51. Fragmente nga jeta e sahabeve, Abdullah Ibn Selami
Vložit
- čas přidán 31. 03. 2023
- Lejohet shkarkimi, publikimi dhe shpërndarja nëpër kanalet tuaja, me qëllim të davetit, por jo për të fituar para. Ky projekt është punaur për hirë të Allahut andaj e lusim Allahun e madhëruar që të shpërblejë të gjithjë kontribuesit.
Në duart tuaja do të keni librin “FRAGMENTE NGA JETA E
SAHABËVE”, nga autori Abdurr Rrahman Rafet El Basha, i cili pa mëdyshje do ta pasurojë biblitekën tuaj islame dhe do të zgjojë kërshërinë tuaj, sepse është hera e parë që lexuesi shqiptar ka rastin të njihet për së afërmi me disa aspekte të jetës së njerëzve, që u edukuan në shkollën e
Pejgamberit të fundit - Muhammedit a.s., dhe i dhanë një kah të
ri historisë së njerëzimit.
Libri në fjalë, edhe pse është i ndarë në shtatë pjesë të vogla, në realitet paraqet një tërësi të pandashme. Në të janë përfshirë pesëdhjetë e gjashtë personalitete nga sahabët më të zgjedhur të Muhammedit a.s., disa nga aspektet më interesante të jetës së tyre.
Nëse ata njerëz para përqafimit të fesë islame njiheshin për
vrazhdësinë dhe sjelljet e tyre më të shëmtuara, me kalimin në
fenë islame shndërrohen krejtësisht në njerëz me tipare të reja,
të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me të kaluarën. Ata ishin
të butë me të pafuqishmit, por të ashpër dhe të pathyeshëm
ndaj armiqve dhe mizorëve.
Muslimanët e parë, gjatë periudhës së thirrjes islame në
Mekë iu nënshtruan lloj-lloj torturave dhe keqtrajtimeve nga ana
e parisë kurejshite dhe idhujtarëve, të cilët kërkonin prej tyre
me ngulm që të qëndronin në besimin e të parëve të tyre, edhe
pse të parët e tyre nuk dinin asgjë. Ata të gjitha ato i përjetuan
vetëm pse thanë se Zoti i tyre është Allahu.
Për këtë, me plot të drejtë dijetari egjiptian dr. Abdul
Mun’im En-nimri1
thotë se reformat e mëdha mund të jenë të
suksesshme aq sa janë në gjendje ata, të cilët besojnë në to, që
të sakrifikohen dhe të flijohen për to.
Nëse i bëjmë një vështrim zanafillës së Islamit në Mekë, do
të shohim pamje sakrificash të llojllojshme, të cilat është
vështirë t’i hasim në faqet e historisë së njerëzimit.
Pejgamberi a.s. i kaloi afër trembëdhjetë vjet duke e ftuar
popullin e vet në parimet islame. Logjika e popullit ishte e
ngurtë dhe me fanatizmin më të madh mbështetej në zakonet
dhe traditat e të parëve. Ata iu kundërvunë edhe më tepër
thirrjes së re, kur panë se ajo e rrënonte me themel sistemin e
tyre të vjetër. Për këtë, u shtua edhe më tepër hidhërimi i tyre
ndaj thirrësit të ri dhe ndaj atij numri të vogël besimtarësh që
besonin në thirrjen e tij. Ata përdorën mjete dhe metoda nga më
të ndryshmet për ta zmbrapsur nga qëllimi i tij dhe për të
varrosur thirrjen e tij, kur ajo ende ishte në zanafillën e saj.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. premtimeve dhe kërkesave të tyre iu
përgjigj me këto fjalë të qarta dhe të prera: “Betohem në
Allahun, se sikur ata të vendosin Diellin në krahun tim të djathtë
dhe Hënën në krahun tim të majtë, që ta braktis këtë mision
timin, nuk do ta bëj dot, derisa Allahu ta nxjerrë në shesh atë
apo unë të flijohem për të!”
Mr. Qemajl Morina
Librin në formatin PDF mund ta shkarkoni në këtë vegëz: d1.islamhouse.com/data/sq/ih_...
Përpunimi në format të audio librit lejohet të shpërndahet nëpër kanalet tuaja.
Në fund mos harroni të bëni dua për të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt madhështor. - Věda a technologie