Report TV - Dosja K\ Bardhosh Gjonzeneli tre dekada ne burg 13.12.2021

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 12. 2021
  • #dosjak #reportTV
    Bego Gjonzeneli, ishte ndër profesorët më të ndritur të Tregtares së Vlorës. I diplomuar në Romë për Financë, ai u emërua nga mbreti Zog dhe ministri Mirash Ivanaj më 1934 si profesor i Gjimnazit të Gjirokastrës, e më tej nga 1936 profesor i Tregtares së Vlorës, deri ditën që komunistët e arrestuan. Kalvari i tij i vuajtjeve në të gjithë kampet e vdekjes, në kenetat e Maliqit, Tërbufit, etj, do të mbyllej me pushkatimin e tij me 1 prill 1950. Atë kohë, djali i tij i madh Bardhosh Gjonzeneli do të ishte ende pa i mbushur 10 vjeç. Ai do të përjetonte prej atij momenti tragjedinë e dyfishtë, atë që ishte mbyllur me vdekjen e të atit dhe atë që po niste me vvuajtje të panumërta për të, për nënën e tij Dudën, për vëllain Isa, një talent i rrallë në futboll, por që do të çmendej prej torturave të Sigurimit të Shtetit dhe për gjithçka tjetër që do i ndodhte atij vetë në jetë: tre dekada burg, duke kaluar gjithë kampet e punës, torturat gjatë ridënimit në procesin e Xhelal Koprenckës, Vangjel Lezhos e Fadil Kokomanit, ku e kishin mbajtur për dy muaj çdo natë në një arkivol, e që ai as vetë nuk e mori vesh kurrë se si I shpëtoi pushkatimit. Por kjo jetë e mundimshme në diktaturë, pas tre dekadave burg, do të triumfonte më pas. Ai do të dilte i gjallë nga burgjet e diktaturës, do të shihte familjen e tij teksa rritej e i zbukuronte jetën çdo ditë, me fëmijët që çanin me sukses në biznez dhe shkollim. Të gjitha këta e bënin krenar dhe i jepnin pa kursim gëzimin e mohuar të 45 viteve persekutim. Kjo është vetëm pak nga historia epike e këtij ati dhe biri, që me qëndresën e tyre, bënë të mos humbasë por të triumfojë geni i ndritur i familjes së tyre. Kjo është pjesa e 3 e këtij dokumentari.
  • Zábava

Komentáře • 25

  • @rozasyku5125
    @rozasyku5125 Před 2 lety +10

    Respekte, per gjithe ju, kjo deshmi tregon se e keqja kurr nuk fiton, njerz si ju ka nevoje Shqiperia, Respekte, Zoti ju bekofte

  • @margaritalafe4491
    @margaritalafe4491 Před rokem +5

    Keta jane njerez te shenjte!!! Qava nga deshmia e djalit te Bardhosh Gjonzenelit! Keto vlera te rralla njerezore, qe rralle i gjen sot! Te dhemb shpirti t'i degjosh keto dhimbje!! Njerez te mbushur me mencuri e sinqeritet! Ajo grua eshte zonje e vertete dhe heroine!!!Respekte!!!Bekuar qofshi!!!!

  • @nebijea.7979
    @nebijea.7979 Před 2 lety +5

    Çfar sakrificash per mbijetes,
    Per familje,
    Sistem i poshter

  • @orgestino1114
    @orgestino1114 Před 2 lety +6

    I adhuroj kto histori packa jam brez i 90

  • @agimklanxhi8008
    @agimklanxhi8008 Před rokem +2

    Na beri me qare historia e bardhoshit keta njeres i duhen shqiperise respekte

  • @SamsungM33-uz9pj
    @SamsungM33-uz9pj Před 10 měsíci +2

    SHUME E DHIMSHME HISTORIA JUAJE O BIRE. PO TE GJITHE KEMI VUAJTURE SE ASHTU ISHTE REGJIMI I MUTIT.

  • @azemhoxhalli6669
    @azemhoxhalli6669 Před 2 lety +6

    Zoti te dhente shendet lumturi ne familje me preke shume respekt

  • @edipetrela7462
    @edipetrela7462 Před rokem +2

    Njerëz që i duhen këtij kombi.... Fisnik në ç’do dimension. Suksese e mbarësi fëmijëve të tij, e gruas,

  • @jirokap9910
    @jirokap9910 Před 2 lety +3

    Respekt per kete familje femijet e mi e kane pasur nenen nga kjo familje Majlinda Teri Gjonzeneli

  • @agimklanxhi8008
    @agimklanxhi8008 Před rokem +2

    Respekte

  • @shefqethasimaj2544
    @shefqethasimaj2544 Před 2 lety +3

    TRAGJEDI KOMBETARE TE DHIMSHEME QE LAN GJURM PER SHUM FAMILJE DHE NJEZ TE PA FAJSHEM, KU FAJSA E TYRE ISHTE MENDIMI NDRYSHE, RESPEKT

  • @alfredbulla7859
    @alfredbulla7859 Před 9 měsíci +1

    👑

  • @marinainna9660
    @marinainna9660 Před rokem +2

    Ipa Aruar kujtimi

  • @spirotefi9173
    @spirotefi9173 Před rokem +2

    I pa Aruar kujtimi

  • @majlindadajko4253
    @majlindadajko4253 Před 9 měsíci +1

    R E S P E K T

  • @user-qn7qv6vt3t
    @user-qn7qv6vt3t Před 4 měsíci +1

    I pa aruar qofte miku jone

  • @ANTIPATREA-K
    @ANTIPATREA-K Před 2 lety +2

    😢