Shqiptarët, ‘mbretër’ të kokainës! Europol-Ja bandat më të rrezikshme të Evropës/Cartel në Top News

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 09. 2024
  • Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Europë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë?
    Europol, për herë të parë, ka një përgjigje për këtë. Organizata ka analizuar bandat "më të rrezikshme" të kontitentit europian duke treguar përmasat shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Europë. Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, thotë Europol. Raporti përmbledhës i tij është bërë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europolit vunë në dispozicion të dhënat e tyre.
    Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksionojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqëndrohen në tregtinë e drogës. Sipas analizës së Europolit një në çdo dy banda, është aktive në tregtinë e drogës, por aktivitetet ilegale janë të shumta, nga droga deri tek trafikimi i qenieve njerëzore, pastrimi i parave etj.
    Siguria e brendshme e Bashkimit Evropian vazhdon të kërcënohet nga krimi i rëndë dhe i organizuar- theksohet në raport. Për të prioritizuar në mënyrë efektive burimet dhe për të drejtuar veprimet e politikave që synojnë adresimin e kësaj çështjeje, është thelbësore të ndërtohet një kuptim i qartë jo vetëm i aktiviteteve kriminale, por edhe i atyre që janë përgjegjës për to. Në të kaluarën, krimi i rëndë dhe i organizuar është analizuar përmes lenteve të tregjeve dhe aktiviteteve kriminale dhe, nga ana tjetër, ndikimi i tyre në ekonominë dhe shoqërinë e BE-së. Megjithatë, pa një vlerësim gjithëpërfshirës të rrjeteve kriminale, thekson raporti tabloja është e paplotë.
    Ky vlerësim i parë i këtij lloji në mbarë BE-në deshifron ABC-në e rrjeteve kriminale më kërcënuese: ato janë fleksibël, nuk kanë kufij, kontrolluese dhe shkatërruese. Njohja e këtyre tipareve të përbashkëta dhe përdorimi i tyre si pikë nisje për analiza dhe veprime të mëtejshme, do të ndihmojë politikëbërësit të marrin vendime strategjike të mirëmenduara dhe do të ndihmojë organet e zbatimit të ligjit, të vënë në shënjestër aktorët më kërcënues kriminalë që janë aktivë në Bashkimin Evropian.
    "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
    Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
    Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.
    Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.
    Cartel
    Çdo të dielë
    Ora 21:00
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on CZcams Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Cartel #TopChannel #TopNews

Komentáře • 17

  • @albiondika3462
    @albiondika3462 Před 4 měsíci +3

    30 min dokumentar - 20 minuta te njejtat llafe thuni 😂

  • @dorinedo5134
    @dorinedo5134 Před 5 měsíci +2

    mbreter😂😂😂 lat nam pz😂😂😂te tjere jan mbreter o moter po ti kaq kupton kaq thua!!!Te theshe zarat e kokaines do ishte ok👍

  • @user-em5rc4dd9c
    @user-em5rc4dd9c Před 5 měsíci +6

    pse nuk thua pere italianet qe mbajne vendin e pare apo si e si te flitet keq pere shqiperin

    • @florianbabameto
      @florianbabameto Před 5 měsíci

      Ppppppppppppppppppppp

    • @kledi2944
      @kledi2944 Před 4 měsíci

      Nuk besoj Jane Italianet. Te paret Jane hollandezet . Kane ne dore diamantet floririn ekstasy daljet ne port dhe pastrim lekesh.

  • @bedrigashi98
    @bedrigashi98 Před 4 měsíci +2

    I vetmi popull ne bot qe mburren me gjera te liga jemi ne shqiptart

  • @agronpogradec1935
    @agronpogradec1935 Před 5 měsíci +1

    Mjaft me keto lajme se na nxorret namin kot dhe nuk vjen asnje turist pastaj ne po punojme jashte nga 12 ore 😂

  • @proudtobealbanian4880
    @proudtobealbanian4880 Před 4 měsíci

    Edhe ne sjemi te pakt jo

  • @Albanianhiphop
    @Albanianhiphop Před 5 měsíci

    Me kto lajme veq rrena 😂

  • @shijak0777
    @shijak0777 Před 5 měsíci

    për kët është dhirë ero

  • @fabrossenis9026
    @fabrossenis9026 Před 4 měsíci

    U bome turpi i botes