E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (12 shkurt 2017)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 02. 2017
  • Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
    Kronika e plote: tvklan.al/e-diela-shqiptare-em...
    Prej një muaji, Ruzhdia është braktisur nga bashkëshorti i saj si pasojë e ndërhyrjes së të tjerëve në marrdhënien e tyre. Kë ka ftuar sot tek “Ka një mesazh për ty” dhe çfarë ka për t’i thënë? Secili merr përgjegjësitë e tij në jetë... Një vendim i vështirë por i menduar mirë nga ana e Ruzhdies.
    Kronikë më e zgjeruar:
    Historitë shqiptare janë nga më të ndryshmet. E tillë është edhe historia e Ruzhdies në emisionin “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, e cila na tregon për jetën e saj. Prej një muaji ajo është braktisur nga bashkëshorti, si pasojë e fjalëve të të tjerëve.
    Që në moshën 10 vjeçare ka humbur babain për shkak të një aksidenti në Itali. Nga ky aksident nëna e saj përfitoi dëmshpërblim, paratë e të cilave i shfrytëzoi për të pasur një shtëpi të mirë dhe fëmijëve të mos i mungonte asgjë. Në moshë fare të re Ruzhdia fejohet me djalin në katin e sipërm të pallatit. Për shkak se ishte vajza më e madhe dhe periudha që mamaja e saj kishte kaluar më së shumti qëndronte tek komshinjtë, por asnjëherë tek familja ku u fut nuse. Familja e djalit me të cilin u martua i kërkon paratë e babait për të ndërtuar edhe ata shtëpi, pra e donin nusen e djalit për t’i marrë paratë.
    Ruzhdia: “Kur unë pashë kushtet e shtëpisë, mendova që do të blej shtëpinë time dhe do të jetoj bashkë me burrin. Ndava ditën e dasmës dhe iu them prindërve të Vinit, që unë kam blerë shtëpinë dhe do të shkoj të jetoj direkte me Vinin, pasi të mbaroj dasma. Pas një muaji martesë Vinin e heqin nga puna. Ai punonte me babain e vet me aksesorë mobilerie. Vjehrri nuk sigurohet te puna ku ishte pasi ishte në pension dhe me siguracione ishte vetëm burri im. Vjehrri arrin dhe merr një shumë prej 16 milion lekësh. Në shtëpinë ku ne jetonim prindërit e tij nuk vinin kurrë, vetëm pse e kisha blerë unë shtëpinë dhe pse nuk ia dhashë lekët atyre që të ndërtonin ata shtëpi, ku një kat të ishte i Vinit, një kat për kunatin dhe një për prindërit e Vinit. Nga ana tjetër Vini ishte një djalë i urtë, i varur nga familja vet dhe nuk dëgjonte asnjëherë fjalën time. Vjehrri im me ato para që mori bëri shtëpinë e kunatit, një shtëpi të madhe ku mund të jetonin edhe ata vetë. Ata i thonin Vinit që ke vajtur kollovar tek nusja dhe unë i thoja që, meqënëse ju mendoni kështu le të rrimë ne tek shtëpia e vogël dhe ju jetoni tek kjo e reja. Por atyre nuk iu pëlqente kjo gjë. U detyrova dhe u ktheva tek shtëpia e prindërve të Vinit, pasi çdo gjë që unë mund të thoja iu dukte sikur i thoja që je në shtëpinë time.”
    Ruzhdia ngelet shtatzënë, ku lind një djalë. Ajo asnjëherë nuk e ka kuptuar se çfarë kërkonin prindërit e ish - bashkëshortit nga ajo. Ata asnjëherë nuk e linin të qetë të jetonin jetën e tyre. Kur Vinin e hoqën nga puna nuk kishte më të drejtë të punonte në asnjë punë tjetër, pasi borxhi që babai i tij kishte marrë duhej shlyer.
    Ruzhdia: “Të gjithë kanë probleme, por edhe durimi e paska një kufi. Pasi Vinin e heqin nga puna dhe nuk kishte mundësi punësimi më, pleqtë merrnin vetëm 120 mijë lekë të vjetra pension dhe çfarë do të bëja më unë me ato para, sepse nuk isha në punë se sapo kisha lindur djalin. Vjehrra nuk ma mbante kurrë, që të thonte ik ti në punë se ta mbaj unë çunin. Më pas djalin e lë tek mami, që të shkoja të punoja sepse nuk doja t’i kërkoja para mamasë. Shkoj edhe punoj pastruese nëpër shtëpi, vetëm e vetëm që të mos i kërkoja më lekë mamasë, apo Vinit dhe prindërve të tij. Të gjithë këtë gjë e kam bërë për të mos shkatërruar familjen.”
    Ruzhdia merr vesh nga persona të tjerë që Vini do të nisej drejt Gjermanisë dhe ai nuk i kishte thënë asgjë.
    Ardit Gjebrea: A duhet të kurorëzojë një çift dashurinë e tyre, kur prindërit e njërës palë nuk duan?
    Ruzhdia: Unë kam kuptuar që ata më kanë dashur vetëm për interes, për hir të atyre lekëve që unë nuk ua dhashë dhe të gjitha këto për atë vijnë.
    Ardit Gjebrea: Nëse do ta ktheje kohën pas a do të martoheshe me Vinin sërish?
    Ruzhdia: Jo, pasi ai asnjëherë nuk dëgjoi fjalën time. Ai vendosi të ikte pa më pyetur mua, pa pyetur as zemrën e vet, pa pyetur te vetja se çfarë jam duke bërë?! Sot unë nuk kam asnjë kontakt me të. Nuk ka marrë më kurrë në telefon, që të flasi me djalin e tij. Nga disa miqtë e tij kam dëgjuar që ka thënë se nuk do të kthehem më kurrë. Le të mos kthehet, unë pasurinë më të madhe kam djalin tim. Unë kam shembull mamanë time dhe kur djali të rritet dhe të pyesi që pse nuk jemi një familje si gjithë të tjerët, le ta gjej ai përgjigjen për të.
    Ardit Gjebrea: Ta kanë thënë ndonjëherë pse nuk të donin ata?
    Ruzhdia: Nuk ma kanë thënë asnjëherë, thjesht sillnin gjithmonë probleme dhe nuk e kuptoj se pse i sillnin. Ata thonin që e dimë ne se çfarë bëjmë me djalin tonë...
  • Zábava

Komentáře •