonës, ka kultivuar 3 hektarë me varietetin "Obla".
    Sipas Mertirit, tregu aktual është i pasigurt dhe fermerët nuk kanë informacion të qartë mbi çmimin dhe sasinë e kërkesës. Çmimi i ofruar prej 22 - 23 lekë për kilogram është i pakënaqshëm për ta.
    Edhe pse nuk ka përfituar nga skemat ndihmëse të qeverisë, Mertiri ka arritur të prodhojë një sasi të konsiderueshme të bostanit me vlera ushqyese dhe kualitet të lartë, të kultivuar në mënyrë bio me elemente organike.
    Varietet "Obla" plotëson kriteret e eksportit dhe tregut vendas. Fruti i këtij lloji ka një peshë mesatare prej 10 kilogramë për kokërr, që është e pëlqyer si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për eksport, duke ofruar një kualitet dhe vlera te larta ushqyese.
  • Zábava

Komentáře • 14